Wednesday, November 18

Lajme

MYFTIU MORI PJESË NË EMISIONIN E TVM2
Lajme

MYFTIU MORI PJESË NË EMISIONIN E TVM2

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili ishte pjesë e emisionit në TVM2, të udhëhequr nga gazetarja Zërijeta Jahjaga. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili emisionin e realizoi në çarshinë e bukur të Shkupit, ku paraqiti para besimtarëve kuptimin e Fitër Bajramit. Emision ky i cili do të transmetohet në ditën e parë të Bajramit.
MYFTIU MIRËPRITI HAFIZ NUMAN SELAMI DHE HAFIZ MAHMUT SAĞIR
Lajme

MYFTIU MIRËPRITI HAFIZ NUMAN SELAMI DHE HAFIZ MAHMUT SAĞIR

Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në zyren e tij në "Bezisten" mirëpriti hfz. Numan Selamin imamin e xhamisë "Murat Pasha" dhe hfz. Mahmut ef. Sağır nga Republika Turkiye. Përgjatë muajit të bekuar të Ramazanit, hafizlerët u kujdesën për faljen e namazit të teravisë me hatme, që njëherit është synim i Myftinisë, kultivimi i traditës së faljes së namazit të teravisë me hatme në Xhaminë “Murat Pasha” të Çarshisë së Shkupit. Në një bisedë të këndshme Myftiu shprehu mirënjohje dhe iu dorëzoi nga një dhuratë në shenjë respekti për angazhimin e tyre. Në emrin e tij dhe në emër të Myftinisë së Shkupit, Myftiu falenderoi hafizlerët që me përkushtim e bartën këtë amanet.
MANIFESTIMI I NATËS SË KADRIT NË XHAMINË “MUSTAFA PASHA” – SHKUP
Lajme

MANIFESTIMI I NATËS SË KADRIT NË XHAMINË “MUSTAFA PASHA” – SHKUP

Me datë 5 prill 2024, në xhaminë e Musatafa Pashës, Myftinia e Shkupit organizoi manifestimin qendror kushtuar Natës së Kadrit. Në prezencë të Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai me bashkëpuntorët e tij, drejtorit të Medresesë Isa Beu dr. Islam ef. Islami, hoxhallarëve, hafizlerëve dhe shumë xhematlinjëve që kishin stërmbushur xhaminë brenda dhe oborin saj, besimtarët të përkushtuar në adhurim për hir të natës së Kadrit. Në fillim para namazit të teravisë, me zërat e tyre të bukur freskuan xhematin e pranishëm nxënësit e Institutit të hifzit për djem "Hafiz Ismail efendiu". Programi vazhdoi me këshilla pas çdo katër rekateve të namazit të teravisë që e udhëhiqej nga hfz. Fatih ef. Derdiyok. Këshillat i filloi hatibi h. Abdusamed ef. Zekiri për të vazhduar në gjuhën turke imami hfz....
KUIZI ISLAM I DITURISË NË XHAMINË REZISTENCA – HARAÇINË
Lajme

KUIZI ISLAM I DITURISË NË XHAMINË REZISTENCA – HARAÇINË

Me 5 prill 2024, Sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati i shoqëruar nga referenti i Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani, morën pjesë në kuizin islam të diturisë me nxënësit e mektebit të xhamisë "Rezistenca" - Haraçinë, të organizuar nga mualimi i xhamisë h. Ali ef. Sadiku. Sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati bëri shpërndarjen e mirënjohjeve për garuesit e kuizit islam të diturisë ndërsa nga hutbeja përcolli mesazhin e xhumasë.
MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “XHEDID ISA BEU” – SERAVË
Lajme

MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “XHEDID ISA BEU” – SERAVË

Me 5 prill 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referenti i Myftinisë h. Ali ef. Ziberi, vizitoi xhematin e xhamisë "Xhedid Isa Beu" - Seravë. Është kjo vizitë në vazhdën e aktiviteteve që realizon Myftiu nëpër xhematet e rajoneve të Myftinisë. Në këtë vizitë Myftiu në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore u prit nga hatibi i xhamisë h. Rijad ef. Kalisi, këshilli i kësaj xhamie dhe xhematlinj të pranishëm. Me këtët rast, nga minberi Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë.
DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË SË RE – ÇAIR
Lajme

DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË SË RE – ÇAIR

Me 4 prill 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë së Re në Çair nga mualimja Mubera J. Asani. Mualimja u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve. Xheuhere Ramani në fjalën e rastit në emër të Myftiut uroi nxënëset për përfundimin e hatmes dhe mësimin e çështjeve elementare të mësimbesimit islam, ndërsa Arife Iseni bëri shpërndarjen e certifikatave për nxënësit dhe mualimes Mubera J. Asani i dhuroi mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë. Duan e hatmes e bëri mualimja e xhamisë Mubera J. Asani. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gjitha dëshirat e hajrit.
LIGJËRATA DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË XHAMINË FETAH EFENDI – BUTEL DHE NË XHAMINË “HAXHI HAJREDIN” – SERAVË
Lajme

