Tuesday, November 17

Uncategorized @sq

DOLI NGA SHTYPI REVISTA PËR FËMIJË “HËNËZA”
Uncategorized @sq

DOLI NGA SHTYPI REVISTA PËR FËMIJË “HËNËZA”

Në vazhdën e aktiviteteve të Myftinisë së BFI – Shkup në shërbim të jetës fetare doli nga shtypi revista për fëmijë “Hënëza”. Është kjo revistë që i dedikohet fëmijëve, ardhmërisë sonë dhe përmbushje e një obligimi që kemi ndaj tyre. Revista është emëruar “HËNËZA” me shpresë se sadopak do të ndriçojë mendjet dhe zemrat e çiltra të fëmijëve dhe një mundësi që përmes temave të përzgjedhura të shfrytëzojnë kohën, të zhvillohen shëndetshëm dhe të argëtohen gjatë rrugëtimit nëpër faqet e saj përplot ilustrime. Në revistë fëmijët do të gjejnë mësime mbi besimin, etikën, porosi kuranore, rrëfime nga jeta e Muhamedit a.s., tema të sjelljes së mire, aktivitete të nxënësve të mektebeve si dhe shumë mësime tjera me njohuri të përgjithshme dhe këndin e argëtimit. Në brendi kemi e...
CEREMONIA E HATMES NË KONDOVË
Uncategorized @sq

CEREMONIA E HATMES NË KONDOVË

Më 17 mars 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI - Shkup së bashku me sekretarin mr. Nexhmi ef. Ferati dhe Fejsall ef. Kadriu ishte në mesin e xhematit të xhamisë "Hfz. Halil ef. Ibrahimi" në Kondovë me rastin e duasë së hatmes të 15 nxënësve të mektebit të kësaj xhamie. Në këtë ceremoni nxënësit që kanë ndjekur mësimet tek mualimi Nevzat ef. Ameti shpalosën njohuritë e tyre të mësimbesimit, kënduan Kuran dhe ilahi e më pas Myftiu iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar. Me këtë rast, hatibit të ri Nusret ef. Fazliu, Myftiu i dorëzoi Vendimin e punës - Dekretin dhe nga minberi përcolli mesazhin e xhumasë.    
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “OBLIGIMET E MUSLIMANIT NDAJ VËLLAUT MUSLIMAN”
Uncategorized @sq

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “OBLIGIMET E MUSLIMANIT NDAJ VËLLAUT MUSLIMAN”

Më 17 mars 2023, me fillim në ora 11:30 u transmetua edicioni i 172 - në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni ishte Elez ef. Aliu, i cili ligjëroi në temën: "Obligimet e muslimanit ndaj vëllaut musliman". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.
Uncategorized @sq

PJESËMARRËSIT NË TRAJNIMIN PËR BUKURKËNDIM TË EZANIT NISËN EKSKURSIONIN DISADITOR

Më 16 mars 2023 pas namazit të jacisë pjesëmarrësit në trajnimin për bukurkëndim të ezanit nisën ekskursionin disa ditor për në Bursa të Republikës së Turqisë. Ky ekskursion vjen pas një trajnimi njëmujor për bukurkëndim të ezanit që e realizoi Myftinia e BFI – Shkup në xhaminë “Kasim Beu”. Këtë ekskursion e udhëheq përgjegjësi i trajnimit, referenti për arsim në Myftininë e Shkupit hfz. Irfan Sulejmani dhe trajnuesi hfz. Fatih Derdiyok.
MYFTIU TAKOI ISH MUTEVELIUN E XHAMISË MUSTAFA PASHA
Uncategorized @sq

