Wednesday, November 18

Lajme

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “FESTA E FITËR BAJRAMIT”
Këshilla e xhumasë, Lajme

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “FESTA E FITËR BAJRAMIT”

Më datë 12 prill 2024, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 223 – në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është Myftiu Dr. Qenan ef. Ismaili, i cili do të ligjërojë në temën: "Festa e fitër Bajramit". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
FESTA E FITËR BAJRAMIT ME NXËNËSIT E MEKTEBEVE
Lajme

FESTA E FITËR BAJRAMIT ME NXËNËSIT E MEKTEBEVE

Më 11 prill 2024, Myftinia e BFI – Shkup manifestoi gëzimin e bajramit me më të mirët e shoqëris sonë - nxënësit e mektebeve. Ky manifestim u realizua së bashku me mualimët e mualimet dhe nxënësit e tyre që u tubuam në sheshin “Skenderbeu” për të ndjekur programin kulturor dhe artistik ku performuan nxënës të mektebeve. Eventin e moderuar nga nxënësja e institutit të hifzit për vajza "Bezisten" Imane Lata, e nderoi edhe Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai me shoqëruesit e tij. Këtë event e hapi nxënësja e mektebit “Ikre” – Saraj me një ashere. Reisul Ulema i BFI të RMV Shaqir ef. Fetai në fjalën e tij pasi përshëndeti këtë manifestim vlerësoi rëndësinë e manifestimeve të këtilla që janë kurorëzim i një angazhimi të vazhdueshëm i mualimëve dhe Myftinisë në përgatitjen dhe ngri...
PRITJA TRADICIONALE “TË BËJMË BAJRAM SËBASHKU”
Lajme

PRITJA TRADICIONALE “TË BËJMË BAJRAM SËBASHKU”

Me 11 prill 2024, Myftinia e BFI - Shkup, organizoi pritjen tradicionale “Të bëjmë bajram sëbashku”. Me këtë solemnitet, Myftinia kurorëzoi angazhimin e suskesshëm të hoxhallarëve, këshilleve të xhamive edhe veprimtarinë e saj gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, në shenjë falenderimi dhe mirënjohje për angazhimin e hoxhallarëve nëpër xhamitë ku kanë shërbyer gjatë muajit të Bekuar të Ramazanit. Në patronazhin e Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili këtë sofër tradicionale e nderuan 350 pjesmarës; hatibë, imamë, studentë dhe këshille të xhamive të rajoneve të Shkupit. Në fjalën e tij, Myftiu vlerësoi kontributin e nëpunësve fetarë gjatë muajit të Ramazanit, gjallërimin dhe ngritjen e ndjenjës fetare që sjell respekt dashuri dhe mirëmbajtje të jetës fetare....
MYFTIU MYSAFIR NË RADIO SHKUPI
Lajme

MYFTIU MYSAFIR NË RADIO SHKUPI

Me datë 9 prill 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në emisionin "Drita e Jetës" nën udhëheqjen e gazetares Valbona Zunçe Pajaziti, për të paraqitur festën e Fitër Bajramit ndërsa emisioni do të transmetohet në ditën e Bajramit.
MYFTIU TAKOI KRYETARIN E SHOQATËS “MIRËSIA”
Lajme

MYFTIU TAKOI KRYETARIN E SHOQATËS “MIRËSIA”

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili mirëpriti në takim z. Abaz Berisha, kryetar i shoqatës "Mirësia" në prag të festës së Bajramit, me ç'rast Myftiu i dorëzoi një sasi të Paketave të Bajramit për fëmijët me nevoja të veçanta. Kryetari i shoqatës z. Abaz Berisha, falenderoi Myftiun për përkrahjen dhe kontributin e dhënë për personat me nevoja të veçanta në prag të festës së Bajramit.
MYFTINISË IU DHURUA DONACION NJË AUTOMJET
Lajme