LIGJËRATA DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË XHAMINË FETAH EFENDI – BUTEL DHE NË XHAMINË “HAXHI HAJREDIN” – SERAVË

Myftinia e BFI -Shkup në bashkëpunim me SHMI Medreseja “Isa Beu”, paralelja e vajzave në Shkup, aktivitetet e saj të radhës me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Sot, me datë 4 prill (e Enjte), nxënëset e kësaj shkolle filluan me praktikën e Ramazanit në xhaminë "Fetah Efendi" - Butel, të udhëhequra nga prof. Nurtene Shehi Sakipi dhe të mirëpritura nga mualimja e xhamisë prof. Naxhije Bakija. Programi filloi me moderimin e nxënëses Fatime Ismaili. Më pas programi vazhdoi me ligjëratën nxënësja Zehra Kadriu. Programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive të bukura dhe recitaleve. Ndërsa, duaja dhe fjala kryesore i takoi prof. Nurtene Shehi Sakipi. Poashtu aktivitet kushtuar gjinisë femërore u realizua edhe në xhaminë "Haxhi Hajredin" nën udhëheqje ...
MIRËNJOHJE PËR PËRKRAHËSIT E JETËS FETARE
Lajme, Uncategorized @sq

MIRËNJOHJE PËR PËRKRAHËSIT E JETËS FETARE

Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, në zyren e tij mirëpriti në takim dy dashamirë të jetës fetare që ndanë nga pasuria dhe në formë të drejtëpërdrejt përkrahën projektet e Myftinisë së Shkupit përgjatë vitit 2023. Myftiu iu dhuroi mirënjohje dhe i falenderoi për kontributin e dhënë në shërbim të jetës fetare duke i informuar për së afërmi me aktivitetet e realizuara dhe planet e radhës. Allahu xh.sh ua shtoftë bereqetin dhe mirësitë e kësaj bote e botës tjetër !
LIGJËRATA DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË XHAMINË E F. GRUSHINË DHE NË XHAMINË “REZISTENCA” – HARAÇINË
Lajme

LIGJËRATA DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË XHAMINË E F. GRUSHINË DHE NË XHAMINË “REZISTENCA” – HARAÇINË

Myftinia e BFI -Shkup në bashkëpunim me SHMI Medreseja “Isa Beu”, paralelja e vajzave në Shkup, aktivitetet e saj të radhës me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Sot, me datë 3 prill (e Mëkurë), nxënëset e kësaj shkolle filluan me praktikën e Ramazanit në xhaminë e f. Grushinë, të udhëhequra nga prof. Hyrijete Gajni dhe të mirëpritura nga mualimja Melek Bislimi. Programi filloi me moderimin e nxënëses Azra Hirda. Më pas programi vazhdoi me ligjëratën e nxënëset Sara Qaili dhe Alma Jashari. Programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive të bukura dhe recitaleve. Ndërsa, duaja dhe fjala kryesore i takoi prof. Hyrijete Gajni. Poashtu aktivitet kushtuar gjinisë femërore u realizua edhe në xhaminë "Rezistenca" nën udhëheqje të prof. Munevere Dauti dhe ...
MYFTINIA NIKOQIRE E DELEGACIONIT TË RIJASETIT TË BASHKËSISË FETARE ISLAME
Lajme

MYFTINIA NIKOQIRE E DELEGACIONIT TË RIJASETIT TË BASHKËSISË FETARE ISLAME

Më datë 3 prill 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili mirëpriti përfaqësuesit e delegacionit të Rijasetit të BFI-së të kryesuar nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu me bashkëpunëtorët e tij, të cilat vizituan shumë xhami në katër rajonet e Myftinisë së Shkupit. Nga delegacioni i Rijasetit të BFI - së u vizituan: h. Fejzulla Sadiki - xhamia “Ikre”, Saraj; mr. Femi ef. Ebibi - xhamia “Husein Shah”, Saraj; mr. Fadil ef. Ramadani - xhamia "Hixhri", Kondovë; h. Fidush ef. Ibrahimi - xhamia "Me dy minare", Vizbeg; mr. Fati ef. Azizi - xhamia “Xhedid Isa Beg”, Seravë; prof. dr. Naser ef. Ramadani - xhamia “Me dy minare”, Saraj; h. Nesip ef. Demiri - xhamia Moranë; prof. Avni ef. Neziri - xhamia “Haxhi Muhjidin", Seravë; prof. Ferdi ef. Iseni - xha...