Wednesday, November 18

Aktivitete

MYFTIU DR.QENAN EF. ISMAILI PRITI NË TAKIM ZV. DREJTORIN E ARKIVIT SHTETËROR TË RMV-SË PROF. DR. MUZAFER BISLIMIN
Aktivitete, Ngjarje

MYFTIU DR.QENAN EF. ISMAILI PRITI NË TAKIM ZV. DREJTORIN E ARKIVIT SHTETËROR TË RMV-SË PROF. DR. MUZAFER BISLIMIN

Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, të martën më 27 korrik 2021, priti në takim, Prof. Dr. Muzafer Blislimin, zv.Drejtor i Arkivit Shtetëror të RMV - së i cili shoqërohej nga Dr. Adnan Sherif, Udhëheqës i Sektorit të Dokumentacioneve. Në fillim të takimit, Myftiu i njoftoi musafirët mbi veprimtarinë e gjërë të Myftinisë së Shkupit, sfidat, arritjet dhe planet për të ardhmen. Në këtë takim, të dyja palët u dakorduan për një bashkëpunim të mirëfilltë institucional mes Arkivit të Shtetit dhe Myftinisë së Shkupit duke i shkëmbyer përvojat e përbashkëta në shërbim të besimtarëve dhe ofrimin e literaturës së nevojshme dhe dokumentacioneve të rëndësishme që flasin mbi faktet historike të qytetit të Shkupit. Ndryshe, Prof. Dr. Muzafer Bislimi ka dhënë kontributin e tij të çmuesh...
MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI ME SUKSES ‘NETËT KULTURORE ISLAME 2021’
Aktivitete, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI ME SUKSES ‘NETËT KULTURORE ISLAME 2021’

Myftinia e Shkupit, të shtunën më 24 korrik 2021, realizoi me sukses natën e tretë, me të cilën përmbylli “Netët Kulturore Islame ‘21”. Në këtë mbrëmje, u promovua vepra e Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, libri me titull “Xhamia simbol i Shkupit”. Pjesëmarrës në këtë manifestim ishin Reisul Ulema H.Hfz.Shaqir ef.Fetai, Myftiu i Myftinisë së Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, Kryetari i O.H. “Hilal” H. Fadil ef. Ramadani, Prof. Dr. Muzafer Bislimi, zv. drejtor i Arkivit Shtetëror të RMV-së, recensenti i librit, Mr. Fati Azizi, redaktori i veprës, dr. Abdulkerim ef. Iseni, Shef i Kabinetit të Reisul Ulemasë, hoxhallarë, hafëzllarë e xhemat i Shkupit dhe mysafir nga vendi e nga jashtë. Programi u hap me ashere të lexuar nga Jasin Hajredini, nxënës i mektebit ‘Uhud’ të D...
KURBANI 2021: MYFTINIA E SHKUPIT PRANË 3300 FAMILJEVE NEVOJTARE
Aktivitete, Lajme

KURBANI 2021: MYFTINIA E SHKUPIT PRANË 3300 FAMILJEVE NEVOJTARE

Myftinia e Shkupit, gjatë ditëve të festës së Kurban Bajramit, realizoi me sukses ndarjen e #3300 pakove me mish të kurbanit në gjitha rajonet e saj; qytet, karadak, derven e karshiakë. Falë koordinimit shumë të mirë që kemi me këshillet e xhamive tona të gjitha familjeve me status të rrezikuar social, u është dhuruar mishi i kurbaneve të cilët i kanë tejkaluar nevojat e Medresesë Isa Beu. Myftinia e Shkupit, çdo vit, në të katër rajonet e saj , bën shpërndarjen e pakove të mishit të kurbanit në bashkëpunim me këshillet e xhamive tona të cilët e shpërndajnë mishin e kurbanit bazuar në listat përpiluara paraprakisht me qëllim që mishi i kurbanit të arrijë në çdo familije nevojtare e skamnore. Gjatë aksioneve të realizuara, numri i pakove të shpërndara është si vijon: 81...
MYFTINIA E SHKUPIT SHPËRNDAN MBI 1600 PAKO ME MISH KURBANI NËPËR GJITHA RAJONET E SAJ
Aktivitete, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT SHPËRNDAN MBI 1600 PAKO ME MISH KURBANI NËPËR GJITHA RAJONET E SAJ

Gjatë ditës së dytë dhe të tretë të festës së Kurban Bajramit, 21-22 korrik 2021, u realizua me sukses ndarja e mishit të kurbanit në gjitha rajonet e Myftinisë së Shkupit; qytet, karadak, derven e karshiakë. Falë koordinimit shumë të mirë që kemi me këshillet e xhamive te Shkupit, të gjitha familjeve me status të rrezikuar social, u është dhuruar mishi i kurbaneve të cilët i kanë tejkaluar nevojat e Medresesë Isa Beu. Myftinia e Shkupit, çdo vit, në të katër rajonet e saj , bën shpërndarjen e pakove të mishit të kurbanit në bashkëpunim me këshillet e xhamive tona të cilët e shpërndajnë mishin e kurbanit bazuar në listat përpiluara paraprakisht me qëllim që mishi i kurbanit të arrijë në çdo familije nevojtare e skamnore. Allahu e pranoftë!...
FILLON PAKETIMI I KURBANËVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Aktivitete

