Tuesday, November 17

Vizita

MYFTIU TAKOI KRYESINË E ESNAFIT TË ÇARSHISË
Aktivitete, Vizita

MYFTIU TAKOI KRYESINË E ESNAFIT TË ÇARSHISË

Më 9 maj 2023, Myftiu i Myftinisë së Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në zyrat e Myftinisë priti në takim kryesinë e Esnafit të Çarshisë së Shkupit. Në këtë takim, kryetari i Esnafit Bujar Dullovi ishte i shoqëruar nga Edin Junuzi nënkryetar i parë, Metin Bushi nënkryetar i dytë dhe Burhan Jashari anëtar i Këshillit të Esnafit dhe Sektorit të noviteteve dhe ideve. Në takimin miqësor me mysafirët, Myftiu bisedoi për çështje të përbashkëta në Çarshinë e Shkupit ku Myftinia ka një pjesë të Vakëfit të saj.
MYFTIU TAKOI MINISTRIN LLOGA
Aktivitete, Vizita

MYFTIU TAKOI MINISTRIN LLOGA

Më 5 maj 2023, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili së bashku me Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fatai dhe Myftiun eTetovës dr. Qani ef. Nesimi takuan Ministrin e Drejtësisë Krenar Lloga . Në këtë takim Ministri Lloga i informoi për përgatitjen e Ligjit për Statusin Ligjor të Kishës, Bashkësisë Fetare dhe Grupeve religjioze që do të përgatitet së shpejti dhe theksoi se në grupin punues që do të jetë i angazhuar në përpilimin e këtij ligji BFI do të ketë përfaqësuesin e saj.
MYFTIU TAKOI KRYETARIN E SHOQATËS “KÖPRÜ”
Aktivitete, Vizita

MYFTIU TAKOI KRYETARIN E SHOQATËS “KÖPRÜ”

Më 4 maj 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në zyrën e tij takoi kryetarin e Shoqatës “Köprü” Husrev Emin dhe nënkryetarin Mehmet Arif. Në takimin me mysafirët, Myftiu bisedoi për çështje të interesit të përbashkët në të mirë të bashkëqytetarëve tanë dhe i njoftoi me aktivitetet që realizon Myftinia në shërbim të besimtarëve të Shkupit. Në përmbyllje të takimit z. Emin Myftiut i dhuroi botime të Shoqatës që udhëheq ndërsa Myftiu i dhuroi librin “Xhamia simbol i Shkupit”.
MYFTIU MIRËPRITI HAFIZ SADUDIN EF. SULEJMANIN DHE HAFIZ NUMAN SELAMIN
Aktivitete, Vizita

MYFTIU MIRËPRITI HAFIZ SADUDIN EF. SULEJMANIN DHE HAFIZ NUMAN SELAMIN

Më 4 maj 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në kabinetin e tij mirëpriti Hafiz Sadudin ef. Sulejmanin dhe Hafiz Numan Selamin. Përgjatë muajit të bekuar të Ramazanit, hafizlerët u kujdesën për faljen e namazit të teravisë me hatme, që njëherit është synim i Myftinisë, kultivimi i traditës së faljes së namazit të teravisë me hatme në Xhaminë “Murat Pasha” të Çarshisë së Shkupit. Në një bisedë të këndshme Myftiu shprehu mirënjohje dhe iu dorëzoi nga një dhuratë në shenjë respekti për angazhimin e tyre. Në emrin e tij dhe në emër të Myftinisë së Shkupit, Myftiu falenderoi hafizlerët që pranuan dhe me përkushtim e bartën këtë amanet.
MYFTIU PRITI NË TAKIM KRYETARIN E SHOQATËS SË RUMELIVE TË BURSËS
Aktivitete, Vizita

MYFTIU PRITI NË TAKIM KRYETARIN E SHOQATËS SË RUMELIVE TË BURSËS

Më 2 maj 2023, në zyrat e Myftinisë, Myftiun dr. Qenan ef. Ismaili e vizitoi z. Ibrahim Toprak kryetar i Shoqatës së Rumelive nga Bursa e Turqisë. Me mysafirin nga Turqia Myftiu bisedoi për tema të interesit të përbashkët me çrast e njoftoi për aktivitetet që realizon Myftinia në shërbim të besimtarëve të këtij nënqielli. Në përmbyllje të takimit z. Toprak Myftiut i dhuroi një emblemë të Shoqatës që udhëheq ndërsa Myftiu i dhuroi një plaketë me motive nga Çarshia e Shkupit.
MYFTIU VIZITOI MESXHIDIN “LEJLETUL KADËR” NË LAGJEN GJORÇE PETROV
Aktivitete, Hytbe, Vizita

