Tuesday, November 17

Lajme

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “ISLAMI FE MADHËSHTORE”
Lajme

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “ISLAMI FE MADHËSHTORE”

Më datë 28 qershor 2024, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 233 – në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është h. Shpend ef. Zeneli, i cili do të ligjërojë në temën: "Islami fe madhështore". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT “DRITA ISLAME” – STUDENIÇAN
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT “DRITA ISLAME” – STUDENIÇAN

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Muberah Jashari Asani dhe Arife Iseni anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit " Drita Islame" - Studeniçan Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja Hfz. Fevzije Osmani. Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË KOLIÇAN I POSHTËM
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË KOLIÇAN I POSHTËM

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Muberah Jashari Asani dhe Arife Iseni anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë Koliçan i poshtëm Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja Azra Pajazitovska. Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
TAVAFI LAMTUMIRËS I HAXHINJËVE TË SHKUPIT
Lajme

TAVAFI LAMTUMIRËS I HAXHINJËVE TË SHKUPIT

Me datë 26 qershor 2024, grupi i haxhinjëve nga Shkupi për momentin janë duke realizuar tavafin lamtumirës pranë Qabes së bekuar, nga dita e nesërme fillojnë udhëtimet drejtë Medines së Muhamedit a.s. E lusim Allahun e Madhërishëm që gjitha ibadetet e haxhinjëve në Qaben e Bekuar të jenë të pranuara.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË XHEDID ISA BEG – SERAVË
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË XHEDID ISA BEG – SERAVË

Më datë 26 qershor 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani, dhe h. Ali ef. Ziberi, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë "Xhedid Isa Beg" - Seravë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi h. Rijad ef. Kalisi. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
HAXHILERËT E SHKUPIT VIZITUAN VENDET HISTORIKE PËRRETH QABES
Lajme

HAXHILERËT E SHKUPIT VIZITUAN VENDET HISTORIKE PËRRETH QABES

Me 24 qershor 2024, bazuar në planin e haxhit 2024, pas namazit të jacisë, haxhilerët e Shkupit udhëhequr nga hoxhallarët realizuan vizitat e disa vendeve historike përreth Qabes në Meke. Filluan vizitën tek shtëpia e lindjes së Pejgamberit alejhi selam, e cila tashmë është shëndrruar në bibliotekë, pas kësaj, vizituan Mesxhid Xhin (xhaminë e xhinëve), Mesxhid Shexhereh (xhamia e pemës) dhe e përfunduan me vizitën e varrezave Muala. Udhëheqësit sqaruan historikun dhe domethënien e vendeve në fjalë.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT EBU BEKËR ESIDIK – BUTEL
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT EBU BEKËR ESIDIK – BUTEL

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Mubera Jashari Asani dhe Arife Iseni anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit "Ebu Bekër Esidik" - Butel. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja Suada Jakupi. Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
DUA HATME NË MEKTEBIN “DRITA” – FUSHË TOPHAN
Lajme

DUA HATME NË MEKTEBIN “DRITA” – FUSHË TOPHAN

Me 22 qershor 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin "Drita"- Fushë Tophan nga mualimja Nermine Nuhiju. Mualimja në fjalë në emër të prindërve u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe përfaqësueseve të Myftinisë së Shkupit. Arife Iseni në fjalën e rastit në emër të Myftiut foli mbi rëndësinë mësimit të Kuranit Famëlartë dhe bazave kryesore të besimit islam si dhe përgëzoi nxënëset për arritjen e tyre në këtë shkallë. Pas programit të begatë që u realizua në xhaminë "Bedër" - Butel, u bë edhe shpërndarja e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes Nermine Nuhiju iu dhurua mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë. Duanë e hatmes e bëri mualimja Nermine Nuhiju. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhë...
HAXHINJTË E MYFTINISË SË SHKUPIT VIZITUAN VENDET ME VLERË NË HISTORINË ISLAME
Lajme

HAXHINJTË E MYFTINISË SË SHKUPIT VIZITUAN VENDET ME VLERË NË HISTORINË ISLAME

Me 22 qershor 2024, haxhinjtë e Myftinisë së Shkupit nën udhëheqjen e hoxhallarëve filluan me vizitat e vendeve me vlerë në historinë islame, ata vizituan xhaminë e Aishes radijallahu anha ku i falen dy rekate namaz dhe u njoftuan me historikun e xhamisë, Xhebeli Nur - kodra ku gjendet shpella Hira në të cilën filloi shpallja e Kuranit Famëlartë, shpellën Theur në të cilën u strehua Muhamedi a.s me Ebu Bekrin gjatë hixhretit, poashtu vizituan Minan, Muzdelifen si dhe Arafatin (Kodrën e Mëshirës).
FILLUAN REGJISTRIMET PËR KURSIN VEROR FETARË
Lajme

FILLUAN REGJISTRIMET PËR KURSIN VEROR FETARË

Me datë 19 qershor 2024, në zyren e Myftinisë në "Bezisten" filluan regjistrimet për fëmijët e moshës 9-12 vjeç që do të ndjekin kursin veror fetarë "Modeli Im Pejgamberi Im" nën organizimin e Myftinisë së Shkupit. Një verë plot gjallëri për fëmijët në kursin veror fetarë që do të jetë pa pagesë. Do të vazhdojë regjistrimi edhe ditët në vazhdim nga ora 09:00 deri më 13:00, ndërsa numri është i kufizuar.