DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË KOLIÇAN I POSHTËM
Me 14 korrik 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë "Koliçan i Poshtëm", nga mualimja Azra Pajazitovska.
Mualimja në fjalë në emër të prindërve u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe përfaqësueseve të Myftinisë së Shkupit.
Mubera J. Asani në fjalën e rastit në emër të Myftiut foli mbi rëndësinë mësimit të Kuranit Famëlartë dhe bazave kryesore të besimit islam si dhe përgëzoi nxënëset për arritjen e tyre në këtë shkallë. Pas programit të begatë që u realizua, bëri edhe shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes Azra Pajazitovska iu dhurua mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë.
Duanë e hatmes e bëri mualimja Azra Pajazitovska.
Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë nd...










