Wednesday, November 18

Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT “NAHL”- FUSHË TOPHANË
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT “NAHL”- FUSHË TOPHANË

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Muberah Jashari Asani dhe Arife Iseni anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit "Nahl" - Fushë Tophanë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja hfz. Nehal ef. Ibrahimi. Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
PËRFUNDOI SHPËRNDARJA E MISHIT TË KURBANAVE
Lajme

PËRFUNDOI SHPËRNDARJA E MISHIT TË KURBANAVE

18 qershor 2024, dita e tretë e Kurban-Bajramit - ditë feste, ndërsa për neve - ditë pune, ditë angazhimi, ditë e kryerjes së amanetit kundrejt besimtarëve. Në ditën e dytë dhe tretë të bajramit u bë shpërndarja e 1230 pakove me mish kurbani në këta lokacione; Xhamive të Qytetit - 250 pako Xhamive të Karadakut - 270 pako Xhamive të Dërvenit - 250 pako Xhamive të Karshiakës - 230 pako NP Higjiena Komunale - 70 pako Parqe dhe Gjelbërime - 30 pako Shoqata e personave me nevoja të veçanta "Mirësia" - 40 pako Shoqata e personave me nevoja të veçanta "Shpresa" - 40 pako Burgu i Shutkës - 50 pako Në koordinim me këshillet e xhamive të Shkupit, familjeve me status të rrezikuar social, u është dhuruar mishi i kurbaneve të cilët i kanë tejkaluar nevojat e kuzhinës së...
DITA E TRETË E HUDHJES SË GURALECËVE
Lajme

DITA E TRETË E HUDHJES SË GURALECËVE

Me 18 qershor 2024 haxhinjtë e Myftinisë së Shkupit, përfunduan hudhjen e guralecëve të ditës së tretë, gjegjësisht mbaruan me obligimet bazë të haxhit. Ditët në vijim haxhinjtë do të mund të kryejnë tavafe dhe adhurime vullnetare poashtu edhe vizita të parapara sipas planit operativ. Lusim Allahun Fuqiplotë që ta pranon Umren, Haxhin, sadakatë dhe gjitha lutjet tjera.
FILLOI SHPËRNDARJA E MISHIT TË KURBANAVE
Lajme

FILLOI SHPËRNDARJA E MISHIT TË KURBANAVE

Me 17 qershor 2024, dita e dytë e Kurban-Bajramit - ditë feste, ndërsa për neve - ditë pune, ditë angazhimi, ditë e kryerjes së amanetit kundrejt besimtarëve. Gjatë ditës së sotme, u shpërndanë mbi 700 pako me mish kurbani në tre rajonet e Myftinisë; qytet, dërven dhe karshiak, ndërsa nesër (e martë) do të shpërndahen në rajonin e karadakut dhe shoqatat e personave me nevoja të veçanta. Në koordinim me këshillet e xhamive të Shkupit, familjeve me status të rrezikuar social, u është dhuruar mishi i kurbaneve të cilët i kanë tejkaluar nevojat e kuzhinës së Medresesë “Isa Beu”. Si çdo vit, në të katër rajonet, aksionin e kanë udhëhequr referentët e rajoneve përkatëse në bashkëpunim me hoxhallarët dhe përfaqësuesit e këshilleve të xhamive tona të cilët e shpërndanë mishin e kurbanit b...
FILLOI THERRJA E KURBANËVE
Lajme

FILLOI THERRJA E KURBANËVE

Me 16 qershor 2024, në ditën e parë të Kurban Bajramit, nën organizimin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV- së, gjegjësisht Myftinisë së Shkupit ka filluar therrja e kurbanëve në hapësirat e thertoreve në të cilat paraprakisht nga BFI janë të autorizuara për therrjen e kurbanëve. Pas faljes së namazit të Kurban Bajramit, anëtarët e komisionit për organizimin dhe vëzhgimin e therrjes së kurbanëve morën pjesë në fillimin e procesit në fjalë, të cilët duke lexuar emrat e të gjithë atyre që kurbanët e tyre i'a besuan Myftinisë së Shkupit. Në ditët në vijim do të bëhet edhe shpërndarja e mishit në gjitha rajonet e Myftinisë së Shkupit.
PROGRAM I BEGATË NE ARAFAT
Lajme

PROGRAM I BEGATË NE ARAFAT

Me 15 qershor 2024, pas faljes së namazit të drekës dhe ikindisë, u zhvillua program fetar kushtuar Ditës së Arafatit. Fillimisht, programi filloi me leximin e një ashere të hfz. Shaip ef. Jusufi pastaj me zërat e tyre të ëmbël me ilahi freskuan shpirtërat e haxhinjëve hfz. Shaip Jusufi, h. Amir ef. Mamuti dhe h. Burhan ef. Ramani. Fjala kryesore i takoi Myftiut të Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili. Në ligjeratën e tij, ai foli mbi vlerën dhe rëndësinë e Ditës së Arafatit, dhe si duhet kuptuar atë. Mes tjerash, ai theksoi se kjo ditë duhet të jetë ditë kthimi kah pozitivja për të gjithë ne. Ndërsa, Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu përshëndeti haxhinjët me lutje te Allahu i Madhërishëm që haxhi i tyre të jetë i pranuar tek Allahu i Lartësuar. Hutben lamtumirëse para haxhinjëve m...
TEKBIRET TESHRIK
Lajme

TEKBIRET TESHRIK

ألله أكبر ، ألله أكبر لاإله إلا الله والله أكبر، ألله أكبر ولله الحمد All-llahu ekber, All-llahu ekber, la ilahe il-lall-llahu vall-llahu ekber, All-llahu ekber ve lil-lahil hamdu. "Allahu është më i Madhi! Allahu është më i Madhi! Nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Ai është më i Madhi. Ai është më i Madhi dhe Atij i takojnë falënderimet.” Nga dita e nesërme (dita e Arafatit), prej namazit të sabahut deri në ditën e katërt të Kurban Bajramit, deri në namazin e ikindisë, (pas çdo namazi farz) është vaxhib të këndohen tekbiret teshrik.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË HAXHI AZEM – SHUTO ORIZARE
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË HAXHI AZEM – SHUTO ORIZARE

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Mubera Jashari Asani dhe Semra Kurtish anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë "Haxhi Azem" - Shuto Orizare. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja Arife Iseni. Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
INFORMIM
Lajme

INFORMIM

Marr parasysh interesin e besimtarëve për pagesën e kurbanave, adiministrata e Myftinisë së Shkupit edhe gjatë ditës së nesërme 15.06.2024 (e shtunë) deri ora 18:00 do të jetë në shërbim të besimtarëve. All-llahu ua pranoftë!