FILLON PAKETIMI I KURBANËVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Sot, 21 korrik 2021, dita e dytë e Kurban Bajramit, krahas procesist të therjes së kurbaneve në mënyrë të organizuar ka nisur edhe procesi i paketimit të mishit të kurbanit, i cili do i dhurohet menzës së Medresesë Isa Beu dhe mishi që tepron u shpërndahet nevojtarëve të vendit, të planifikuar me lista paraprake nga gjitha këshillat e xhamive të rajoneve të Shkupit; qytet, karadak, karshiakë dhe dërven.  
MYFTIU DR.QENAN EF. ISMAILI VIZITOI HFZ. FEMI NUHIUN
Vizita

MYFTIU DR.QENAN EF. ISMAILI VIZITOI HFZ. FEMI NUHIUN

Dr. Qenan ef. Ismaili, të enjten më 15 korrik 2021, vizitoi hfz. Femi Nuhiun. Hfz. Femiu, ka kryer detyrën e imamit, mualimit dhe muezinit ne disa xhami por që për shkaqe shëndetësore dhe moshës së tij të shtyer ai detyrohet që ta ndërpret detyrën e tij, ndërsa, vitet e fundit të angazhimit të tij i perfundoi në xhaminë “Haxhi Qazim” të lagjes Gazi Babë. “Këtë herë, ishim me detyrë; për ta kryer edhe një obligim moral kundrejt hfz. Femiut dhe familjes së tij. Me qëllim që ai dhe familja e tij të kenë mirëqenie familjare, ne si Myftini e Shkupit, kemi marr përsipër sigurimin e një rroge minimale deri në pensionim si dhe kryerjen e gjitha procedurave të nevojshme që ai të gëzon një pension të plotë. Uroj që kjo përkrahje e jona t’ia lehtësojë gjendjen, duke e lutur All-llahun që t...
KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË BEDËR
Aktivitete, Vizita

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË BEDËR

Sot, 12 korrik 2021 (e hënë), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga Arife Asani dhe Mubera J. Asani, vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë Bedër të lagjes Butel. Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Munevere Selimi. Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë mualimen ndërsa nxënësve t'u japë shëndet dhe suksese të metutjeshme.
VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË SË LAGJES NEREZ
Aktivitete, Vizita

VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË SË LAGJES NEREZ

Sot, më datë 9 korrik 2021 (e xhuma), dr.Fatmir ef.Zaimi, referent i xhamive të rajonit të qytetit dhe h.Rexhep ef.Imeri referent i rajonit të Dërvenit, vizituan xhematin e xhamisë së lagjes Nerez me rastin e emërimit të hfz. Nesim ef.Bajrami në detyrën; hatib, imam dhe mualim pranë kësaj xhamie. Para dorëzimit të autorizimit, referenti h.Rexhep ef.Imeri në fjalën e tij të mbajtur para xhematit të pranishëm, në emër të Myftiut uroi Hfz.Nesim ef.Bajramin për detyrën e re duke i dëshiruar mbarësi në punën e tij dhe mes tjerash përmendi obligimet dhe të drejtat që i takojnë nëpunësit fetar bazuar në Rregulloren e Punës së Myftinisë së Shkupit. Hytben e xhumasë e mbajti dr. Fatmir ef.Zaimi.
KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË HAXHI AZEM
Aktivitete, Lajme

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË HAXHI AZEM

Më 8 korrik 2021 (e enjte), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga Mubera J. Asani dhe Semra I. Kurtish, vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së Haxhi Azem të lagjes Orizare. Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Arife Asani. Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë mualimen ndërsa nxënësve t'u japë shëndet dhe suksese të metutjeshme.
MYFTINIA E SHKUPIT NXORI NGA SHTYPI VEPRËN ‘ELIFBAJA E KUR’ANIT FISNIK’
Aktivitete

MYFTINIA E SHKUPIT NXORI NGA SHTYPI VEPRËN ‘ELIFBAJA E KUR’ANIT FISNIK’

Me përkrahjen e Myftiut të Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, Myftinia e Shkupit ndërmori iniciativën për përgatitjen e një abetareje e cila do t’i përshtatej punës dhe programit arsimor dhe ta aplikojë nëpër gjitha mektebet e territorit te saj. Të nxitur nga nevoja për një Elifba të unifikuar, veprimtaria botuese e Myftinisë së Shkupit, nxori në dritë të botimit veprën e radhës ‘Elifbaja e Kur’anit fisnik’. Me përgatitjen e kësaj Elifbaje, Myftinia e Shkupit mori një hap të qëlluar drejt lehtësimit të mësimit të shkronjave të Kur’anit Fisnik. Me këtë vepër, mëtojmë që t’i ndihmojmë mualimët tanë në punën e tyre fisnike, si dhe ta ndihmojmë çdo nxënës në këtë rrugëtim të shenjtë që sa më lehtë dhe më qartë të mësojë leximin e Kur’anit Fisnik. Shprehim mirënjohje dhe ...