Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “ADHURIMET KRYESORE TË ZEMRËS DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN E BESIMTARIT”
Këshilla e xhumasë

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “ADHURIMET KRYESORE TË ZEMRËS DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN E BESIMTARIT”

Më datë 3 maj 2024, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 226 –të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është H. Amir ef. Mamuti, i cili do të ligjërojë në temën: "Adhurimet kryesore të zemrës dhe ndikimi i tyre në jetën e besimtarit". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
TABELA E FITRAVE DHE ZEQATIT
Lajme

TABELA E FITRAVE DHE ZEQATIT

Myftinia e BFI - Shkup me rritje prej 12.2%, nga viti paraprak në të hyrat nga Sadekatul Fitri dhe Zeqati në Myftininë e Shkupit (9.4% nga Fitrat dhe 22.4% nga Zeqati), edhe këtë vit listën Myftinia e Shkupit e bën publike edhe para besimtarëve të Shkupit duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e dhënë atyre dhe gjithë nëpunësve fetarë dhe këshilleve të xhamive. Mjete këto që nëpërmjet xhirollogaris bankare dorëzohen për mirëmbajtjen e medresesë “Isa Beu” dhe FSHI - në. All-llahu ua pranoftë dhe shtoftë bereqetin!
MBLEDHJA E NJËMBËDHJETË ME ANËTARËT E MYFTINISË
Lajme

MBLEDHJA E NJËMBËDHJETË ME ANËTARËT E MYFTINISË

Me 30 prill 2024, Myftinia e BFI – Shkup realizoi mbledhjen e rregullt, të njëmbëdhjetën me radhë me anëtarët e Myftinisë së Shkupit që e kryesoi Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili. Mbledhja u hap me një ashere të kënduar nga Emran ef. Hoxha dhe më pas Myftiu paraqiti pikat e rendit të ditës. Pas miratimit u lexua procesverbali i mbledhjes paraprake i cili njëzëri u miratua. Pas diskutimit rreth pikave të rendit të ditës Anëtarët e Myftinisë u informuan, aprovuan dhe miratuan si më poshtë: Raporti i aktiviteteve të Ramazanit 2024 Evidentimi dhe arkivimi i raportit për mosrespektimin e vendimeve të Myftinisë së Shkupit Raporti i detajuar finaciar i projektit të Ramazanit në vlerë prej 52.941 €, që i njejti u mbulua nga afaristët dhe përkrahësit e Myftinisë së Shkupit Raporti...
PËRFUNDUAN SEANCAT E DËGJIMIT TË KANDIDATES PËR HAFIZE RABIJE AVDIU
Lajme

PËRFUNDUAN SEANCAT E DËGJIMIT TË KANDIDATES PËR HAFIZE RABIJE AVDIU

Më datë 29 prill 2024, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e fundit të dëgjimit të kandidates për hafize Rabije Avdiu. Përfaqësuesja e Myftinisë gjatë seancave të hifzit hfz. Kadrije Sulejman, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizin dhe hafizen për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizes, ndërsa hafizes i uroi suksese dhe shëndet të plotë. Seancat e dëgjimit u zhvilluan në mektebin e xhamisë së Re në Çair para anëtarëve të komisionit të hifzit me një prezencë të xhematlinjëve mysafirë. Komisioni i hifzit në përbërje: Hfz. Munevere Murtezi Hfz. Selvije Shakiri Hfz. Nehal Ibrahimi Përndryshe, hafizja Rabije Avdiu hifzin e kreu tek muhafizi h. Ramadan ef. Hajredini....
MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË KUDRET – PAGARUSHË
Lajme

MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË KUDRET – PAGARUSHË

Më 26 prill 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referenti i Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani, përzgjodhi xhaminë "Kudret" të fshatit Pagarushë që të përcjellë mesazhin e hytbes së xhumasë, ku u mirëpriten nga këshilli dhe xhemati i xhamisë. Myftinia e Shkupit bashkë me dashamirë do të vazhdojë të e përkrahë meterialisht këtë xhami, që ezani të vazhdojë e kurr mos të ndalet.
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “AKIKA DHE DISPOZITA E SAJ”
Këshilla e xhumasë

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “AKIKA DHE DISPOZITA E SAJ”

Më datë 26 prill 2024, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 225 – në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është H. Orhan ef. Sali, i cili do të ligjërojë në temën: "Akika dhe dispozita e saj". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
FURNIZOHEN ME MUS’HAFA PESË MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Lajme

FURNIZOHEN ME MUS’HAFA PESË MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Referentët për arsim fetar pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe h. Ali ef. Ziberi me kërkesë të mualimëve realizuan shpërndarjen e 91 Mus'hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit; Xhamisë "Haxhi Sabri" - Batincë, mualim Llokman ef. Abdullai; Mektebi i xhamisë "Nur" - Shuto Orizare, mualim Reshat ef. Hoxha; Mektebi i xhamisë "Mehmed ef. Sadik" - Vizbeg, mualim Xhevahir ef. Kamberi; Mektebi i xhamisë Maja e zezë; mualim Xhevxhet ef. Asanovski; Mektebi i xhamisë me Dy minare - Saraj, mualim Muhamed ef. Tahiri. Allahu i shpërbleftë mualimët për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese.
KANDIDATJA PËR HAFIZE NEAL RAMANI KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT
Lajme

KANDIDATJA PËR HAFIZE NEAL RAMANI KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT

Me 23 prill 2024, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit në hapësirat e Myftinisë zhvilloi provimin e hifzit për kandidaten Neal Ramani. Anëtaret e komisionit vlerësuan se kandidatja kaloi provimin fillestar dhe mund të fillojë me seancat dëgjimore ditëve në vijim, ku radhazi do të dëgjohen 30 xhuz. Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të anëtareve të komisionit të hifzit dhe një përfaqësuese të Myftinisë së Shkupit. Neal Ramani hifzin e kreu pranë muhafizes Nehal Ibrahimi.
PROMOVIMI I PULLËS POSTARE ME FOTON E BURMALI XHAMISË
Lajme

PROMOVIMI I PULLËS POSTARE ME FOTON E BURMALI XHAMISË

Me 19 prill 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati dhe referenti hfz. Irfan ef. Sulejmani morën pjesë në eventin e organizuar nga Instituti i Trashigimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve me rastin e promovimit të pullës postare me foton e Burmali xhamisë, inciativ kjo e aprovuar nga Posta e Maqedonisë së Veriut. Në fillim për iden dhe qëllimin e kësaj iniciative me fjalë përshëndetëse u paraqit drejtori i ITSHKSH-së prof. dr. Skender Asani, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili shprehu mirënjohje për këtë nismë dhe gadishmëri për hapa të përbashkëta në të ardhmen, drejtori i fillatelis pranë Postës së Maqedonisë së Veriut z. Gani Dardhishta dha të dhëna rreth kësaj pulle postale dhe në fund dr. Zeqirja Ibrahimi ...
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “KURANI TË FORMON”
Këshilla e xhumasë

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “KURANI TË FORMON”

Më datë 19 prill 2024, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 224 – në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është H. Sadush ef. Tahiri, i cili do të ligjërojë në temën: "Kurani të formon". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!