Tuesday, November 17

Lajme

DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË NEREZ I POSHTËM
Lajme

DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË NEREZ I POSHTËM

Me 21 korrik 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë Nerez i Poshtëm, nga mualimja Semra Kurtish. Mualimja në fjalë në emër të prindërve u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe përfaqësueseve të Myftinisë së Shkupit. Arife Iseni në fjalën e rastit në emër të Myftiut foli mbi rëndësinë mësimit të Kuranit Famëlartë dhe bazave kryesore të besimit islam si dhe përgëzoi nxënëset për arritjen e tyre në këtë shkallë. Pas programit të begatë që u realizua, bëri edhe shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes Semra Kurtish iu dhurua mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë. Duanë e hatmes e bëri hfz. Kadrije Sulejman. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu...
DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË NEDA – HARAÇINË
Lajme

DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË NEDA – HARAÇINË

Me 20 korrik 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë "Neda"- Haraçinë, nga mualimja Rejhane Ramani. Mualimja në fjalë në emër të prindërve u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe përfaqësueseve të Myftinisë së Shkupit. Arife Iseni në fjalën e rastit në emër të Myftiut foli mbi rëndësinë mësimit të Kuranit Famëlartë dhe bazave kryesore të besimit islam si dhe përgëzoi nxënëset për arritjen e tyre në këtë shkallë. Pas programit të begatë që u realizua, bëri edhe shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes Rejhane Ramani iu dhurua mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë. Duanë e hatmes e bëri mualimja Rejhane Ramani. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve A...
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT IKRE – STUDENIÇAN
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT IKRE – STUDENIÇAN

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Mubera Jashari Asani dhe Arife Iseni anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit "Ikre" - Studeniçan. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja hfz. Nesibe Memeti. Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË HAXHI SABRI – BATINCË
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË HAXHI SABRI – BATINCË

Më datë 19 korrik 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani kryetar, dhe h. Shefket ef. Baftjari, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë "Haxhi Sabri" - Batincë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi h. Llokman ef. Abdullai. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË “JAHJA PASHA”
Lajme

MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË “JAHJA PASHA”

Më 19 korrik 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili përzgjodhi xhaminë e "Jahja Pashës" që të përcjellë mesazhin e hytbes së xhumasë. Në shoqërimin e referentëve të Myftinisë h. Fejsall ef. Kadriu, hfz. Irfan ef. Sulejmani, dhe h. Ali ef. Ziberi, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili mbajti hytben e xhumasë dhe i priu xhematit në faljen e namazit. Nuk mungoi pritja vëllazërore e stafit të xhamisë, nënpunësit fetarë dhe xhemati i pranishëm. Myftiu mes tjerash në hutben e tij theksoi katër pikat me të cilat besimtari myslimanë e fiton xhenetin e Allahut të Madhërishëm, me theks të veçantë ruajtjen e lidhjeve farefisnore.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË FATIH SULLTAN MEHMED – BATINCË
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË FATIH SULLTAN MEHMED – BATINCË

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani kryetar, dhe h. Ibraim ef. Ibrahimi, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë "Fatih Sulltan Mehmed" - Batincë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi h. Ramadan ef. Hajredini. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “CILËSIT E THIRRËSIT NË ISLAM”
Lajme

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “CILËSIT E THIRRËSIT NË ISLAM”

Më datë 19 korrik 2024, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 236– në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është h. Burhan ef. Ramani, i cili do të ligjërojë në temën: "Cilësit e thirrësit në Islam". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit h. Ali ef. Ziberi. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
AKTIVITETET E KURSIT VEROR 2024
Lajme

AKTIVITETET E KURSIT VEROR 2024

Në datat 16-18 korrik 2024, në kursin veror të Kur'anit "Modeli Im Pejgamberi Im", përgjatë ditëve të mësimit u zhvilluan aktivitete të ndryshme edukative dhe argëtuese me nxënësit, nuk munguan edhe aktivitetet kreative me punime të ndryshme. Ndërsa, gjatë ditës së sodit realizuan vizitë në IBU - dega stomatologji, aty u mirëpriten nga përgjegjësit dhe profesorë të universitetit, me çka edhe morën udhëzimet mbi shëndetin dhe pastërtin e dhëmbëve si pjesë e rëndësishme në fenë Islame. Disa nga këta aktivitete më poshtë ua paraqesim nëpërmjet fotografive.
MYFTIU TAKOI IMAMIN E XHAMISË “BI – GEBENSTORF” – ZVICËR
Lajme

MYFTIU TAKOI IMAMIN E XHAMISË “BI – GEBENSTORF” – ZVICËR

Me datë 18 korrik 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili mirëpriti në zyren e tij hoxhë Semi ef. Ajeti imam në xhaminë Bashkësia Islame Gebenstorf të Zvicrës Me ç'rast, gjatë takimit u bisedua për jetën fetare në diasporë dhe organizimin e jetës fetare në Myftininë e Shkupit. E lusim Allahun e Madhërishëm që hoxhën e nderuar të e shpërblejë me të mirat e Tij!
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË NEDA – HARAÇINË
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË NEDA – HARAÇINË

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Muberah Jashari Asani dhe Arife Iseni anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë "Neda" - Haraçinë Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja Rejhane Iseini Ramani. Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.