Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

GRUPI I PARË I HAXHILERËVE TË SHKUPIT ARRITËN NË VENDLINDJE
Lajme

GRUPI I PARË I HAXHILERËVE TË SHKUPIT ARRITËN NË VENDLINDJE

Me 3 korrik 2024, grupi i parë i haxhinjve arriti në aeroportin e Shkupit, ku u mirëpritën nga Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili dhe operativa e Myftinisë. Ata u dëshiruan mirëseardhje në vendlindje me lutje që haxhi i tyre të jetë i pranuar. Haxhinjtë shëndosh e mirë arritën tek familjet e tyre, të cilët përplot me emocione kishin dalur për t'i pritur. Lusim Allahun Fuqiplotë që haxhin dhe gjitha ibadetet t'ua ketë pranuar.
NAMAZI I SABAHUT ME HATME NË XHAMINË E ÇAIRIT
Lajme

NAMAZI I SABAHUT ME HATME NË XHAMINË E ÇAIRIT

Me 3 korrik 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili pas namazit të sabahut i dorëzoi mirënjohje hfz. Avni ef. Asanit - imam në xhaminë e Çairit, i cili udhëheq në faljen e namazit të sabahut me hatme dhe sot pas një viti e tetë muaj e përfundoi hatmen e Kur'anit. E Lusim Allahun e Madhërishëm që hafizit t'i jep shëndet dhe suksese të mëtutjeshme.
FILLOI KURSI VEROR I KURANIT
Lajme

FILLOI KURSI VEROR I KURANIT

Më 2 korrik 2024, në hapësirën e Kapan Hanit, nën organizimin e Myftinisë së Shkupit me një program modest në prezencë të koordinatores së Medresesë mr. Nurtene Sakipi Shehu, prindërve dhe nxënësve, filloi kursi veror i Kur'anit me moton "Modeli Im, Pejgamberi Im". Në fillim përgjegjësja e kursit veror të Kur'anit mualime Arife Iseni, përshëndeti të pranishmit dhe tregoi ecurinë e organizimit të kursit veror 2024. Mestjerash, përgjegjësja falenderoi Myftininë e Shkupit për përkrahjen e dhënë në realizimin e këtij projekti shumë fisnik. Fjala e rastit i takoi Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, ku falenderoi prindërit që vendosën që fëmijët e tyre t'i lënë amanet Myftinisë së Shkupit dhe siguroi se ata janë në duar të sigurta, ndërsa nxënësve u uroi suksese në mësime. Mësimin...
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË NEREZ I POSHTËM
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË NEREZ I POSHTËM

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Muberah Jashari Asani dhe Arife Iseni anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë Nerez i poshtëm Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja Semra Kurtish. Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
HAXHINJTË E SHKUPIT VIZITUAN VENDE TË RËNDËSISHME PËRRETH XHAMISË PEJGAMBERIT A.S
Lajme

HAXHINJTË E SHKUPIT VIZITUAN VENDE TË RËNDËSISHME PËRRETH XHAMISË PEJGAMBERIT A.S

Me datë 28 qershor 2024, haxhinjtë e Shkupit vizituan vende të rëndësishme në historinë Islame në qytetin e Medines, ata vizituan disa vende në afërsi të xhamisë së Pejgamberit alejhi selam. Filluan me Mesxhid Ali, pastaj vizituan Mesxhid Gamame dhe Mexhid Ebu Bekr. Pas kësaj, vazhduan tek varezat Xhennetul Bekije, aty ku shumica e shokëve të Pejgamberit alejhi selam janë të varrosur. Në fund, haxhinjtë vizituan varrin e Muhammedit, alejhi selam.
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “ISLAMI FE MADHËSHTORE”
Lajme

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “ISLAMI FE MADHËSHTORE”

Më datë 28 qershor 2024, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 233 – në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është h. Shpend ef. Zeneli, i cili do të ligjërojë në temën: "Islami fe madhështore". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT “DRITA ISLAME” – STUDENIÇAN
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT “DRITA ISLAME” – STUDENIÇAN

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Muberah Jashari Asani dhe Arife Iseni anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit " Drita Islame" - Studeniçan Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja Hfz. Fevzije Osmani. Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË KOLIÇAN I POSHTËM
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË KOLIÇAN I POSHTËM

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Muberah Jashari Asani dhe Arife Iseni anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë Koliçan i poshtëm Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja Azra Pajazitovska. Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
TAVAFI LAMTUMIRËS I HAXHINJËVE TË SHKUPIT
Lajme

TAVAFI LAMTUMIRËS I HAXHINJËVE TË SHKUPIT

Me datë 26 qershor 2024, grupi i haxhinjëve nga Shkupi për momentin janë duke realizuar tavafin lamtumirës pranë Qabes së bekuar, nga dita e nesërme fillojnë udhëtimet drejtë Medines së Muhamedit a.s. E lusim Allahun e Madhërishëm që gjitha ibadetet e haxhinjëve në Qaben e Bekuar të jenë të pranuara.