Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

DUA HATME NË MEKTEBIN  E XHAMISË “SFILLARE E EPËRME”
Arsimi, Ceremoni hatme, Lajme

DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË “SFILLARE E EPËRME”

Me 24 janar 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë "Sfillare e Epërme" nga mualimja Lulzime Metushi. Mualimja u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve. Mubera J. Asani në fjalën e rastit në emër të Myftiut uroi nxënëset për përfundimin e hatmes dhe mësimin e çështjeve elementare të mësimbesimit islam, ndërsa Arife Iseni bëri shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes Lulzime Metushi i dhuroi mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gjitha dëshirat e hajrit.
MYFTIU VËZHGOI ECURINË E NDËRTIMIT TË XHAMISË SË RE NË FSHATIN MARAN
Lajme, Vizita

MYFTIU VËZHGOI ECURINË E NDËRTIMIT TË XHAMISË SË RE NË FSHATIN MARAN

Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga përgjegjësi i Myftinisë për rajonin e Karshiakës hfz. Irfan ef. Sulejmani, vizitoi fshatin Maran dhe përsëafërmi pa ecurinë e ndërtimit të xhamisë së re në këtë fshat. Në këtë vizitë Myftiu u mirëprit nga kolegët hoxhallarë dhe këshilli iniciativ të cilët i falenderoi për angazhimin si dhe shprehu mirënjohje për të gjithë ata që me bujarin e tyre kontribojnë në ngritjen e kësaj shtëpie të Allahut.
NAMAZI I XHUMASË SË DYTË
Lajme

NAMAZI I XHUMASË SË DYTË

Me datë 23 shkurt 2024, u fal namazi i xhumasë së dytë në xhaminë Isa Beu, si lehtësim për nxënësit, studentët dhe punëtorët. Namazin xhumasë e udhëheqi referenti i Myftinisë h. Fejsall ef. Kadriu. E lusim Allahun e Madhërishëm që të gjitha ibadetet të janë të pranuara.
DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT MORANË
Arsimi, Ceremoni hatme

DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT MORANË

Me 23 shkurt 2024, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 18 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë së fshatit Moranë, te mualimi h. Adnan ef. Kadriu. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Adnan ef. Kadriu, i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri hfz. Adnan ef. Elmazi. Me këtë rast, në hytbe Myftiu përcolli edhe mesazhin e xhumasë. All-llahu e shpërbleft mualimin për angazhimin ndërsa nx...
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “NATA E BERATIT”
Emisione, Këshilla e xhumasë, Lajme

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “NATA E BERATIT”

Më 23 shkurt 2024, me fillim në ora 11:30 transmetohet edicioni i 216 –të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni është h. Ahmet ef. Çilafi, i cili do të ligjërojë në temën: "Nata e Beratit". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
MIRËNJOHJE PËR PËRKRAHËSIT E JETËS FETARE
Lajme

MIRËNJOHJE PËR PËRKRAHËSIT E JETËS FETARE

Me 22 shkurt 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në zyren e tij në “Bezisten” vazhdoi takimet e rregullta vjetore me përkrahësit e projekteve të jetës fetare në Myftininë e Shkupit. Sot u ndanë mirënjohje për Ali Dooel, Fondacioni Albiz, Dauti Komerc, Bas Tuti Fruti dhe Onsa Shped, njëkohësisht Myftiu i falenderoi për kontributin e dhënë në shërbim të jetës fetare duke i informuar për së afërmi me aktivitetet e realizuara dhe planet e radhës. Allahu xh.sh ua shtoftë bereqetin dhe mirësitë e kësaj bote e botës tjetër!
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “OMER IBN ABDULAZIZ” – HASANBEG
Arsimi, Lajme, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “OMER IBN ABDULAZIZ” – HASANBEG

Më datë 22 shkurt 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Shefket ef. Baftjari dhe Ibraim ef. Ibrahimi anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë Omer ibn Abdulaziz - Hasanbeg. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi Elez ef. Aliu. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË QENDRORE HARAÇINË
Arsimi, Lajme, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË QENDRORE HARAÇINË

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Mubera Jashari Asani dhe Arife Iseni anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë të Qendrore Haraçinë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja Nebehate Zendeli. Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT LLOKË
Arsimi, Ceremoni hatme, Hatme, Lajme

DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT LLOKË

Me 21 shkurt 2024, Myftiu i shoqëruar nga operativa e Myftinisë së Shkupit ndanë së bashku gëzimin e 16 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë së fshatit Llokë, tek mualimi h. Shaban ef. Tairi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Shaban ef. Tairi këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri hfz. Irfan ef. Sulejmani. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimin ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gj...
MYFTIU TAKOI KRYETARIN E SHOQATËS MIRËSIA
Lajme, Vizita

MYFTIU TAKOI KRYETARIN E SHOQATËS MIRËSIA

Me datë 21 shkurt 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili takoi kryetarin e shoqatës për personat me nevoja të veçanta z. Abaz Berisha dhe nënkryetaren Elijesa Ameti Aziz. Takimi në fjalë kishte të bëjë me projektet e shoqatës "Mirësia" ku Myftiu uroi për sukseset e deritanishme në realizimin e të gjitha projekteve dhe shqyrtuan mundësit e bashkpunimit ndërmjet "Mirësia" dhe Myftinisë së Shkupit.