Wednesday, November 18

Aktivitete

DIPLOMUAN 16 NXËNËSET E MEKTEBIT TË XHAMISË ‘JAHJA PASHA‘ – SHKUP
Aktivitete

DIPLOMUAN 16 NXËNËSET E MEKTEBIT TË XHAMISË ‘JAHJA PASHA‘ – SHKUP

Sot, më datë 30 maj 2021, u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e kryerjes së mësim-besimit të 16 nxënëseve të diplomuar pranë mektebit të xhamisë "Jahja Pasha“ - Shkup. Jasemin Shabani, mualime e nxënësve, në emër të familjarëve të nxënësve falenderoi të pranishmit që kishin ndarë kohë për të ndjekur këtë ceremoni. Në ceremoninë e mbajtur në xhaminë ‚Kasim Beu‘ nxënëset paraqitën pjesë të mësimeve që kishin ndjekur dhe recituan pjesë nga Kurani famëlartë. Fjalë rasti në emër të Myftinisë së Shkupit pati Mubera Asani, anëtare e komisionit, e cila më pas ndau diplomat dhe i uroi nxënësit për këtë sukses, ndërsa mualimes i ndau mirënjohje në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e mësim-besimit islam në mektebin e xhamisë “Jahja Pasha“....
Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë ‘Jahja Pasha’ – Shkup
Aktivitete

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë ‘Jahja Pasha’ – Shkup

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë 'Jahja Pasha' - Shkup   Sot, 25 maj 2021 (e martë), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga Mubera Asani dhe Arife Asani, vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë Jahja Pasha - Shkup.   Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë.   Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Jasemin Shabani.   Lusim Allahun e Madhërishëm mualimen ta shpërblejë me Mirësitë e Tij për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet dhe suksese të mëtejshme në jetë!
MYFTIU DR. QENAN EF. ISMAILI PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT MESNICË
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

MYFTIU DR. QENAN EF. ISMAILI PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT MESNICË

Sot, 21 maj 2021, Myftiu i Shkupit dr.Qenan ef. Ismaili përcolli hytben e xhumasë pranë xhematit të xhamisë së fshatit Mesnicë. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, sekretari i Myftinisë së Shkupit mr.Nexhmi ef. Ferati, dhe h.Fejsall ef. Kadriu, referent për çështjen e Vakëfit pranë Myftinisë së Shkupit, u mirëpritën nga hatibi i xhamisë, Jusuf ef. Beqiri, këshilltarët e xhematit të kësaj xhamie dhe besimtarë të pranishëm që kishin ardhur për të dëgjuar hytben dhe për të falur namazin e xhumasë. Pas mesazhit në hytben e xhumasë, Myftiu ndau kohë që të njoftohet nga këshilltarët e xhematit mbi funskionimin e xhamisë dhe jetën fetare në këtë fshat.
VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË QENDRORE – HARAÇINË
Aktivitete, Vizita

VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË QENDRORE – HARAÇINË

Më 14 maj 2021, e xhuma, me rastin e festës së Fitër Bajramit, h.Fejsall ef.Kadriu, referent i Vakufeve pranë Myftinisë së Shkupit dhe Mr.Nexhmi ef. Ferati sekretar pranë Myftinisë së Shkupit, vizituan xhematin e xhamisë Qendrore të Haraçinës. Ata u mirëpritën nga hatibi i xhamisë hfz.Idriz ef.Bajrami këshilli dhe xhemati i pranishëm. Në fillim, fjala përshëndetëse i takoi hatibit, hfz. Idriz Efendiut i cili shprehi kënaqësinë e tij për praninë e referentëve dhe më pas, uroi xhematin me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke e lutur Allahun xh.sh që ti ketë pranuar gjitha lutjet, agjërimin, ibadetet dhe veprat e mira. Mesazhin e ditës në hutben e xhumasë e përcolli h.Fejsall ef.Kadriu. "Festa e Fitër Bajramit, është ditë gëzimi, ditë e triumfit për çdo besimtar...
RAMAZANI 2021: EDICIONI I 85-TË I EMISIONIT ‘KËSHILLA E XHUMASË’
Aktivitete, Emisione

RAMAZANI 2021: EDICIONI I 85-TË I EMISIONIT ‘KËSHILLA E XHUMASË’

Sot, 14 maj 2021, (e xhuma), sekretari i Myftinisë së Shkupit, Mr.Nexhmi ef. Ferati ishte i ftuar në edicionin e 85- të në kuadër të emisionit "Këshilla e xhumasë" në Radio Vati. Mr.Nexhmi ef. Ferati, në këtë edicion, në cilësinë e bartësit, udhëheqësit të projektit të Ramazanit 2021, foli mbi aktivitetet e Ramazanit të sivjetshëm, shpalosi para dëgjuesve angazhimin e Myftinisë së Shkupit në organizimin e programeve fetare, vizitat ditore të referenëve nëpër xhamitë e gjitha rajoneve të Myftinisë së Shkupit, video-projektet e realizuara etj.
RAMAZANI 2021: REFERENTËT VIZITUAN XHEMATIN E XHAMISË SË FSHATIT MAJA E ZEZË
Aktivitete, Vizita

