Wednesday, November 18

Aktivitete

Myftinia e Shkupit shpall konkurs letrar për poezi me motive fetare islame
Aktivitete, Ngjarje

Myftinia e Shkupit shpall konkurs letrar për poezi me motive fetare islame

KONKURS Myftinia e Shkupit shpall konkurs letrar për poezi me motive fetare islame. Konkursi është i hapur dhe vlen për të gjithë të rinjtë e talentuar nga mosha 10 deri më 15 vjeç, nga Shkupi. Poezitë që konkurrojnë duhet të jenë origjinale të autorëve të rinj. Çdo autor mund të konkurrojë vetëm me një poezi. Juria profesionale do të bëj përzgjedhjen e poezive ku do të shpërblehen fituesit e vendit të I-rë, vendit të II-të dhe vendit të III-të. Konkursi do të jetë i hapur nga data 02 Korrik 2021- 18 Korrik 2021. Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje, punimet e tyre duhet t’i dërgojnë deri më 18 Korrik 2021, në postën elektronike të Myftinisë së Shkupit: myftinia.shkup@gmail.com Bashkëngjitur me e-malin të shënohen: 1. Emri dhe mbiemri i autorit 2...
CEREMONIA E DUASË SË HIFZIT TË HAFIZ ENSAR ÇAJANIT
Aktivitete, Ngjarje

CEREMONIA E DUASË SË HIFZIT TË HAFIZ ENSAR ÇAJANIT

Sot, e hënë, me 21.06.2021, në xhaminë e Murat Pashës, në një ambient të veçantë dhe ceremoni madhështore, u promovua edhe një hafiz i ri në qytetin e Shkupit, hafizi Ensar Çajani. Për këtë ceremoni u organizua një pritje madhështore, të cilës i priu Myftiu i Shkupit si nikoqir, Dr. Qenan ef. Ismaili, i cili i përshëndeti të pranishmit në emër të Myftinisë së Shkupit. Myftiu i Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili shprehu fjalë miradije për familjen Çajani duke shtuar se; Familja Çajani sot po e dëshmojnë se janë familje e devotshme, dashamirëse e fjalës së All-llahut, me faktin që nga kjo shtëpi del mbrojtës i Kuranit, Ensari, që do të jetë i dobishëm për veten, kontribues ndaj familjes së tij e gjithë ummetit. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin; Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame,...
EMISIONI “KËSHILLA E XHUMASË” : MORALI I MUHAMEDIT A.S
Aktivitete, Emisione

EMISIONI “KËSHILLA E XHUMASË” : MORALI I MUHAMEDIT A.S

Myftinia e Shkupit, sot, më 18 qershor 2021, nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit Rexhep ef. Imeri, për dëgjuesit e Radio Vatit, në edicionin e 89 - të, sjell hoxhën Ahmed ef. Çilafi, hatib dhe imam pranë xhamisë “Lejletul Kadër ” të fshatit Kopanicë. Tema: "Morali i Muhamedit a.s " Emisioni transmetohet në ora 12:00. Xhuma të begatë!
MYFTINIA E SHKUPIT NXORI NGA SHTYPI LIBRIN “RREGULLAT GJITHËPËRFSHIRËSE TË SHERIATIT ISLAM” TË PROF. DR. TAXHEDIN EF. BISLIMI
Aktivitete

MYFTINIA E SHKUPIT NXORI NGA SHTYPI LIBRIN “RREGULLAT GJITHËPËRFSHIRËSE TË SHERIATIT ISLAM” TË PROF. DR. TAXHEDIN EF. BISLIMI

Veprimtaria botuese e Myftinisë së Shkupit, nxori në dritë të botimit veprën e radhës të Prof. Dr. Taxhedin ef. Bislimi, “Rregullat gjithëpërfshirëse të sheriatit islam”. “Jurisprudenca islame është një strukturë e fuqishme e Islamit dhe ligj i Allahut, me të cilën muslimanët formësuan jetën e tyre, u bashkuan në adhurime dhe në raportet ndërmjet tyre. Ajo është pikënisja e civilizimit të mrekullueshëm të umetit, themel i krenarisë së tij, forcë e jetës. Andaj dalja në dritë e kësaj vepre le të jetë shtytje për studiuesit e jurisprudencës islame që të thellohen në hulumtimin dhe shqipërimin e veprave madhore që do të jenë në shërbim të besimtarëve të vendit tonë. Autorit i dëshirojmë jetë të gjatë me lutje drejtuar All‐llahut Fuqiplotë që ta begatojë me të mirat e të dy...
MYFTIU I SHKUPIT DR.QENAN EF. ISMAILI PRITI NË SHKUP KRYETARIN E DIJANETIT TË TURQISË DR. ALI ERBASH
Aktivitete, Ngjarje