MYFTINISË IU DHURUA DONACION NJË AUTOMJET

Më 8 prill 2024, Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, në zyrën e tij mirëpriti haxhi Memed Memedovskin së bashku me djemt e tij. Në këto ditë të fundit të muajit Ramazan, ata dhuruan një automjet që do të jetë në shërbim të administratës së Myftinisë së Shkupit. Myftiu, dr. Qenan ef. Ismaili, e falënderoi haxhi Memed Memedovskin për këtë donacion, duke lutur te Allahu i Madhërishëm që t'iu japë bereqet në punë dhe t'i shpërblejë me të mirat e xhenetit!
MYFTIU VIZITOI KLINIKËN UNIVERSITARE PËR SËMUNDJE TË FËMIJËVE DHE INSTITUTIN PËR SËMUNDJE TË MUSHKËRIVE TEK FËMIJËT KOZLE
Lajme

MYFTIU VIZITOI KLINIKËN UNIVERSITARE PËR SËMUNDJE TË FËMIJËVE DHE INSTITUTIN PËR SËMUNDJE TË MUSHKËRIVE TEK FËMIJËT KOZLE

Me 8 prill 2024 në prag të Fitër Bajramit, Myftiu Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga personeli i Myftinisë vizitoi ISHP Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup. Myftiu u mirëprit në një atmosferë të ngrohtë nga drejtori mr. Arkin Jahiji. Me këtë rast të gjithë fëmijëve të shtruar në këtë spital iu shpërndanë 290 Paketa Bajrami. Sot, vizitoi edhe ISHP Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët KOZLE ku u mirëpritëm nga drejtori Tahir Tahiri. Edhe në këtë shtëpi shëndeti Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili sëbashku me drejtorin shpërndanë 73 Paketa Bajrami për të gjithë fëmijët e shtruar në të. Ndjenja për të qenë pranë atyre që kanë nevojë për përkujdejse edhe gjatë festave në formë mirënjohje shprehet në bashkëpunimin korrekt në sh...
VIZITAT E REFERENTËVE TË MYFTINISË GJATË MUAJIT TË RAMAZANIT
Lajme

VIZITAT E REFERENTËVE TË MYFTINISË GJATË MUAJIT TË RAMAZANIT

Në kuadër të aktiviteteve të Myftinisë së BFI - Shkup gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, u realizuan vizita të rregullta xhemateve të xhamive të rajoneve të Shkupit. Nga 31 mars deri më 7 prill 2024, referentët vizituan xhami dhe xhemate në të gjitha rajonet e Myftinisë. Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Karshiakës; Xhamia e f. Çiflig, xhamia Reshadije - Seta Petk, xhamia Fatih Sulltan Mehmed, xhamia Ataullah Hoxha - Studeniçan dhe xhamia e f. Patishka Rekë Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Karadakut; Xhamia e f. Orllancë Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Dërvenit; Xhamia e f. Arnaqi e Epërme, xhamia Hixhri - Kondovë, xhamia e f. Semenisht, xhamia Nur - Bukoviç, xhamia e f. Llaskarcë, xhamia e f. Krushopek dhe xhamia e f. Graçan Xhamitë dhe xhematet e rajonit të...
EMISIONI PËR FËMIJË “FOLEJA”
Lajme

EMISIONI PËR FËMIJË “FOLEJA”

Dje, me datë 6 prill 2024, Myftinia e BFI - Shkup në bashkëpunim me Radio Vatin, realizioi emisionin e fundit për fëmijë të titulluar "Foleja" nën udhëheqjen e mualimes Xheuhere Ramani. Emisione të cilat u realizuan drejtpërdrejtë në valet e Radio Vatit çdo të shtune nga ora 15:00 deri më 16:00, përgjatë muajit Ramazan.
MANIFESTIM QENDROR I GJINISË FEMËRORE NË XHAMINË SULLTAN MURAT
Lajme

MANIFESTIM QENDROR I GJINISË FEMËRORE NË XHAMINË SULLTAN MURAT

Myftinia e BFI -Shkup në bashkëpunim me SHMI Medreseja “Isa Beu”, paralelja e vajzave në Shkup, aktivitetet e saj të radhës me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Mbrëm, me datë 5 prill (e Premte) pas namazit të teravisë, u realizua manifestimi qendror kushtuar Natës së Kadrit në xhaminë "Sulltan Murat", të udhëhequra nga profesoreshat e Medresesë Isa Beu - paralelja e vajzave - Shkup. Programi filloi me moderimin e nxënëses Sara Demiri. Programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive të bukura dhe recitaleve. Ndërsa, duan e kësaj nate të madhe e bëri hfz. Selvije Dardhishta Shakiri.