Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

DUA HATME NË XHAMINË “ME DY MINARE” – VIZBEG
Ceremoni hatme, Hatme

DUA HATME NË XHAMINË “ME DY MINARE” – VIZBEG

Më 12 janar 2024, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 32 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë “Me Dy Minare" - Vizbeg te mualimi h. Ibraim ef. Ibrahimi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Ibraim ef. Ibrahimi, i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri referenti i Myftinisë, h. Fejsall ef. Kadriu. Me këtë rast, në hytbe Myftiu përcolli edhe mesazhin e xhumasë. All-llahu e shpërbleft ...
PROGRAM FETAR NË XHAMINË “ARASTA” NË ÇARSHI TË SHKUPIT
Lajme, Netët e dalluara

PROGRAM FETAR NË XHAMINË “ARASTA” NË ÇARSHI TË SHKUPIT

Më 11 janar 2024, pas namazit të akshamit në xhaminë "Arasta” në çarshinë e Shkupit, Myftinia e BFI - Shkup në koordinim me këshillin e kësaj xhamie realizoi program të begatë fetar në shënim të hyrjes në tre muajt e bekuar. Këtë manifestim përskaj Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili të shoqëruar nga personeli i Myftinisë e begatuan hoxhallarë, hafizlerë dhe xhematlinjë të xhamisë. Në fjalën e tij mirëseardhëse hatibi i kësaj xhamie dr. Rahim ef. Kaloshi, uroi këtë natë dhe falenderoi Myftininë që ka përzgjedhur këtë xhami. Në fjalën e rastit, Myftiu foli mbi vlerën e tre muajve të dalluar dhe theksoi se kjo na përkujton Muhamedin a.s. që këtë periudhë e shfrytëzoi për kërkimfalje ndaj Allahut fuqiplotë dhe përgatitje për muajin e bekuar të Ramazanit. Andaj duhet të shfrytëzojmë këtë periudhë...
KANDIDATJA PËR HAFIZE EBRAR DALIP KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT
Lajme

KANDIDATJA PËR HAFIZE EBRAR DALIP KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT

Më 11 janar 2024, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit në hapësirat e Myftinisë zhvilloi provimin e hifzit për kandidaten Ebrar Dalip. Anëtaret e komisionit vlerësuan se kandidatja kaloi provimin fillestar dhe mund të fillojë me seancat dëgjimore ditëve në vijim, ku radhazi do të dëgjohen 30 xhuz. Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të anëtareve të komisionit të hifzit dhe një përfaqësuese të Myftinisë së Shkupit. Ebrar Dalip hifzin e kreu pranë muhafizes hfz. Neal Ibrahimi. Allahu e shpërbleftë muhafizen për kontributin e dhënë ndërsa hafizes t'i japë shëndet e shumë suksese tjera
DUA HATME NË MEKTEBIN  E XHAMISË “HAXHI AZEM” – SHUTO ORIZARE
Ceremoni hatme, Hatme

DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË “HAXHI AZEM” – SHUTO ORIZARE

Më 11 janar 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë "Haxhi Azem"- Shuto Orizare nga mualimja Arife Iseni. Mualimja u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve. Mubera J. Asani në fjalën e rastit në emër të Myftiut uroi nxënëset për përfundimin e hatmes dhe mësimin e çështjeve elementare të mësimbesimit islam si dhe bëri shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes Arife Iseni i dhuroi mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë, ndërsa mualimeja Arife Iseni e bëri duan e hatmes. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gjitha dëshirat e hajrit
MYFTIU TAKOI STUDIUESIT NGA TURKIYE NË BEZISTEN
Lajme, Vizita

