Wednesday, November 18

Aktivitete

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT CVETOVË
Aktivitete, Lajme

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT CVETOVË

Më 22 gusht 2021 (e diel), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë, i përfaqësuar nga kryetari i komisionit Mr. Nexhmi ef. Ferati dhe anëtari i komisionit Shefket ef. Bafqari, vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Cvetovë - komuna Studeniçan. Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Bazat e mësim-besimit i mësuan pranë mualimit të xhamisë Adil ef. Dailovski. Lusim Allahun e Madhërishëm mualimen ta shpërblejë me Mirësitë e Tij për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet dhe suksese të mëtejshme në jetë!
KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT “FATIH SULLTAN MEHMET” TË XHAMISË SË FSHATIT BATINCË
Aktivitete, Lajme

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT “FATIH SULLTAN MEHMET” TË XHAMISË SË FSHATIT BATINCË

Më 18 gusht 2021 (e enjte), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë, i përfaqësuar nga Shefket ef. Bafqari dhe Zeqirja ef.Tairi, vizitoi nxënësit e mektebit "Fatih Sulltan Mehmet" të xhamisë së fshatit Batincë- komuna Studeniçan. Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Bazat e mësim-besimit i mësuan pranë mualimit të xhamisë Ramadan ef. Hajredini. Lusim Allahun e Madhërishëm mualimen ta shpërblejë me Mirësitë e Tij për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet dhe suksese të mëtejshme në jetë!
NDËRRON JETË HFZ. ADEM ABAZI
Aktivitete, Lajme

NDËRRON JETË HFZ. ADEM ABAZI

Hfz. Adem Abazi (1958-2021) Më 17 gusht 2021, ndërroi jetë Hfz. Adem Abazi në prani të një numri të madh besimtarësh është varrosur në varrezat e fshatit Lubeten. Hfz Adem Abazi hifzin e kishte të kryer në moshën 14 vjeçare tek hfz .Idriz ef. Idrizi. Aktiviteti i tij ishte kryesisht leximi i Kuranit para xhematit të xhamisë Sulltan Murat dhe xhaminë Allaxha në Shkup. Lusim Allahun Fuqiplotë varrin tia bën bahçe xhenneti ndërsa familjarëve ua shtoftë durimin dhe takimi i fundit qoftë xhenneti.
FILLON ZGJERIMI I HAPËSIRËS SË VARREZAVE NË BLLACË
Aktivitete, Lajme

FILLON ZGJERIMI I HAPËSIRËS SË VARREZAVE NË BLLACË

Më 15 gusht 2021, filluan punimet në rrafshimin e tokës me qëllim të shtimit të kapacitetit dhe zgjerimin e hapësirës së dedikuar për varreza në fshatin Bllacë. Që në orët e hershme të mëngjesit, Referenti i Vakufit H.Fejsall ef. Kadriu dhe sekretari i Myftinisë Mr.Nexhmi ef.Ferati po mbikqyrin nga afër punimet që po zhvillohen në pjesën e parcelës ku po bëhet rregullimi dhe rrafshimi i hapësirës së rezervuar për varreza. Me punimet udhëheq, z.Daut Bardhi, përgjegjës i varrezave të Myftinisë së Shkupit në fshatin Bllacë.
DUA HATME NGA MEKTEBI IKRE TË STUDENIÇANIT
Aktivitete, Lajme

DUA HATME NGA MEKTEBI IKRE TË STUDENIÇANIT

Më datë 15 gusht 2021, u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e kryerjes së mësim-besimit të nxënëseve të diplomuar pranë mektebit "Ikre" të Studeniçanit. Hfz. Nesibe Memeti, mualime e nxënësve, në emër të familjarëve të nxënësve falenderoi të pranishmit që kishin ndarë kohë për të ndjekur këtë ceremoni. Në ceremoninë e mbajtur në xhaminë Ataullah Hoxha nxënësit paraqitën pjesë të mësimeve që kishin ndjekur dhe recituan pjesë nga Kurani famëlartë. Fjalë rasti në emër të Myftinisë së Shkupit pati Mubera J. Asani, anëtare e komisionit, e cila më pas ndau diplomat dhe i uroi nxënësit për këtë sukses, ndërsa mualimes i ndau libër dhe mirënjohje në emër të Myftinisë në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e mësim-besimit islam në mektebin e xhamisë...
KËSHILLA E XHUMASË: “VLERA E MUAJIT MUHARREM”
Aktivitete, Emisione

