Wednesday, November 18

Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT ME BILLBORDE “URIME BAJRAMI”
Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT ME BILLBORDE “URIME BAJRAMI”

Myftinia e BFI – Shkup, këtë vit me rastin e festës së Kurban Bajramit, për të krijuar një atmosferë më të lartë shpirtërore, ua uron besimtarëve të këtij nënqielli festën e Kurban Bajramit me billborde "Urime Bajrami". Këto urime do të jenë në gjashtë gjuhë, të vendosura në vende kyçe të qytetit të Shkupit. Urojmë që këtë Bajram dhe shumë të tjerë t'i kalojmë në mënyrë të qetë dhe me një atmosferë të ngrohtë vëllazërore.
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “TË PËRMENDURIT E ZEMRËS NË KURAN”
Lajme

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “TË PËRMENDURIT E ZEMRËS NË KURAN”

Më datë 14 qershor 2024, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 231 – në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është h. Abdulbaki ef. Llokmani, i cili do të ligjërojë në temën: "Të përmendurit e zemrës në Kuran". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
AMANETI I BESIMTARËVE – KURBANI
Lajme

AMANETI I BESIMTARËVE – KURBANI

Me datë 13 qershor 2024, anëtarët e komisionit të kurbanave pranë BFI - së, z. Xhelal Memeti kryetar, h. Ali ef. Ziberi anëtar dhe mr. Fati Azizi anëtar, vizituan therrtoren “Xheza” ku edhe do therren një pjesë e kurbanëve të besimtarëve të Shkupit. Anëtarët e komisionit nga afër shikuan ecurinë, parapërgatitjet, pastërtinë dhe kafshët që do therren të cilat janë amanet i besimtarëve.
QARKORE
Lajme

QARKORE

Myftinia e BFI – Shkup, me rastin e festës së Kurban Bajramit, për nëpunësit fetar, këshillat e xhamive dhe besimtarët e Shkupit lëshon këtë: QARKORE Dita e Kurban Bajramit është me datë 16.06.2024 (e diel), ndërsa falja e namazit të Kurban Bajramit do bëhet në ora 05:38. Myftinia e Shkupit në bashkëpunim me NP Higjiena Komunale - Shkup, ka caktuar vende adekuate ku qytetarët do të kenë mundësi për hudhjen e mbetjeve të kurbanit: Komuna Shuto Orizare: ●Në afërsi të marketit Harbin ●Te stacioni fundit i autobusit 19 ●Në afërsi të xhamisë Hamdi Pasha Komuna Butel: ●Në afërsi të xhamisë Bedër – Butel 1 Komuna Gazi Babë: ●Në afërsi të varrezave - Kamenik ●Në afërsi të stadiumit - Gazi Babë Komuna Çair: ●Ish Higjiena Komunale – Seravë ●Në afërsi të X...
PASTROHEN VARREZAT E MYFTINISË NË BLLACË
Lajme

PASTROHEN VARREZAT E MYFTINISË NË BLLACË

Me datë 13 qershor 2024, me iniciativë të Myftinisë së Shkupit u bë pastrimi i varrezave të myftinisë në Bllacë. Myftinia e Shkupit shpreh mirënjohje për z. Visar Rexhepin i cili angazhoi punëtorët në ndërrmarrjen e tij dhe pa kompenzim pastroi të njëjtat. E lusim Allahun e Madhërishëm që t'i shpërblejë me të mirat Tij!
MBLEDHJA E PARË NË MEKE ME UDHËHEQËSIT E HAXHIT
Lajme

MBLEDHJA E PARË NË MEKE ME UDHËHEQËSIT E HAXHIT

Me datë 11 qershor, në hotelin ku janë akomoduar haxhinjtë e Myftinisë së Shkupit, nën udhëheqje të Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili, u realizua mbledhja e parë me udhëheqësit e haxhinjëve. Në këtë mbledhje me të cilën kryesoi Myftiu u diskutua rrjedha e deritanishme rreth organizimit të udhëtimit dhe akomodimit të haxhinjëve, kryerja e obligimeve të deritanishme si dhe ua përcolli vendimet e Kryesisë Qëndrore të Haxhit për realizueshmërinë sa më të lehtë të daljes në Arafat, Muzdelife dhe Mina. E lusim Allahun e Madhërishëm që t'ua shpërblejë mundin!
TAKIM ME KOMISIONIN E GRAVE – HAXHI 2024
Lajme

TAKIM ME KOMISIONIN E GRAVE – HAXHI 2024

Me datë 2024, kryetari i haxhit dr. Qenan ef. Ismaili realizoi takim pune me komisionin e grave që vepron në kuadër të kryesisë së haxhit, për të shprehur mirënjohje për punën e deritanishme dhe për të planifikuar realizimin e programeve dedikuar grave në Arafat. All-llahu qoftë i kënaqur!
MBLEDHJE ME EKIPIN MJEKËSOR TË HAXHIT 2024
Lajme

MBLEDHJE ME EKIPIN MJEKËSOR TË HAXHIT 2024

Me datë 11 qershor 2024, Kryetari i Haxhit dr. Qenan ef. Ismaili takoi ata që bartin mbi supe tyre kujdesin për shëndetin e haxhinjëve ku shprehi mirënjohje për punën e deritanishme të stafit mjekësor, biseduan për gjendjen në ambulancën e improvizuar në hotel dhe planin për kujdesin shëndetësor në Arafat, Muzdelife dhe Mina. All-llahu i shpërbleftë për punën e madhe!
MBLEDHJE ME KOORDINATORËT E MYFTINIVE – HAXHI 2024
Lajme

MBLEDHJE ME KOORDINATORËT E MYFTINIVE – HAXHI 2024

Me datë 11 qershor 2024, Kryetari i Haxhit dr. Qenan ef. Ismaili realizoi mbledhje me koordinatorët e myftinive të BFI -së ku përcollën vendimet e Kryesisë Qendrore të Haxhit dhe bashkërisht planifikuan ecurinë drejtë realizimit të të njëjtave.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT DRITA FUSHË TOPHANË
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT DRITA FUSHË TOPHANË

Më datë 10 qershor 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Mubera Jashari Asani dhe Arife Iseni anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit "Drita" - Fushë Tophanë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja Nermine Nuhiju. Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.