Tuesday, November 17

Uncategorized @sq

MYFTIU REALIZOI TAKIM ME UDHËHEQËSIN E HAXHINJËVE TË SHKUPIT
Uncategorized @sq

MYFTIU REALIZOI TAKIM ME UDHËHEQËSIN E HAXHINJËVE TË SHKUPIT

Me datë1 korik 2023, u realizua takim me udhëheqësit e haxhilerëve të Shkupit, në këtë takim u bisedua ecuria e planit për haxhin 2023, plan ky i cili është pregaditur para se të nisen në këtë udhëtim, Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili shprehi falenderime për seriozitetin e udhëheqësis në realizimin e detyrave dhe shërbimin që kanë ofruar për haxhinjët. Njëashtu në këtë mbledhje u bisedua edhe për aktivitetet dhe vizitat të cilat do të realizohen në ditët në vazhdim deri sa haxhinjët do të qëndrojnë në Meke.
MYFTIU BASHKË ME KRYESIN E HAXHIT NË TAKIM ME KRYETARIN E DIYANETIT TË TURQISË
Uncategorized @sq

MYFTIU BASHKË ME KRYESIN E HAXHIT NË TAKIM ME KRYETARIN E DIYANETIT TË TURQISË

Me datën 1 korrik 2023, kryetari i haxhit, Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, zv. kryetarin e haxhit, Myftiun e Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, si dhe sekretarin e përgjithshëm të BFI-së, H. Irsal ef. Jakupi, me kënaqësi pranuan ftesën e kryetarit të Diyanetit, prof. dr. Ali Erbash. Në këtë mbledhje, u prezantuan udhëheqës fetarë nga e gjithë bota, të cilët ndodhen në haxhin e vitit 2023.
FILLOI SEANCA E PARË DËGJIMORE E HAFIZIT JUSUF ASANI
Uncategorized @sq

FILLOI SEANCA E PARË DËGJIMORE E HAFIZIT JUSUF ASANI

Me datë 1 korrik 2023 në hapsirat e institutit të hifzit "Ismail Efendiu" në prezencë të komisionit të hifzit pranë Myftinisë së Shkupit, filloi seanca e parë dëgjimore e kandidatit për hafiz Jusuf Asani. Sekretari i Myftinisë Mr. Nexhmi ef. Ferati në emër të Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili përshëndeti të pranishmit me një fjalim rasti duke e lutur Allahun e Lartëmadhëruar që hafizit të ri t'i jep shëndet dhe t'i ndihmojë deri në dëgjimin komplet të Kuranit Famëlartë. Hafizi në fjalë hifzin e mësoi te hoxha hfz. Ejup ef. Kadrijevski. Allahu e shpërbleftë muhafizin dhe ia kompensoftë në dy botët. Seanca dëgjimore e hifzit do të vazhdojë ditën e hënë insha Allah.
SHPËRNDARJA E MISHIT TË KURBANAVE NË RAJONIN E KARADAKUT
Uncategorized @sq

SHPËRNDARJA E MISHIT TË KURBANAVE NË RAJONIN E KARADAKUT

Me datë 30.06.2023, dita e tretë e Kurban-Bajramit - ditë feste, ndërsa për neve - ditë pune, ditë angazhimi, ditë e kryerjes së amanetit kundrejt besimtarëve. Gjatë ditës së sotme, u shpërndanë pako me mish kurbani në 23 xhamia të rajonit të karadakut. Në koordinim me këshillet e xhamive të Shkupit, familjeve me status të rrezikuar social, u është dhuruar mishi i kurbaneve të cilët i kanë tejkaluar nevojat e kuzhinës së Medresesë “Isa Beu”. Si çdo vit, në të katër rajonet, aksionin e kanë udhëhequr referentët e rajoneve përkatëse në bashkëpunim me hoxhallarët dhe përfaqësuesit e këshilleve të xhamive tona të cilët e shpërndanë mishin e kurbanit bazuar në listat përpiluara paraprakisht, me qëllim që mishi i kurbanit të arrijë në familijet me status të rrezikuar social. Allahu u...
FILLOI SHPËRNDARJA E MISHIT TË KURBANAVE
Uncategorized @sq