KËSHILLA E XHUMASË: “VLERA E MUAJIT MUHARREM”

Myftinia e Shkupit, sot, më 13 gusht 2021, nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, Bujar Muça, realizoi edicionin e 95 - të, në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë". I ftuar në këtë edicion, ishte hfz. Irfan ef. Sulejmani, hatib, imam dhe mualim pranë Xhamisë Me Dy Minare – Lagjja Vizbeg. "Vlera e muajit Muharrem" është tema që trajtoi Hfz. Irfan ef. Sulejmani enkas për dëgjuesit e Radio Vatit.
KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT IKRE TË STUDENIÇANIT
Aktivitete, Vizita

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT IKRE TË STUDENIÇANIT

  Më 9 gusht 2021 (e hënë), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga Mubera J. Aeani dhe Arife Iseni, vizitoi nxënësit e mektebit Ikre - Studeniçan. Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja hfz. Nesibe Memeti Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë mualimen ndërsa nxënësve t'u japë shëndet dhe suksese të metutjeshme.    
MYFTINIA E SHKUPI REALIZOI SEMINAR DYDITOR KUSHTUAR IMAMËVE DHE MUALIMËVE ME TEMË: METODOLOGJIA DHE PLANPROGRAMI MËSIMOR NË MEKTEBE
Aktivitete, Foto, Ngjarje

MYFTINIA E SHKUPI REALIZOI SEMINAR DYDITOR KUSHTUAR IMAMËVE DHE MUALIMËVE ME TEMË: METODOLOGJIA DHE PLANPROGRAMI MËSIMOR NË MEKTEBE

Më 6 gusht – 8 gusht 2021, në hotelin Radika Resort – Mavrovë, Myftinia e Shkupit me sukses realizoi seminarin dyditor me temë “Metodologjia dhe planprogrami mësimor në mektebe”, seminar ky i cili filloi përgatitjet një muaj më herët në bazë të planit të Myftinisë së Shkupit, ku morrën pjesë 92 imamë e mualimë që shërbejnë nëpër xhamitë e gjitha rajoneve të Shkupit. Në fillim, u lexua ashere nga Hfz. Jashar Ibrahim. Hapjen e këtij seminari e bëri Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili i cili mes tjerash tha: “ Ky seminar ka karakter shkencor pedagogjik me qëllim të ngritjes së gjitha kapaciteteve tona edukativo-arsimore që dukshëm do të ndikon edhe në ngritjen e cilësisë së mësimit dhe edukimit të nxënësit që ndjekin bazat e mësimbesimit fetar islam.” Myftiu mes tjerash falenderoi të gjithë...
EDICIONI I 94-TË I EMISIONIT KËSHILLA E XHUMASË
Aktivitete, Emisione

EDICIONI I 94-TË I EMISIONIT KËSHILLA E XHUMASË

Myftinia e Shkupit, më 30 korrik 2021, nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, Rexhep ef. Imeri, për dëgjuesit e Radio Vatit, në edicionin e 94 - të sjell Shaban ef. Tairin, hatib dhe mualim pranë xhamisë së fshatit Llokë. "Bullizmi" është tema që trajton Shaban ef. Tairi enkas për dëgjuesit e Radio Vatit. Emisioni transmetohet në ora 12:00. Xhuma të begatë!
VIZITOHET XHEMATI I MESXHIDIT “MËSHIRA” – FUSHË TOPHANË
Lajme, Vizita

VIZITOHET XHEMATI I MESXHIDIT “MËSHIRA” – FUSHË TOPHANË

Më datë 30 korrik 2021 (e xhuma), dr.Fatmir ef.Zaimi, referent i xhamive të rajonit të qytetit mbajti hytben e xhumasë në Mesxhidin "Mëshira" në lagjen Fushë Tophanë. Dr. Fatmir ef. Zaimi, përcolli mesazhin e xhumasë dhe udhëhoqi xhematin në faljen e namazit. "Këshilla islame" - ishte tema që trajtoi Fatmir Efendiu, në hytben e xhumasë.