Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

PROMOVIMI I HAFIZES ANESA BAJRAMI
Aktivitete, Arsimi

PROMOVIMI I HAFIZES ANESA BAJRAMI

Me datë 28 korrik 2023, në xhaminë "Mustafa Pasha" në Shkup, Myftiu i Myftinisë së BFI - Shkup dr. Qenan ef. Ismaili udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, drejtori i medresesë Isa Beu dr. Islam ef, Islami, administrata e Myftinisë, në prani të hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë promovuan hafizes Anesa Bajrami. Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili vlerësoi angazhimin dhe sakrificën e muhafizes Mr. Haxhere V. Sulooxha, të hafizes dhe të familjës së hafizes në këtë rrugëtim të shenjtë. Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai në fjalën e tij vlerësoi lartë figurën e hafizes dhe të muhafizes dhe theksoi se përkushtimi dhe sakrifica mundësojnë arritjen e suksesit. Duanë e rastit e bëri drejtori i Medresesë dr.Islam ef...
REALIZOHEN ME SUKSES NETËT KULTURORE ISLAME 2023
Uncategorized @sq

REALIZOHEN ME SUKSES NETËT KULTURORE ISLAME 2023

Nën organizimin e Myftinisë së Shkupit, në xhaminë e Sulltan Muratit, u realizuan tre netët në kuadër të ‘Netëve Kulturore Islame me nxënësit e mektebeve’. Në prani të nikoqirit të aktivitetit, Myftiut të Shkupit dr.Qenan ef. Ismaili, opeativës së Myftinisë, profesorëve të Medresesë ISA BEU, hoxhallarëve e mualimëve të nxënësve pjesmarrës, familjarë e xhematlinj nga Shkupi e rrethinë, performuan nxënësit garues në tre kategori. Në këtë natë tani më tradicionale në Myftininë e Shkupit, për çdo vitë i ndahet MIRËNJOHJE për kontributin e dhënë në edukimin e brezave të rrinjë, fjala është për mualimin HAXHI RAMADAN RAMADANI. E lusim Allahun Fuqiplotë që ti japë shëndet të plotë dhe suksese të mëtutjeshme, dhe t'a shpërblej me xhenet në botën tjetër.  Më 26 korrik 2023, e mëkurë u z...
HAXHINJTË E SHKUPIT ARRITËN NË MEDINE
Aktivitete

HAXHINJTË E SHKUPIT ARRITËN NË MEDINE

Dje, me datë 14 korrik 2023, në oret e vona të natës, të gjithë haxhilerët e Shkupit arritën në Medine, u akomoduan në hotelin pranë xhamisë së Pejgamberit alejhi selam dhe të gjithë janë shëndoshë e mirë. Sipas planit të paraparë ata do t'i zhvillojn edhe vizitat në Medinen e ndritshme.
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI- “SJELLJA E MUHAMEDIT ALEJHI SELAM ME NJERËZIT”
Uncategorized @sq

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI- “SJELLJA E MUHAMEDIT ALEJHI SELAM ME NJERËZIT”

Me datë 14 korrik 2023, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 185- në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni është Zaim ef. Sulis, i cili do të ligjërojë në temën: "Sjellja e Muhamedit alejhi selam me njerëzit". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit Ali ef. Ziberi. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
HAXHILERËT E SHKUPIT VIZITUAN VENDET HISTORIKE PËRRETH QABES
Aktivitete

HAXHILERËT E SHKUPIT VIZITUAN VENDET HISTORIKE PËRRETH QABES

Sonte, 5 korrik, bazuar në planin e haxhit 2023, pas namazit të jacisë, haxhilerët e Shkupit udhëhequr nga hoxhallarët realizuan vizitat e disa vendeve historike përreth Qabes në Meke. Filluan vizitën tek shtëpia e lindjes së Pejgamberit alejhi selam, e cila tashmë është shëndrruar në bibliotekë, pas kësaj, vizituan Mesxhid Xhin (xhaminë e xhinëve), Mesxhid Shexhereh (xhamia e pemës) dhe e përfunduan me vizitën e varrezave Muala. Udhëheqësit sqaruan historikun dhe domethënien e vendeve në fjalë.
MYFTIU REALIZOI TAKIM ME UDHËHEQËSIN E HAXHINJËVE TË SHKUPIT
Uncategorized @sq

