Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

MYFTIU MORI PJESË NË PROMOVIMIN E BURSISTËVE TË ALBIZIT
Lajme, Vizita

MYFTIU MORI PJESË NË PROMOVIMIN E BURSISTËVE TË ALBIZIT

Më 20 shkurt 2024, në Teatrin Popullor të Maqedonisë së Veriut Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në promovimin e gjeneratës së trembëdhjetë të bursistëve të Fondacionit për Zhvillimin e Arsimit dhe Kulturës Albiz. Ky eveniment u zhvillua në prani të përfaqësuesve të institucioneve, donatorëve, kompanive private, studentëve dhe mysafirëve të shumtë ku u ndanë bursa për studentë për vitin akademik 2023/2024. E gjithë kjo falë ndihmës bujare të sektorit të biznesit i cili gjithmonë është i gatshëm të promovojë përgjegjësinë shoqërore.
MIRËNJOHJE PËR PËRKRAHËSIT E JETËS FETARE
Lajme

MIRËNJOHJE PËR PËRKRAHËSIT E JETËS FETARE

Me 20 shkurt 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në zyren e tij në “Bezisten” vazhdoi takimet e rregullta vjetore me përkrahësit e projekteve të jetës fetare në Myftininë e Shkupit. Sot u ndanë mirënjohje për Zejd Sulejman, Restoran Oaza, Adi Impex, Sms Group dhe Gips Imobilia Dizajn, njëkohësisht Myftiu i falenderoi për kontributin e dhënë në shërbim të jetës fetare duke i informuar për së afërmi me aktivitetet e realizuara dhe planet e radhës. Këto takime do të vazhdojnë edhe ditët në vijim. Allahu xh.sh ua shtoftë bereqetin dhe mirësitë e kësaj bote e botës tjetër !
VAZHDOJNË PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2024
Lajme, Ramazani 2024

VAZHDOJNË PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2024

Më 18 shkurt 2024 Myftinia e BFI – Shkup, në vazhdën e përgatitjeve për Ramazanin 2024 përmbylli inçizimin e ligjëratave me nëpunësit fetarë në kuadër të video projektit "Emrat e bukur të Allahut". Ligjëratat u inçizuan në xhaminë “Allaxha” dhe do të emetohen përgjatë muajit të Ramazanit në kanalin e Myftinisë në Youtube, në TVMyftinia dhe në faqen e Myftinisë në facebook.
NAMAZI I XHUMASË SË DYTË
Lajme

NAMAZI I XHUMASË SË DYTË

Me datë 16 shkurt 2024, u fal namazi i xhumasë së dytë në xhaminë Isa Beu, si lehtësim për nxënësit, studentët dhe punëtorët. Namazin xhumasë e udhëheqi referenti i Myftinisë h. Ali ef. Ziberi E lusim Allahun e Madhërishëm që të gjitha ibadetet të janë të pranuara.
DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT STRUGUDICË
Arsimi, Ceremoni hatme, Lajme

DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT STRUGUDICË

Me 16 shkurt 2024, Myftiu i shoqëruar nga referenti për arsim fetarë, ndanë së bashku gëzimin e 7 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë të fshatit "Strugudicë" te mualimi h. Adem ef. Ramani. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Adem ef. Ramani, i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri referenti i Myftinisë, hfz. Irfan ef. Sulejmani. Me këtë rast, në hytbe Myftiu përcolli edhe mesazhin e xhumasë. All-llahu e shpërbleft mua...
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “EDUKIMI I GJENERATËS SË RE”
Emisione, Këshilla e xhumasë, Lajme

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “EDUKIMI I GJENERATËS SË RE”

Më 16 shkurt 2024, me fillim në ora 11:30 transmetohet edicioni i 215 –të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni është h. Xhevahir ef. Kamberi, i cili do të ligjërojë në temën: "Edukimi i gjeneratës së re". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SFILLARE E POSHTME
Arsimi, Lajme, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SFILLARE E POSHTME

Më datë 15 shkurt 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani kryetar dhe h. Shefket ef. Baftjari anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë të fshatit Sfillare e poshtme. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi h. Sheip ef. Ismani. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT DRITA NIGISHTAN
Arsimi, Lajme, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT DRITA NIGISHTAN

Më datë 15 shkurt 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani kryetar dhe h. Shefket ef. Baftjari anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit Drita të fshatit Nigishtan. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi h. Samir ef. Hamidi. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
MIRËNJOHJE PËR PËRKRAHËSIT E JETËS FETARE
Lajme

MIRËNJOHJE PËR PËRKRAHËSIT E JETËS FETARE

Me 15 shkurt 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në zyren e tij në “Bezisten” filloi takimet e rregullta vjetore me përkrahësit e projekteve të jetës fetare në Myftininë e Shkupit. Sot u ndanë mirënjohje për Eftinija impex, Tempo 99, Beko Impeks, Palma Mobilje, Sam-Sa, Restorant Korabi, On-Er, Rudi Kompani, Enord dhe Lulzimin Memeti, njëkohësisht Myftiu i falenderoi për kontributin e dhënë në shërbim të jetës fetare duke i informuar për së afërmi me aktivitetet e realizuara dhe planet e radhës. Këto takime do të vazhdojnë edhe ditët në vijim. Allahu xh.sh ua shtoftë bereqetin dhe mirësitë e kësaj bote e botës tjetër !
FILLUAN PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2024
Arsimi, Lajme

FILLUAN PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2024

Myftinia e BFI – Shkup filloi me përgatitjet e Ramazanit 2024. Realizimin e projektit e filloi "Me talebet e Kuranit"që do të interpretojnë pjesë nga Kurani famëlartë kurse inçizimet u realizuan në institutin e hifzit për vajza"Bezisten" në Çarshi të vjetër të Shkupit. Këto pjesë do të emetohen përgjatë muajit të Ramazanit në kanalin e Myftinisë në Youtube, në TVMyftinia dhe në faqen e Myftinisë në facebook.