Tuesday, November 17

Author: user

MANIFESTIMI I DITËS SË BEDRIT NË ÇAIR
Aktivitete, Netët e dalluara, Ramazani 2023/1444h

MANIFESTIMI I DITËS SË BEDRIT NË ÇAIR

Më 8 prill 2023, në xhaminë e re në Çair u realizua program fetar për gjininë femërore me rastin e ditës së Bedrit. Programi filloi me një ashere që e këndoi hfz. Nexhmie Jashari. Në emër të Myftinisë, me fjalë përshëndetëse u prezantua mualimja e kësaj xhamie Mubera J. Asani. Në ligjeratën e saj prof. Haxhere V. Sulooxha përcolli mësimet e ditës së bedrit. Programi u pasurua me mevlud kuran dhe ilahi dhe u përmbyll me dua të përbashkët.
EREMONIA E HATMES NË XHAMINË NUR NË ORIZARE TË POSHTME
Aktivitete, Ceremoni hatme, Ramazani 2023/1444h

EREMONIA E HATMES NË XHAMINË NUR NË ORIZARE TË POSHTME

Më 05 prill 2023, 22 nxënësit e mektebit të xhamisë “Nur”- Orizare e Poshtme realizuan ceremoni të duasë së hatmes. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre që i mësuan tek mualimja Besa Tahiri Ismaili. Në fjalën e rastit Arife Iseni në emër të Myftiut uroi nxënësit dhe mualimen për suksesin e arritur dhe më pas nxënësve iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar, ndërsa mualimes një mirënjohje dhe një libër. Kjo ceremoni u përmbyll me duanë e rastit që e bëri Besa Tahiri Ismaili.
MYFTIU PJESË E DELGACIONIT TË BFI QË TAKUAN PRESIDENTIN E SHQIPËRISË BEGAJ
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h, Vizita

MYFTIU PJESË E DELGACIONIT TË BFI QË TAKUAN PRESIDENTIN E SHQIPËRISË BEGAJ

Më 4 prill 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili si pjesë e delegacionit të BFI-së, së bashku me Myftiun e Strugës Salim ef. Sulejmani dhe atë të Goativarit Sabahudin ef. Zendeli, të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai takuan presidentin e Shqipërisë z. Bajram Begaj. Në takimin miqësor, presidenti Begaj, delegacionit të BFI-së i uroi Muajin e Shenjtë të Ramazanit dhe vlerësoi rolin e saj në ruajten dhe transmetimin e vlerave më të spikatura njerëzore, si edhe atë të promovimit të harmonisë ndërfetare. Në emër të BFI, Reisi i uroi detyrën e Presidentit duke i dëshiruar shëndet dhe suksese. Përveç kësaj, në këtë takim u diskutua për çështje me rëndësi për kombin, rolin e besimit në ngritjen e vetëdijes kombëtare, bashkëpunimin në sfera të n...
MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI SEMINARIN DYDITOR “MEKTEBI, NËNA E EDUKIMIT”
Aktivitete, Seminare

MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI SEMINARIN DYDITOR “MEKTEBI, NËNA E EDUKIMIT”

Myftinia e Shkupit, më datë 16-18 gusht 2022, realizoi seminarin dyditor kushtuar mualimeve që veprojnë në mektebet e Myftinisë së Shkupit me temë: "Mektebi, nëna e edukimit". Në këtë seminar dyditor ku u trajtuan disa nga sfidat dhe çështje të rëndësishme që lidhen me mbarëvarjtjen e procesit të mësimbesimit, morën pjesë 20 mualime që veprojnë nëpër mektebet e Myftinisë së Shkupit. Hapjen e seminarin e bëri sekretari i Myftinisë Mr. Nexhmi ef. Ferati, i cili shprehi mirënjohje pë të gjithë mualimet që marin pjesë në këtë aktivitet si dhe falenderoi ligjeruesit e seminarit për kontributin e tyre që do të japin gjatë këtyre ditëve përderisa zhvillohet seminari. Më pas, shpalosi agjendën e seminarit si dhe paraqiti ligjëruesit e seminarit. Në ditën e parë të semin...
FURNIZOHEN ME KUR‘ANA KATËR MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Aktivitete