MYFTIU REALIZOI TAKIM ME UDHËHEQËSIN E HAXHINJËVE TË SHKUPIT

Me datë1 korik 2023, u realizua takim me udhëheqësit e haxhilerëve të Shkupit, në këtë takim u bisedua ecuria e planit për haxhin 2023, plan ky i cili është pregaditur para se të nisen në këtë udhëtim, Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili shprehi falenderime për seriozitetin e udhëheqësis në realizimin e detyrave dhe shërbimin që kanë ofruar për haxhinjët. Njëashtu në këtë mbledhje u bisedua edhe për aktivitetet dhe vizitat të cilat do të realizohen në ditët në vazhdim deri sa haxhinjët do të qëndrojnë në Meke.
MYFTIU BASHKË ME KRYESIN E HAXHIT NË TAKIM ME KRYETARIN E DIYANETIT TË TURQISË
Uncategorized @sq

MYFTIU BASHKË ME KRYESIN E HAXHIT NË TAKIM ME KRYETARIN E DIYANETIT TË TURQISË

Me datën 1 korrik 2023, kryetari i haxhit, Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, zv. kryetarin e haxhit, Myftiun e Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, si dhe sekretarin e përgjithshëm të BFI-së, H. Irsal ef. Jakupi, me kënaqësi pranuan ftesën e kryetarit të Diyanetit, prof. dr. Ali Erbash. Në këtë mbledhje, u prezantuan udhëheqës fetarë nga e gjithë bota, të cilët ndodhen në haxhin e vitit 2023.
FILLOI SEANCA E PARË DËGJIMORE E HAFIZIT JUSUF ASANI
Uncategorized @sq

FILLOI SEANCA E PARË DËGJIMORE E HAFIZIT JUSUF ASANI

Me datë 1 korrik 2023 në hapsirat e institutit të hifzit "Ismail Efendiu" në prezencë të komisionit të hifzit pranë Myftinisë së Shkupit, filloi seanca e parë dëgjimore e kandidatit për hafiz Jusuf Asani. Sekretari i Myftinisë Mr. Nexhmi ef. Ferati në emër të Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili përshëndeti të pranishmit me një fjalim rasti duke e lutur Allahun e Lartëmadhëruar që hafizit të ri t'i jep shëndet dhe t'i ndihmojë deri në dëgjimin komplet të Kuranit Famëlartë. Hafizi në fjalë hifzin e mësoi te hoxha hfz. Ejup ef. Kadrijevski. Allahu e shpërbleftë muhafizin dhe ia kompensoftë në dy botët. Seanca dëgjimore e hifzit do të vazhdojë ditën e hënë insha Allah.
SHPËRNDARJA E MISHIT TË KURBANAVE NË RAJONIN E KARADAKUT
Uncategorized @sq

SHPËRNDARJA E MISHIT TË KURBANAVE NË RAJONIN E KARADAKUT

Me datë 30.06.2023, dita e tretë e Kurban-Bajramit - ditë feste, ndërsa për neve - ditë pune, ditë angazhimi, ditë e kryerjes së amanetit kundrejt besimtarëve. Gjatë ditës së sotme, u shpërndanë pako me mish kurbani në 23 xhamia të rajonit të karadakut. Në koordinim me këshillet e xhamive të Shkupit, familjeve me status të rrezikuar social, u është dhuruar mishi i kurbaneve të cilët i kanë tejkaluar nevojat e kuzhinës së Medresesë “Isa Beu”. Si çdo vit, në të katër rajonet, aksionin e kanë udhëhequr referentët e rajoneve përkatëse në bashkëpunim me hoxhallarët dhe përfaqësuesit e këshilleve të xhamive tona të cilët e shpërndanë mishin e kurbanit bazuar në listat përpiluara paraprakisht, me qëllim që mishi i kurbanit të arrijë në familijet me status të rrezikuar social. Allahu u...