FILLOI SHPËRNDARJA E MISHIT TË KURBANAVE

Me 29.06.2023, dita e dytë e Kurban-Bajramit - ditë feste, ndërsa për neve - ditë pune, ditë angazhimi, ditë e kryerjes së amanetit kundrejt besimtarëve. Gjatë ditës së sotme, u shpërndanë mbi 1080 pako me mish kurbani në tre rajonet e Myftinisë; qytet, dërven dhe karshiak, për personat me nevoja të veçanta në Sos Vita dhe Mirësia, ndërsa ditën e nesërme (e xhuma) do të shpërndahen në rajonin e karadakut. Në koordinim me këshillet e xhamive të Shkupit, familjeve me status të rrezikuar social, u është dhuruar mishi i kurbaneve të cilët i kanë tejkaluar nevojat e kuzhinës së Medresesë “Isa Beu”. Si çdo vit, në të katër rajonet, aksionin e kanë udhëhequr referentët e rajoneve përkatëse në bashkëpunim me hoxhallarët dhe përfaqësuesit e këshilleve të xhamive tona të cilët e shpërndanë mishin...
INTERVISTA E MYFTIUT TË SHKUPIT NË TV ALSAT
Uncategorized @sq

INTERVISTA E MYFTIUT TË SHKUPIT NË TV ALSAT

Me datë, 28 qershor 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili u intervistua në TV Alsat nga vendi i bekuar i Mekes. Myftiu në këtë intervistë sqaroi ecurinë e Haxhit 2023. Myftiu theksoi se gjithçka po shkon sipas planit dhe haxhilerët janë të kënaqur me kushtet e ofruara. Sot, ata janë kthyer në hotel pas hedhjes së guralecëve në Mina pasi kanë kryer ibadetet dhe rregullat e haxhit. Në ditën e festës së Kurban Bajramit, mbizotëron gëzimi, pasi ata kanë plotësuar me përpikëri të gjitha obligimet në lidhje me haxhin. Gjithashtu nga vendi i shenjtë uroi edhe teleshikuesit për festën e Kurban Bajramit. Njëherit Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili është edhe kryetar i të gjithë haxhilerëve të haxhit 2023.
FILLOI THERJA E KURBANËVE
Uncategorized @sq

FILLOI THERJA E KURBANËVE

Me datë, 28 qershor 2023, në ditën e parë të Kurban Bajramit, nën organizimin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV- së, gjegjësisht Myftinisë së Shkupit ka filluar therrja e kurbanëve në hapësirat e thertoreve në të cilat paraprakisht nga BFI janë të autorizuara për therrjen e kurbanëve. Pas faljes së namazit të Kurban Bajramit, anëtarët e komisionit për organizimin dhe vëzhgimin e therrjes së kurbanëve morën pjesë në fillimin e procesit në fjalë, të cilët duke lexuar emrat e të gjithë atyre që kurbanët e tyre i'a besuan Myftinisë së Shkupit. Në ditët në vijim do të bëhet edhe shpërndarja e mishit në gjitha rajonet e Myftinisë së Shkupit.
LIGJERATË FETARE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË HASANBEG DHE HARAÇINË
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h, Uncategorized @sq

LIGJERATË FETARE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË HASANBEG DHE HARAÇINË

 Më 5 prill 2023, Myftinia e BFI – Shkup në bashkëpunim me Medresenë Isa Beu - paralelja e vajzave në vazhdën e aktivitetetve të muajit të shenjtë të Ramazanit realizoi ligjeratë dedikuar gjinisë femërore në Hasanbeg dhe Haraçinë. Programi që u realizua në xhaminë e Dëshmorëve në Hasanbeg u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të interpretuar nga Fatime Demiri. Të udhëhequra nga prof. mr. Nurten Shehi Sakipi, nxënëset Dhikra Bajrami dhe Suhejla Abdullahi zhvilluan temat “Gruaja në Islam” dhe "Ramazani dhe Kurani". Me temë kryesore u praqit prof. mr. Nurten Shehi Sakipi. Programi që u realizua në xhaminë “Rezistenca” në Haraçinë u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të imterpretuar nga Zylfije Kadriu. Të udhëhequra nga prof. mr. Nehal Ibrahimi, nxënëset Hansa Demiri dhe Aishe ...