Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “MISIONI I THIRJES ISLAME – DAVETI”
Emisione, Këshilla e xhumasë

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “MISIONI I THIRJES ISLAME – DAVETI”

Më 26 janar 2024, me fillim në ora 11:30 transmetohet edicioni i 212 –të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni është h. Ali ef. Sadiku, i cili do të ligjërojë në temën: "Misioni i thirjes islame - Daveti". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan Sulejmani Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
FALJA E XHUMASË SË DYTË
Lajme

FALJA E XHUMASË SË DYTË

Më 26 janar 2024, Myftinia e Shkupit pas kërkesës së besimtarëve që nuk mund të arrijnë të falin xhumanë në kohën sipas takvimit, filloi me faljen e namazit të xhumasë së dytë në xhaminë Isa Beu - Shkup, vendim ky cili do të jetë lehtësim për besimtarët, ndërsa do të vijojë deri në ndërrimin e kohës verore. Hutben e xhumasë e mbajti sekretari i Myftinisë së Shkupit Mr. Nexhmi ef. Ferati dhe njëherit iu priu besimtarëve në faljen e namazit të xhumasë.
LIGJËRATË MUJORE NË XHAMINË MEHMED EF. SADIK – VIZBEG
Lajme, Ligjëratë javore

LIGJËRATË MUJORE NË XHAMINË MEHMED EF. SADIK – VIZBEG

Më 25 janar 2024, pas namazit të jacisë Myftinia e BFI - Shkup vazhdoi me ciklin e ligjëratave mujore në xhaminë "Mehmed ef. Sadik" - Vizbeg. Hatibi i kësaj xhamie h. Xhevahir ef. Kamberi, shprehu kënaqësinë e tij që kjo xhami u përzgjodh për realizimin e ligjëratës mujore dhe e prezantoi ligjëruesin e sontëm, hoxhën Samedin ef. Ismailii, hatib në xhaminë e "Haxhi Isen dhe Feta" - Luboten. H. Samedin ef. Ismaili para hoxhallarëve dhe xhematit të mrekullueshëm foli mbi temën; "Stacionet e pastrimit të mëkateve".
SEANCA E PARË E DËGJIMIT TË KANDIDATES PËR HAFIZE EBRAR DALIP
Hifz

SEANCA E PARË E DËGJIMIT TË KANDIDATES PËR HAFIZE EBRAR DALIP

Më 22 janar 2024, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e parë të dëgjimit të kandidates për hafize Ebrar Dalip të muhafizes hfz. Neal Ibrahimi. Përfaqësuesja e Myftinisë Kadrije Sulejman në fjalën e saj, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizen dhe hafizen për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizes, ndërsa hafizes i uroi suksese dhe shëndet të plotë. Seancat e dëgjimit zhvillohen në xhaminë e "Re" të Çairit para anëtareve të komisionit të hifzit për vajza në përbërje: Hfz. Munevere Murtezi - kryetar; Hfz. Selvije Dardhishta - anëtar; dhe Hfz. Kadrije Sulejman - anëtar. Seancat do të zhvillohen ditëve në vijim në të njejten xhami....
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “DOBITË E ISTIGFARIT”
Ceremoni hatme, Hatme

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “DOBITË E ISTIGFARIT”

Më 19 janar 2024, me fillim në ora 11:30 transmetohet edicioni i 211 –të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni është h. Rasim ef. Ademi, i cili do të ligjërojë në temën: "Dobitë e istigfarit". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan Sulejmani Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
EMISIONI FETAR “UDHËZIME PROFETIKE” ME HOXHALLARËT E SHKUPIT
Emisione

EMISIONI FETAR “UDHËZIME PROFETIKE” ME HOXHALLARËT E SHKUPIT

Më17 janar 2024, vazhdon cikli i emisioneve fetare "udhëzime profetike" me hoxhallarët e Shkupit. Bashkëpunim ky i cili edhe këtë vit realizohet ndërmjet Myftnisë së Shkupit dhe TVM2, nën përkujdesjen e gazetares Lumturije Hajro. Në këtë ditë pjesmarrës në këtë emision ishte h. Abdurrahim ef. Kaloshi, hatib në xhaminë Arasta.
NË XHAMI SË BASHKU ME FËMIJË
Lajme

NË XHAMI SË BASHKU ME FËMIJË

Më 14 janar 2024, Myftinia e BFI – Shkup në bashkëpunim me atasheun për çështje fetare pranë ambasadës së Turkiyes z. Mustafa Bodur, organizoi faljen e namazit të sabahut së bashku në xhami. Motoja e këtij aktiviteti ishte “Në xhami së bashku me fëmijë” dhe do të realizohet çdo të diel në namazin e sabahut gjatë tre muajve të dalluar me një program modest kushtuar brezave të rinjë të qytetit tonë në xhaminë Mustafa Pasha. Bashkë në xhami sot ishte sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati dhe referenti i Myftinisë h. Ali ef. Ziberi, imami i kësaj xhamie hfz. Fatih Derdiyok, hatibi h.Abdusamet ef. Zekiri, muezini h.Furkan Jahja, këshilli i xhamisë dhe xhematlinj të shumtë të gjenratave të ndryshme. Në emër të Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, në fjalën e tij i përshëndeti të pranishmit, ...
Ceremoni hatme, Hatme

DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË “MULLA HYSEN SAITI” LUBIN

Më 14 janar 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë "Mulla Hysen Saiti"- Lubin nga mualimja Nehal Veseli. Mualimja u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve. Xheuhere Ramani në fjalën e rastit në emër të Myftiut uroi nxënëset për përfundimin e hatmes dhe mësimin e çështjeve elementare të mësimbesimit islam si dhe bëri shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes Nehal Veseli i dhuroi mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë, ku e bëri edhe duan e hatmes. Në këtë ceremoni të hatmes, nxënëseja Bedrie Bajrami u pajis me certifikat për memorizimin e xhuzit të 30 të Kuranit Famëlartë, me lutje tek Allahu i Madhërishëm që në të ardhmen të bëhet edhe hafize e Kuranit. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për ko...
DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT “STRAÇINCË”
Ceremoni hatme, Hatme

DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT “STRAÇINCË”

Më 13 janar 2024, Myftiu i shoqëruar nga operativa e Myftinisë së Shkupit ndanë së bashku gëzimin e 8 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë së fshatit "Straçincë", tek mualimi h. Amir ef. Mamuti. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Amir ef. Mamuti këshilli i xhamisë dhe xhematlinjë të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri prof. dr. Taxhedin ef. Bislimi. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimin ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gjitha dëshirat...
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI- “VLERA E TRE MUAJVE TË BEKUAR”
Emisione, Këshilla e xhumasë

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI- “VLERA E TRE MUAJVE TË BEKUAR”

Më 12 janar 2024, me fillim në ora 11:30 transmetohet edicioni i 210 –të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni është h. Shaban ef. Tairi, i cili do të ligjërojë në temën: "Vlera e tre muajve të bekuar". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit h. Ali ef. Ziberi. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!