MYFTIU TAKOI ISH MUTEVELIUN E XHAMISË MUSTAFA PASHA

Më15 mars 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup në zyren e Myftinisë takoi z. Selajdin Manin të shoqëruar nga z. Nimetulla Ibishi për t’i dorëzuar mirënjohje për kontributin shumëvjeçar si muteveli në xhaminë “Mustafa Pasha”. Myftiu poashtu i ndau mirënjohje post mortum edhe anëtarit të këshillit të kësaj xhamie Nuredin Mustafa për kontributin e tij shumëvjeçar që ia dorëzoi z. Nimetulla Ibishit.
Uncategorized @sq

MYFTIU NIKOQIR I Z. MUSTAFA MESTEN DHE HFZ. FATIH DERDIYOK

Më 16 janar 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI - Shkup dr. Qenan ef. Ismaili ishte nikoqir i mysafirëve të çmuar z. Mustafa Mesten, atashe për çështje fetare në ambasadën e Turqisë dhe hfz. Fatih Derdiyok imam në Xhaminë Mustafa Pasha. Në takimin me mysafirët, Myftiu diskutoi për çështje të interesit të përbashkët, projektet që planifikohen të realizohen bashkarisht së shpejti si dhe në përgjithësi për bashkëpunim në të ardhmen.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT “TUBA” – FUSHË TOPHANË
Uncategorized @sq

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT “TUBA” – FUSHË TOPHANË

E mërkurë, më datë 03 gusht 2022, Komisioni për Vlerësim të nxënësve të mektebit Mubera J. Asani dhe Arife Iseni anëtare e komisionit; vizituan nxënësit e mektebit "Tuba" - Fushë Tophanë. Përgjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Haxhere Veseli Sulooxha. Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë mualimen Haxhere Veseli Sulooxha për kontributin dhe sakrificën e saj gjatë gjithë këtij procesi, ndërsa, nxënësve u dëshirojmë shëndet e suksese të mëtutjeshme!
MANIFESTIMI I DUASË SË HATMES NË XHAMINË E FSHATIT LLOKË
Uncategorized @sq

MANIFESTIMI I DUASË SË HATMES NË XHAMINË E FSHATIT LLOKË

Më 30 korrik 2022 (e premte) para namazit të ikindisë, në xhaminë e fshatit Llokë u organizua duaja e hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit të kësaj xhamie. Në prani të një numri mjaft të madh të xhematit, familjarëve të nxënësve e hoxhallarë, këtë ceremoni rasti e nderoi Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga H. Fejsall ef. Kadriu, referent i Vakëfit dhe Hfz. Irfan ef. Sulejmani, referent i sektorit të Arsimit Fetar, ku u mirëpritën nga këshilli i xhamisë dhe mualimi Shaban ef. Tairi i cili falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesmarrjen e tyre në këMANIFESTIMI I DUASË SË HATMES NË XHAMINË E FSHATIT LLOKË Më 30 korrik 2022 (e premte) para namazit të ikindisë, në xhaminë e fshatit Llokë u organizua duaja e ha...
MYFTINIA E SHKUPIT FILLOI ME KONTROLLIMIN SISTEMATIK MJEKËSOR TË NËPUNËSVE FETARË
Uncategorized @sq

MYFTINIA E SHKUPIT FILLOI ME KONTROLLIMIN SISTEMATIK MJEKËSOR TË NËPUNËSVE FETARË

Në prezencë të Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili dhe drejtorit të Institutit të Mjekësisë së Punës, z. Aziz Maksuti sot, 30 maj 2022, në hapësirat e Institutit nis me kontrollimin sistematik mjekësor të të gjithë nëpunësve fetarë; hatibëve, imamëve, muezinëve, mualimëve, mualimeve dhe stafit operativ. Me këtë, Myftinia e Shkupit synon për një mirëqenie më të mirë shëndetësore të nëpunësve fetarë, ngritjen e performancës dhe efikasitetit të kryerjes së detyrës ku përmes kontrollimit sistematik shëndetësor do të arrihet ekzaminimi mjekësor, kryerja analizave dhe kontrolleve mjekësore, sipas kritereve mjekësore të përcaktuara nga Instituti i Mjekësisë së Punës.