MYFTIU I SHKUPIT DR.QENAN EF. ISMAILI PRITI NË SHKUP KRYETARIN E DIJANETIT TË TURQISË DR. ALI ERBASH

Të mërkurën dhe të enjten më 16-17 qershor 2021, Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili priti Kryetarin e Dijanetit Dr. Ali Erbash pas vizitës që i bëri Rijasetit dhe kryetarit të BFI-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahut, me çrast u vizituan disa xhami e objekte te ndryshme fetaro-kulturore në Shkup. Në fillim u vizitua Xhamia e Mustafa Pashës, ku pas prezentimit të historikut të kësaj xhamie , Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i dhuroi librin e tij të sapo botuar “Xhamia, simbol i Shkupit” – vepër në të cilën jepen të dhëna për Shkupin si qytet dhe disa xhami që gjatë periudhave të ndryshme janë ndërtuar dhe i kanë shërbyer banorëve të Shkupit, e që, për arsye të ndryshme, janë rrënuar. Pas faljës së namazit të Iqindisë u takuan me nëpunësit fetarë të Republikës Tur...
DOLI NGA SHTYPI LIBRI “XHAMIA SIMBOL I SHKUPIT”
Aktivitete, Ngjarje

DOLI NGA SHTYPI LIBRI “XHAMIA SIMBOL I SHKUPIT”

Në këtë vepër të Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili do të njiheni me Shkupin si qytet dhe me disa xhami që gjatë periudhave të ndryshme janë ndërtuar dhe i kanë shërbyer banorëve të Shkupit, e që, për arsye të ndryshme, janë rrënuar. Ky libër është një kontribut modest i Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili me të cilin hedhet dritë mbi të kaluarën e ndritshme të qytetit tonë. Tekstet janë të ilustruara edhe me fotografi, në fillim do të lexoni për Shkupin gjatë historisë, rolin e xhamisë, historikun e saj dhe mëhallat. Pastaj, do të njiheni me 24 objekte, xhami, mesxhide dhe një musal-la që janë rrënuar dhe nuk ekzistojnë sot. Libri ofrohet në tre gjuhë për lexuesin : shqip, maqedonisht dhe turqisht. "Në kaudër të shumë aktiviteteve me karakter ...
VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË SË FSHATIT RADUSHË DHE FSHATIT LLASKARCË
Aktivitete, Vizita

VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË SË FSHATIT RADUSHË DHE FSHATIT LLASKARCË

Sot, më datë 11 qershor 2021 (e xhuma), dr.Fatmir ef.Zaimi, referent pranë Myftinisë dhe z. Jetmir Jakupi referent pranë Myftinisë, vizituan xhematin e xhamisë së fshatit Radushë me rastin e emërimit të hfz. Jetmir ef. Zendeli ; hatib, imam dhe mualim pranë kësaj xhamie. Para dorëzimit të autorizimit, dr.Fatmir ef. Zaimi në fjalën e tij të mbajtur para xhematit të pranishëm, në emër të Myftiut uroi Hfz. Jetmir ef. Zendelin për detyrën e re duke i dëshiruar mbarësi në punëne tij dhe mes tjerash përmendi obligimet dhe të drejtat që i takojnë nëpunësit fetar bazuar në Rregulloren e Punës së Myftinisë së Shkupit. Pastaj,hytben e xhumasë e mbajti dr.Fatmir ef. Zaimi. Ndërsa, referentët h. Rexhep ef. Imeri, referent i rajonit të dërvenit dhe Armend Halimi, referent pranë Myf...
CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË ME DY MINARE TË SARAJIT
Aktivitete, Ngjarje

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË ME DY MINARE TË SARAJIT

Xhamia me Dy Minare në Saraj, sot, më datë 10 qershor 2021, pas namazit të ikindisë realizoi ceremoninë e duasë së hatmes me rastin e diplomimit të 21 nxënësve në bazat e mësim - besimit islam, pranë mualimit Muhamed ef. Tairi. Në këtë ceremoni mori pjesë Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referentët e Myftinisë së Shkupit, hoxhallarë, hafëzllarë e familjarë të nxënësve si dhe xhemati i i xhamisë. Më pas, vijoi programi i përgatitur nga nxënësit e këtij mektebi nën udhëheqjen e mualimit, Muhamed ef. Tairi. Fjala e rastit i takoi Myftiut dr.Qenan ef.Ismaili, i cili vlerësoi punën dhe angazhimin e madh të mualimit të xhamisë. Në përmbyllje të ceremonisë gjithë nxënësve, Myftiu iu ndau diploma, ndërsa për punën e tij të palodhshme, Mu...