RAMAZANI 2021: REFERENTËT VIZITUAN XHEMATIN E XHAMISË SË FSHATIT MAJA E ZEZË

Sot, 11 maj 2021, dita e 29-të e Muajit Ramazan, referentët e Myftinisë së Shkupit vizituan xhematin të xhamisë së fshatit Maja e Zezë, të malsisë së Karshiakës. Pjesë e këtij delegacioni të Myftinisë ishin; Mr.Nexhmi ef. Ferati, h.Fejsall ef. Kadriu dhe h.Rexhep ef.Imeri. Kjo vizitë u realizua, në kohën e faljes së namazit të jacisë, ku i prijnë xhematit edhe në faljen e namazit të teravisë. Para faljes së namazit, H.Fejsall ef. Kadriu, iu drejtua xhematit me ligjeratën e tij, kushtuar ditëve dhe netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, duke theksuar shpërblimet e panumërta që mbart agjërimi. Ai porositi se ne duhet që të përfitojmë shpirtërisht nga këto ditë e çaste përplot bekime e mirësi, që na janë dhuruar nga ana e Allahut të Madhërishëm, duke i shfrztëyuar si...
RAMAZANI 2021: PËRFUNDON LEXIMI I MUKABALES NË XHAMINË ‘MURAT PASHA’ – ÇARSHI E VJETËR
Aktivitete, Vizita

RAMAZANI 2021: PËRFUNDON LEXIMI I MUKABALES NË XHAMINË ‘MURAT PASHA’ – ÇARSHI E VJETËR

RAMAZANI 2021: PËRFUNDON LEXIMI I MUKABALES NË XHAMINË 'MURAT PASHA' - ÇARSHI E VJETËR   Sot, e martë, (11 maj 2021), dita e 29-të e muajit Ramazan, në xhaminë e Murat Pashës u realizua duaja e hatmes së mukabeles, të udhëhequr nga imami i xhamisë, hfz. Sadudin ef. Sulejmani. Përfaqësues të Myftinisë së Shkupit, në këtë ceremoni ishin; H.Fejsall ef. Kadriu, referent i Vakëfit pranë Myftinisë së Shkupit, Dr.Fatmir ef. Zaimi, referent i xhamive të rajonit të qytetit pranë Myftinisë së Shkupit. Në fillim , hatibi i xhamisë Dr. Sulejman ef. Baki të pranishmëve iu drejtua me fjalë përshëndetëse dhe i’u dëshiroi mirëseardhje në këtë ceremoni me rastin e përfundimit të mukabeles, duke lutur Allahun që ta ketë pranuar mundin e imamit të xhamisë ...
RAMAZANI 2021: REFERENTËT VAZHDOJNË ME VIZITAT E TYRE
Aktivitete, Vizita

RAMAZANI 2021: REFERENTËT VAZHDOJNË ME VIZITAT E TYRE

RAMAZANI 2021: REFERENTËT VAZHDOJNË ME VIZITAT E TYRE Sot, 10 maj 2021, dita e 28-të e Muajit Ramazan, referentët e Myftinisë së Shkupit vazhduan me vizitat e parapara për këtë ditë; Referenti dr. Fatmir ef. Zaimi, në kohën e faljes së namazit të drekës vizitoi xhematin e xhamisë 'Sulltan Murat'. Në kohën e faljes së namazit të ikindisë vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit Radushë. Referenti Rexhep ef. imeri, në kohën e namazit të ikindisë vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit Vorcë. Gjatë vizitave të realizuara, referentët iu drejtuan xhematit edhe me një këshillë mbi rëndësinë e agjërimit, përkushtimin në adhurime duke u fokusuar më tepër në vlerën dhe rëndësinë e 10-ditëshit të fundit të muajit Ramazan. Ndryshe, referentët e Myftinisë së Shkupit, bazua...
“Ditari im gjatë Ramazanit” – libër praktik për fëmijë të moshës 9 – 14 vjeç
Aktivitete

“Ditari im gjatë Ramazanit” – libër praktik për fëmijë të moshës 9 – 14 vjeç

“Ditari im gjatë Ramazanit” – libër praktik për fëmijë të moshës 9 – 14 vjeç   “Ditari im gjatë Ramazanit” është një ditar modern dhe praktik e mjaft tërheqës që u dedikohet fëmijëve të moshës 9-14 vjeç me qëllim që ata të organizojnë e planifikojnë në mënyrën më të mirë 30 ditëshin e muajit të bekuar të Ramazanit. Ky libë praktik përmban: hadithe, këshilla, ajete Kuranore, hapsirë për shënime; ide e mendime, planifikim për iftar e syfyr, ndjekja e namazeve dhe ibadeteve tjera dhe shumë rubrika të tjera. 30 DITË LUTJE, AGJËRIM, MIRËNJOHJE DHE MIRËSI! Përktheu në shqip: Semra Kurtish, mualime pranë mektebit të lagjes Nerez i Poshtëm, Shkup Ky libër, mund të shkarkohet ne formatin elektronik (PDF). Shkarko këtu: https://www.filemail.com/d/mjfljcernnuuelf  ...