Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

EKSUKRSION NJËDITOR ME TALEBET E MEKTEBEVE
Aktivitete, Netët kulturore Islame

EKSUKRSION NJËDITOR ME TALEBET E MEKTEBEVE

Më datë 01 tetor 2023, Struga dhe Ohri ishte vendtubimi i rreth 60 nxënësve të mektebeve që morën pjesë aktive në garat dhe netët kulturore islame të organizuar nga Myftinia e BFI – Shkup. Ky ekskurzion u organizua në bazë të planit vjetor të myftinisë për nxënësit e mektebeve që garuan në netët kulturore islame në kategoritë: Kuiz Islam, Ilahi, Bukurlexim të Kuranit, Këndim të Ezanit dhe Poezi. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe nxënësit e instituit të hifzit për vazja "Bezisten" si dhe përgjegjësja e institutit hfz. Kadrije Suleyman. Nxënësit kaluan një ditë duke u argëtuar me lojëra të ndryshme dhe duke shijuar bukurit e liqenit të Strugës dhe Ohrit. Në Ohër u mirëpriten nga Myftiu i Ohrit Samet ef. Ajdari, i cili u dëshiroi mirëseardhje, si dhe u vizitua xhamia Ali Pasha ne çarshinë...
MYFTINIA E SHKUPIT PËRMBYLLI AKTIVITETET KUSHTUAR LINDJES SË PEJGAMBERIT A.S
Aktivitete, LiNDJA E MUHAMEDIT A.S

MYFTINIA E SHKUPIT PËRMBYLLI AKTIVITETET KUSHTUAR LINDJES SË PEJGAMBERIT A.S

Myftinia e Shkupi përmbylli me sukses aktivitetet kushtuar lindjes së Pejgamberit alejhi selam në katër rajonet e saja. Me datë 26 shtator 2023, duke filluar nga xhamia Fatih Sulltan Mehmet - Batincë, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë dhe hoxhallarët pjesmarrës në program u pritën nga hatibi dhe imami i kësaj xhamie Jasir ef. Islami dhe h.Ramadan ef. Hajredini.Në prezencë të shumë hoxhallarëve dhe xhematit programi filloi me ashere të kënduar nga h. Besim ef. Azemi. Me fjalë përshëndetëse u paraqit hatibi i kësaj xhamie h. Jasir ef. Islami cili shprehu kënaqësinë që manifestimet e lindjes së Muhamedit a.s. fillojnë nga kjo xhami.Më pas, të pranishmit në këtë manifestim u freskuan me salavate, pjesë të mevludit, Kuran dhe ilahi që interpretuan hfz. Bejtullah ef. Selmani, h. Nimet ...
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI- ” UNITETI NË ISLAM”
Aktivitete, Këshilla e xhumasë

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI- ” UNITETI NË ISLAM”

Me datë,15 shtator 2023, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 194 - në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni është Samedin ef. Ismaili, i cili do të ligjërojë në temën: "Uniteti në islam". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit Irfan Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
DUA HATME NË MEKTEBIN  E XHAMISË “UHUD” – DIZHON
Aktivitete, Ceremoni hatme

DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË “UHUD” – DIZHON

Me datë, 8 shtator 2023 u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë "Uhud"-Dizhon nga mualimja hfz.Munevere Murtezi. Mualimja u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve. Arife Iseni në fjalën e rastit në emër të Myftiut uroi nxënëset për përfundimin e hatmes dhe mësimin e çështjeve elementare të mësimbesimit islam si dhe bëri shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes hfz.Munevere Murtezi i dhuroi mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë, kurse prof.Selvije Dardhishta bëri duan e hatmes. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gjitha dëshirat e hajrit
CEREMONIA E HATMES NË MESXHIDIN “MËSHIRA”
Aktivitete, Ceremoni hatme

CEREMONIA E HATMES NË MESXHIDIN “MËSHIRA”

Me datë, 8 shtator 2023, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili ishoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndau gëzimin së bashku nxënësit e mektebit të mesxhidit "Mëshira" në fushë Tophanë me rastin e mbarimit të kursit të Kuranit Famëlartë dhe çështjeve elementare të besimit islam te mualimi Adni ef. Hasa. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri referenti Fejsall ef. Kadriu. Me këtë rast, në hytbe Myftiu përcolli edhe mesazhin e xhumasë. All-llahu e shpërbleft mualimin për angazhimin ndërsa nxënësve t’ju jep shëndet dhe suksese në jetë!
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI- ”  SPROVAT DHE DURIMI I BESIMTARIT”
Këshilla e xhumasë

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI- ” SPROVAT DHE DURIMI I BESIMTARIT”

Më 08 shtator 2023, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 193- në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni është Xhevahir ef. Kamberi, i cili do të ligjërojë në temën: "Sprovat dhe durimi i besimtarit". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit Irfan Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
MYFTIU I SHKUPIT VIZITOI MYFTIUN E SARAJEVËS DR. NEXHAT GRABUS
Aktivitete, Vizita

MYFTIU I SHKUPIT VIZITOI MYFTIUN E SARAJEVËS DR. NEXHAT GRABUS

Me datë 19 shtator 2023, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, përgjegjësi i vakufeve Fejsall ef. Kadriu dhe h.Kadrija Muriç u mirëpriten nga Myftiu i Sarajevës prof. dr. Nexhat ef. Grabus. Gjatë këtij takimi shkëmbyen përvojat dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen. Në fund të takimit, Myftiu i Shkupit në shenjë respekti i dhuroi një plaket Myftiut të Sarajevës, si dhe botimet e Myftinisë së Shkupit në gjuhën boshnjake.
ME SUKSES U REALIZUA SEMINARI TREDITOR “VETËDIJA INSTITUCIONALE DHE FORCA E BASHKËPUNIMIT”
Aktivitete, Lajme, Seminare

ME SUKSES U REALIZUA SEMINARI TREDITOR “VETËDIJA INSTITUCIONALE DHE FORCA E BASHKËPUNIMIT”

Më datë 16-18 shtator 2023, Myftinia e BFI – Shkup realizoi seminarin treditor me nëpunësit fetar. Në këtë seminar që u zhvillua në Sarajevë ku morën pjesë 124 hoxhallarë kishte për qëllim respektin, afërsinë, bashkëpunimin dhe ngritjen profesionale të tyre. Seminarin me prezencë e tyre e nderuan sekretari gjeneral i BFI - së h. Irsal ef. Jakupi, myftiu i Ohrit h. Samet ef. Ajdari, myftiu i Kërçovës h. Qamil ef. Rushiti, mytiu i Manastirit h. Amit ef. Rasimi, myftiu i Velesit h. Nijazi ef. Murati, myftiu i Prilepit h. Shefket ef. Imeri, myftiu i Resnjes h. Xhunejd ef. Jashar, përfaqësues nga Rijaseti dhe medreseja “Isa Beu”. Për të trajtuar temat e parapara myftinia si ligjerues ftoi dr.hfz. Elvir Duranović. Në hapjen e këtij seminari fjalë përshëndetëse kishte sekretari gjeneral i BF...
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI- “ADHURIMI SI PJESË MË ESENCIALE E JETËS”
Emisione, Këshilla e xhumasë

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI- “ADHURIMI SI PJESË MË ESENCIALE E JETËS”

Me datë 18 gusht 2023, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 190- të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni është Florin ef. Ademi, i cili do të ligjërojë në temën: "Adhurimi si pjesë më esenciale e jetës". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit Irfan Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!