FILLOI SHPËRNDARJA E MISHIT TË KURBANAVE
Me 29.06.2023, dita e dytë e Kurban-Bajramit - ditë feste, ndërsa për neve - ditë pune, ditë angazhimi, ditë e kryerjes së amanetit kundrejt besimtarëve.
Gjatë ditës së sotme, u shpërndanë mbi 1080 pako me mish kurbani në tre rajonet e Myftinisë; qytet, dërven dhe karshiak, për personat me nevoja të veçanta në Sos Vita dhe Mirësia, ndërsa ditën e nesërme (e xhuma) do të shpërndahen në rajonin e karadakut.
Në koordinim me këshillet e xhamive të Shkupit, familjeve me status të rrezikuar social, u është dhuruar mishi i kurbaneve të cilët i kanë tejkaluar nevojat e kuzhinës së Medresesë “Isa Beu”.
Si çdo vit, në të katër rajonet, aksionin e kanë udhëhequr referentët e rajoneve përkatëse në bashkëpunim me hoxhallarët dhe përfaqësuesit e këshilleve të xhamive tona të cilët e shpërndanë mishin...