MYFTIU VIZITOI MESXHIDIN “LEJLETUL KADËR” NË LAGJEN GJORÇE PETROV

Më 28 prill 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari mr. Nexhmi Ferati dhe referenti hfz. Irfan Sulejmani vizituan xhematin e mesxhidit "Lejletul Kadër" në lagjen Gjorçe Petrov. Myftiu dhe shoqëruesit e tij u mirëpritën në një ambient të ngrohtë me mikpritje vëllazërore të xhematit, këshillit të këtij mesxhidi dhe hatibit Fidush ef. Ibrahimi. Me këtë rast Myftiu uroi të pranishmit për renovimin e mesxhidit të cilin pjesërisht dhe materialisht e ndihmoi Myftinia dhe nga minberi përcolli mesazhin e xhumasë. Njëkohësisht 20 nxënësve që ndjekin mësimet në mektebin e këtij mesxhidi Myftiu iu dhuroi nga një Elifba dhe Ilmihal.  
MYFTININË E SHKUPIT E VIZITUAN NXËNËSIT E ÇERDHES BORËBRADHA
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h, Vizita

MYFTININË E SHKUPIT E VIZITUAN NXËNËSIT E ÇERDHES BORËBRADHA

Më 19 prill 2023, në prag të Fitër Bajramit, të udhëhequr nga edukatoret e tyre, Myftininë e Shkupit e vizituan nxënësit e çerdhes “Borëbardha”. Gjatë kësaj vizite Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili iu dëshiroi mirëseardhje fëmijëve kurse ata shprehën kënaqësinë e tyre nga kjo vizitë dhe gëzimin e shprehën përmes poezisë. Më pas së bashku me fëmijët Myftiu vizitoi edhe xhaminë “Isa Beu” ku i njohu fëmijët me xhaminë, elementet dhe rolin e saj. Për të shijuar festën e Fitër Bajramit të gjithë nxënësve që vizituan Myftininë, Myftiu iu ndau nga një Paketë Bajrami.
VIZITAT E REFERENTËVE TË MYFTINISË GJATË MUAJIT TË RAMAZANIT
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h, Vizita

VIZITAT E REFERENTËVE TË MYFTINISË GJATË MUAJIT TË RAMAZANIT

Në kuadër të aktiviteteve të Myftinisë së BFI - Shkup gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në dhjetë ditët e fundit, referentët vizituan xhami dhe xhemate në të gjitha rajonet e Myftinisë. - Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Karshiakës: Xhamia e fshatit Draçevicë, Mesxhidi në Draçevë, Xhamia e fshatit Ellovë, Xhamia e fshatit Patishka Rekë, - Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Qytetit: Xhamia "Haxhi Hajredin" në Serovë, Xhamia "Kasim Beu" në Gazi Babë, Mesxhidi "Mëshira" në Fushë Tophanë, Xhamia "Fetah Efendi" në Butel. - Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Karadakut: Xhamia e "Dëshmorëve" në fshatin Haraçinë dhe xhamia “Haxhi Imer” në fshatin Luboten. - Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Dërvenit: Xhamia e fshatit Lubin, xhamia “Halil Ibrahimi” n...
MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “NEXHAT SHAHINI”
Aktivitete, Hytbe, Ramazani 2023/1444h, Vizita

MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “NEXHAT SHAHINI”

Më 14 prill 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili i shoqruar nga personeli i Myftinisë vizitoi xhematin e xhamisë “Nexhat Shahini” në lagjen Vizbeg. Është kjo vizitë në vazhdën e aktiviteteve që realizon Myftiu nëpër xhematet e rajoneve të Myftinisë. Në këtë vizitë Myftiun në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore e pritën imami Berat ef. Sadiki, këshilli i kësaj xhamie dhe xhematlinj të pranishëm. Me këtët rast, nga minberi Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë ku përmendi katër kategori të njerëzve që do të hyjnë në xhenet pa llogari.
Aktivitete, Vizita

MYFTIU TAKOI ALIT RAMANOVSKIN

Më 11 prill 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI - Shkup dr. Qenan ef. Ismaili priti në takim Alit Ramanovskin, një nga përkrahësit e projekteve të Myftinisë. Me këtë rast Myftiu i ndau mirënjohje në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë vite me rradhë në përkrahjen e projekteve të ndryshme të Myftinisë.