MYFTIU TAKOI STUDIUESIT NGA TURKIYE NË BEZISTEN

Më 10 janar 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në zyren e Myftinisë në Bezisten mirëpriti në takim z. Sevba Abdula, kryetar i Fondacionit për Studime Balkanike (FSB), prof. dr. Ahmet Köroğlu, profesor në Universitetin e Stambollit dhe prof. dr. Serdar Serdaroğlu, këshilltar i rektorit të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU). Studiuesit, informuan Myftiun për projektin hulumtues që planifikojnë të realizojnë, ndërsa pjesë e këtij hulumtumi është edhe jeta fetare në Republikën e Maqedonis së Veriut. Myftiu në fund të takimit, mysafirëve u dhuroi botimet e Myftinisë në gjuhën turke. Me këtë rast Myftiu me mysafirët vizituan dhe Institutin e hifzit për vajza "Bezisten" që u mirëpriten nga përgjegjësja hfz. Kadrije Sulejman dhe hfz. Hysnije Kurtullush....
MYFTIU VIZITOI ATASHEUN PËR ÇËSHTJE FETARE PRANË AMBASADËS SË TURKIYES
Lajme, Vizita

MYFTIU VIZITOI ATASHEUN PËR ÇËSHTJE FETARE PRANË AMBASADËS SË TURKIYES

Më 9 janar 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, sëbashku me sekretarin e Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, ishin për vizitë pune në zyren për çështje fetare pranë Ambasadës së Turkiyes, ku realizuan takim me këshilltarin/atasheun për çështje fetare z. Mustafa Bodur. Në këtë takim Myftiu u mirëpritë në mënyrë vëllazërore nga atasheu i cili i dëshiroi mirëseardhje, në këtë takim u bisedua për sfidat dhe aktivitetet e përbashkëta të dy institucioneve për të mirën e besimtarëve të Shkupit.
EKSKURSION NJËDITOR ME NXËNËSET E INSTITUTIT TË HIFZIT PËR VAJZA “BEZISTEN”
Lajme

EKSKURSION NJËDITOR ME NXËNËSET E INSTITUTIT TË HIFZIT PËR VAJZA “BEZISTEN”

Më 9 janar 2024, Kodra e Diellit ishte vendtubimi i rreth 16 nxënësve që ndjekin mësimet e Kur'anit në institutin e hifzit për vajza "Bezisten". Ky ekskurzion u organizua në bazë të planit vjetor të insititutit dhe Myftinisë së Shkupit. Nxënëset kaluan një ditë duke u argëtuar me lojëra të ndryshme në borë dhe duke shijuar bukurit e Kodrës së Diellit, e më pas enkas për ta u shtrua edhe një drekë modeste. Për organizimin dhe realizimin e këtij ekskursioni u kujdesën përgjegjeset e institutit; hfz. Kadrije Sulejman dhe Husnije Kurtulush.
DUA HATME NË MEKTEBIN  E XHAMISË “SFILLARE E POSHTME”
Ceremoni hatme, Lajme

DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË “SFILLARE E POSHTME”

Më 8 janar 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë "Sfillare e Poshtme" nga mualimja Lulzime Metushi. Mualimja u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve. Arife Iseni në fjalën e rastit në emër të Myftiut uroi nxënëset për përfundimin e hatmes dhe mësimin e çështjeve elementare të mësimbesimit islam si dhe bëri shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes Lulzime Metushi i dhuroi mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë, ndërsa hfz. Kadrije Sulejman bëri duan e hatmes. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gjitha dëshirat e hajrit
KËSHILLA E XHUMASË ME MYFTIUN E SHKUPIT
Emisione, Këshilla e xhumasë

KËSHILLA E XHUMASË ME MYFTIUN E SHKUPIT

Më 5 janar 2024, me fillim në ora 11:30 transmetohet edicioni i 209 –të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Bashkëbisedim me Myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, për aktivitet e realizuara gjatë vitit 2023. Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit h. Ali ef. Ziberi. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT STRAÇINCË
Lajme, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT STRAÇINCË

Më datë 5 janar 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: mr. Shefket ef. Baftjari, anëtarë dhe h. Ibraim ef. Ibrahimi anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Straçincë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi h. Amir ef. Mamuti. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese