Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

MESAZHI I XHUMASË NË XHAMINË “ISA BEU” NË BERLIN – GJERMANI
Hytbe, Lajme

MESAZHI I XHUMASË NË XHAMINË “ISA BEU” NË BERLIN – GJERMANI

Më 5 janar 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili me ftesë të këshillit të xhamisë "Isa Beu", ishte pjesë e xhematit të xhamisë. Myftiu u mirëpritë nga imami i xhamisë h. Remzi ef. Xhaferi, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematit në Berlin. Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, përcjelli mesazhin e xhumas në hutben e kësaj dite me lutje tek Allahu i Madhërishëm që të gjitha adhurimet dhe veprat e mira t'i pranojë.
MYFTIU TAKOI AMBASADORIN E RMV NË BERLIN
Lajme, Vizita

MYFTIU TAKOI AMBASADORIN E RMV NË BERLIN

Më 5 janar 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili u mirëprit në takim nga ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin, prof. dr. Ylber Sela. Në këtë takim, Myftiu në emër të BFI-së e uroi për marrjen e detyrës së ambasadorit si dhe në shenjë mirënjohje për pritjen e ngrohtë i dhuroi librin e botuar të Myftinisë.
MYFTIU MORI PJESË NË PANELIN SHKENCOR TË ORGANIZUAR NGA BFI
Lajme

MYFTIU MORI PJESË NË PANELIN SHKENCOR TË ORGANIZUAR NGA BFI

Më datë 4 janar 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, nën shoqërimin e referentit h. Fejsall ef. Kadriu morën pjesë në panelin shkencor me temë; “Bullizmi, format, pasojat dhe preventiva” nën organizimin e kryetarit të BFI-së, h. hfz. Shaqir ef. Fetai, pjesëmarrës ishte edhe Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, h. Naim ef. Tërnava, myftinjë të BFI-së, profesorë, mysafirë dhe nxënës. Ky panel shkencor u realizua në hapësirat e medresesë Isa Beu, ku panelist ishin; Prof. Dr. Ali Pajaziti, sociolog; Prof. Dr. Muaz Agushi, teolog; mr. Jakup Çunaku, teolog; msc. Edlira Destani, Psikologe.
FURNIZOHET ME MUS’HAFA MEKTEBI I XHAMISË “HAXHI QAZIM” NË SHKUP
Furnizimi me Mus'hafa

FURNIZOHET ME MUS’HAFA MEKTEBI I XHAMISË “HAXHI QAZIM” NË SHKUP

Më 4 janar 2024, referenti Myftinisë së Shkupit h. Ali ef. Ziberi, me kërkesë të mualimit hfz. Amet ef. Arslani realizoi shpërndarjen e 20 Mus'hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të xhamisë "Haxhi Qazim" - Gazi babë. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese.
FURNIZOHET ME MUS’HAFA MEKTEBI “HFZ. REXHEP EF. IMERI” NË HARAÇINË
Furnizimi me Mus'hafa

FURNIZOHET ME MUS’HAFA MEKTEBI “HFZ. REXHEP EF. IMERI” NË HARAÇINË

Më 03 janar 2024 sekretari i Myftinisë së Shkupit Mr. Nexhmi ef. Ferati, me kërkesë të mualimit Ali ef. Sadiku realizoi shpërndarjen e 15 Mus'hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit " Hfz. Rexhep ef. Imeri" të xhamisë "Rezistenca" në fshatin Haraçinë. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese.
LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË “NEDA” – HARAÇINË
Lajme

LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË “NEDA” – HARAÇINË

Më 6 janar 2023 pas namazit të jacisë Myftinia e BFI - Shkup realizoi ligjëratën e tretë javore në xhaminë "Neda" në Haraçinë. Hatibi i kësaj xhamie Shefket ef. Bafqari shprehu kënaqësinë e tij që kjo xhami u përzgjodh për realizimin e ligjëratës javore dhe e prezantoi ligjëruesin e sontëm, hoxhën Ali ef. Ziberi, imam dhe hatib në xhaminë “Hixhri” në Kondovë. Ali ef. Ziberi para hoxhallarëve dhe xhematit të pranishëm foli mbi vlerën e devotshmërisë.
DUA HATME NË XHAMINË “DUDIJE” – RASHÇE
Ceremoni hatme, Hatme, Lajme

DUA HATME NË XHAMINË “DUDIJE” – RASHÇE

Më 2 janar 2024, Myftiu i shoqëruar nga operativa e Myftinisë së Shkupit ndanë së bashku gëzimin e 43 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë “Dudije" - Rashçe, tek mualimi h. Emran ef. Hoxha. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Emran ef. Hoxha, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i hematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri h. Fejsall ef. Kadriu. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimin ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gjitha...
MBRËMJE KURANORE NË XHAMINË E ISA BEU
Mbrënje kuranore

MBRËMJE KURANORE NË XHAMINË E ISA BEU

Më 1 janar 2024, në këtë fillim viti Myftinia e BFI-së Shkup në koordinim me atasheun për çështje fetare pranë ambasadës së Turkiyes, realizoi mbrëmje Kur'anore me hafizlerët e mirënjohur botërisht. Begatia e kësaj mbrëmje ishin hafëzlerët; dr. Hfz. Osman ef. Şahin, kryetar i këshilli të kiraetit dhe shqyrtimit të Mus'hafëve të Diyanetit të Turkiyes; hfz. Rıdvan ef. Akbaş, muezin i xhamisë Ajasofja; hfz. Numan ef. Akbaş, muezin i xhamisë Fenerbahçe; hfz. Şükrü ef. Asıleren, muezin i xhamisë Ajasofja; hfz. Fatih ef. Derdiyok, imam i xhamisë Mustafa Pasha dhe hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjës i institutit të hifzit për djemë "Hafiz Ismail efendiu". Fjalë përshëndetëse në fillim kishte hatibi xhamisë h. Muharem ef. Ismaili, ndërsa fjalë rasti para xhematit që kishte stërmbushur xhamin...
FURNIZOHEN ME MUS’HAFA TRE MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Furnizimi me Mus'hafa, Lajme

FURNIZOHEN ME MUS’HAFA TRE MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani, këtë javë me kërkesë të mualimëve realizoi shpërndarjen e 75 Mus'hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të xhamisë "Hatunxhuk", mualime Rukije Mici; mektebit "Ikre" - Fushë Tophanë, mualime Ferdeze Selmani Lata dhe mektebit "Ikre" - Studeniçan, mualime hfz. Nesibe Memeti. Allahu i shpërbleftë mualimët për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese..
NAMAZI I SABAHUT SËBASHKU NË XHAMI
Aktivitete, Lajme

NAMAZI I SABAHUT SËBASHKU NË XHAMI

Më 1 janar 2024, Myftinia e BFI – Shkup në koordinim me atashehun për çështje fetare pranë ambasadës së Turkiyes, organizuan faljen e namazit të sabahut së bashku në xhami. Besimtarë të shumtë, hoxhallarë dhe hafizlerë sot ia mësyen xhamisë Mustafa Pasha dhe krah përkrah njëri tjetrit falën namazin e sabahut. Xhematin e pranishëm e freskuan, hfz. Şükrü ef. Asıleren, hfz. Rıdvan ef. Akbaş, hfz. Numan ef. Akbaş, hfz. Fatih ef. Derdiyok dhe h. Furkan ef. Jahja, me lexim nga Kurani famëlartë, përmendje të Allahut, salavate, ilahi dhe dua. Në faljen e namazit të sabahut xhematit i priu Dr. Hfz. Osman ef. Şahin. Nikoqiri i këtij organizimi, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në fjalën e tij para xhematlinjë Dr. Hfz. Osman ef. Şahin, kryetari i këshillit të Kiraetit në Turkiye, shprehu kënaqës...