Wednesday, November 18

Lajme

KRYESIA E HAXHIT REALIZOI MBLEDHJE ME ANËTARËT KRYESISË QENDRORE
Lajme

KRYESIA E HAXHIT REALIZOI MBLEDHJE ME ANËTARËT KRYESISË QENDRORE

Me datë 10 qershor 2024, Kryetari i Haxhit dr. Qenan ef. Ismaili realizoi mbledhje me Kryesinë Qëndrore të Haxhit për të planifikuar hapat konkrete drejt realizimit të Arafatit. Puna kolektive bashkë me koordinatorët e myftinive dhe udhëheqësit e lehtësojnë këtë ecuri fisnike në vendet e shenjta.
MYFTIU MORI PJESË NË PANAIRIN E ORGANIZUAR NGA MINISTRIA E HAXHIT
Lajme

MYFTIU MORI PJESË NË PANAIRIN E ORGANIZUAR NGA MINISTRIA E HAXHIT

Me datë 10 qershor 2024, Kryetari i haxhit dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga h. Idris ef. Idrizi, në emër të Reisul Ulemasë morën pjesë në panairin e organizuar nga Ministria e Haxhit në Arabinë Saudite. Me ç'rast prej së afërmi Myftiu u njoftua për organizimin madhështor të haxhit, përgatiitjet e tyre personale, teknologjitë e ndryshme e shumë gjëra të tjera që mundësojnë një haxh të suksesshëm.
CEREMONI HATME NË XHAMINË DRITA – NIGISHTAN
Lajme

CEREMONI HATME NË XHAMINË DRITA – NIGISHTAN

Me datë 8 qershor 2024 në xhaminë "Drita" - Nigishtan u realizua ceremonia e duasë së hatmes të nxënësve të mektebit të kësaj xhamie. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre që i mësuan tek mualimja Xhemile Idrizi. Në fjalën e rastit Mubera J. Asani në emër të Myftiut uroi nxënësit dhe mualimen për suksesin e arritur dhe më pas nxënësve iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar, ndërsa mualimes një mirënjohje dhe një libër. Kjo ceremoni u përmbyll me duanë e rastit që e bëri Mualimja Xhemile Idrizi.
CEREMONI HATME NË XHAMINË NEXHAT SHAHIN VIZBEG
Lajme

CEREMONI HATME NË XHAMINË NEXHAT SHAHIN VIZBEG

Me datë 8 qershor 2024 në xhaminë "Nexhat Shahin" - Vizbeg u realizua ceremonia e duasë së hatmes të nxënësve të mektebit të kësaj xhamie. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre që i mësuan tek mualimja Rejhane Hasani. Në fjalën e rastit Mubera J. Asani në emër të Myftiut uroi nxënësit dhe mualimen për suksesin e arritur dhe më pas nxënësve iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar, ndërsa mualimes një mirënjohje dhe një libër. Kjo ceremoni u përmbyll me duanë e rastit që e bëri Mualimja Rejhane Hasani.
MYFTIU PËRSHËNDETI HAXHINJËT E RMV-SË
Lajme

MYFTIU PËRSHËNDETI HAXHINJËT E RMV-SË

Me datë 9 qershor 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili me stafin udhëheqës ishte së bashku në ligjeratat e rregullta me haxhinjtë e RMV-së, në cilësinë e kryetarit të Haxhit të sivjetshëm, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i përshëndeti dhe u uroi që të kenë shëndet dhe ibadete të pranuara, ndërsa dr. Islam ef. Islami, drejtor i Medresesë Isa Beu mbajti ligjeratën e rregullt kishtuar haxhinjëve.
MYFTIU TAKOI KRYETARËT E KOMISIONEVE TË HAXHIT
Lajme

MYFTIU TAKOI KRYETARËT E KOMISIONEVE TË HAXHIT

e datë 9 qershor 2024, në hotelin ku qëndrojnë haxhinjtë e RMV-së në Meke, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në rolin e kryetarit të haxhit të sivjemë realizoi takim me përgjegjësit e komisioneve që menaxhojnë në praktikë planin operativ të haxhit 2024. Me qëllim të organizimit të mirëfilltë dhe profesional të haxhit 2024.
TAVAFE VULLNETARE ME HAXHILERËT E SHKUPIT – HAXHI 2024
Lajme

TAVAFE VULLNETARE ME HAXHILERËT E SHKUPIT – HAXHI 2024

Myftinia e Shkupit në mesnatë organizoi tavaf vullnetar në mënyrë të organizuar. Kjo iniciativë që do të përsëritet për çdo natë pas Arafatit, u drejtua nga hoxhallarët dhe mualimeja të cilët mblodhën bashkë haxhinjtë për të shfrytëzuar momentet e qëndrimit në Meke.
LIGJERATA KUSHTUAR HAXHINJËVE TË RMV-SË
Lajme

LIGJERATA KUSHTUAR HAXHINJËVE TË RMV-SË

Me 6 qershor 2024, në mesxhidin e hotelit me një program modest filluan ligjeratat kushtuar haxhinjëve të RMV-së, të njëjtat do të vazhdojnë përgjatë qëndrimit në Meke. Ndërsa, mualimet do të organizojnë programe shtesë e të veçanta dedikuar gjinisë femërore
MYFTIU TAKOI PRODUCENTIN NGA TURKIYE Z. MELIH DEĞIRMENCI
Lajme

MYFTIU TAKOI PRODUCENTIN NGA TURKIYE Z. MELIH DEĞIRMENCI

Me 6 qershor 2024, në zyrat e Myftinisë së Shkupit në Bezisten, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili takoi z. Melih Değirmenci producent nga Türkiye, i shoqëruar nga Nizam Reshit. Gjatë këtij takimi bashkëbiseduan për projektin e filmit që u dedikohet monumenteve historike e që së shpejti do gjirohet në Shkup. Në fund, Myftiu i dhuroi mysafirit një plaketë në shenjë mirënjohje dhe respekti.
ANËTARI MË I RI NË ISLAM DEKLAROI SHEHADETIN PARA MYFTIUT
Lajme

ANËTARI MË I RI NË ISLAM DEKLAROI SHEHADETIN PARA MYFTIUT

Me datë 6 qershor 2024, Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, me kënaqësi priti në zyrën e tij anëtarin më të ri të fesë Islame. Pas një bisede të frytshme me Myftiun, ku diskutuan rreth njohurive për Islamin dhe arsyet për vendimin e tij për pranimin e Islamit, ai me vetëdije dhe bindje të plotë publikisht deklaroi shehadetin dhe e pranoi fenë islame si fe të tij. Lusim All-llahun e Madhëruar që ta begatojë me mirësitë e panumërta të kësaj bote dhe të Ahiretit.