FURNIZOHEN ME KUR‘ANA KATËR MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Hfz.Irfan ef. Sulejmani, referent i arsimit fetar pranë Myftinisë së Shkupit, më 09 gusht 2022,bazuar në kërkesën e mualimëve; realizoi shpërndarjen e 109 Kur'anave për nxënësit të cilët kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Kur‘ana u furnizuan nxënësit e mektebeve të poshtcekura; Mektebi i xhamisë “Mulla Hysen Saiti“ - Lubin; mualime Nehale Ajdini Mektebi i xhamisë Karshiaka - Batincë; mualim Rasim ef. Ademi. Mektebi i Xhamisë Haxhi Sabir - Batincë; mualim Llokman ef. Abdullai Mektebi "Asr" - Batincë; mualim Kadrija ef. Muriç. Lusim Allahun Fuqiplotë që nxënësve t'u japë sukses në përfundimin e bukurleximit të Kuranit, ndërsa mualimët t‘i shpërblejë me mirësitë e Tij të kësaj bote dhe ahiretit.
“KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI: “KOHA NË JETËN E BESIMTARIT”
Aktivitete

“KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI: “KOHA NË JETËN E BESIMTARIT”

Sot, më 5 gusht 2022, me fillim në ora 12:30 do të transmetohet edicioni i 142, në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 të Radio Vatit. Mysafir i këtij edicioni është hatibi i xhamisë “Kasim Beu” Amel ef. Kurtishi, , i cili do të ligjërojë mbi temën: “Koha në jetën e besimtarit". Emisioni do të udhëhiqet nga referenti i Myftinisë së Shkupit, Hfz. Irfan ef. Sulejmani. Xhuma të begatë e lutje të pranuara!
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT “TUBA” – FUSHË TOPHANË
Uncategorized @sq

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT “TUBA” – FUSHË TOPHANË

E mërkurë, më datë 03 gusht 2022, Komisioni për Vlerësim të nxënësve të mektebit Mubera J. Asani dhe Arife Iseni anëtare e komisionit; vizituan nxënësit e mektebit "Tuba" - Fushë Tophanë. Përgjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Haxhere Veseli Sulooxha. Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë mualimen Haxhere Veseli Sulooxha për kontributin dhe sakrificën e saj gjatë gjithë këtij procesi, ndërsa, nxënësve u dëshirojmë shëndet e suksese të mëtutjeshme!
MANIFESTIMI I DUASË SË HATMES NË XHAMINË E FSHATIT LLOKË
Uncategorized @sq

MANIFESTIMI I DUASË SË HATMES NË XHAMINË E FSHATIT LLOKË

Më 30 korrik 2022 (e premte) para namazit të ikindisë, në xhaminë e fshatit Llokë u organizua duaja e hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit të kësaj xhamie. Në prani të një numri mjaft të madh të xhematit, familjarëve të nxënësve e hoxhallarë, këtë ceremoni rasti e nderoi Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga H. Fejsall ef. Kadriu, referent i Vakëfit dhe Hfz. Irfan ef. Sulejmani, referent i sektorit të Arsimit Fetar, ku u mirëpritën nga këshilli i xhamisë dhe mualimi Shaban ef. Tairi i cili falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesmarrjen e tyre në këMANIFESTIMI I DUASË SË HATMES NË XHAMINË E FSHATIT LLOKË Më 30 korrik 2022 (e premte) para namazit të ikindisë, në xhaminë e fshatit Llokë u organizua duaja e ha...
HAPET XHAMIA E RE NË FSHATIN ÇAJLANË TË SARAJIT
Aktivitete

HAPET XHAMIA E RE NË FSHATIN ÇAJLANË TË SARAJIT

Sot, 29 korrik 2022, nën organizimin e Myftinisë së Shkupit dhe Këshillit iniciues për ndërtimin e xhamisë, u realizua ceremonia zyrtare e hapjes së Xhamisë së Re në fshatin Çajlanë. Në këtë solemnitet mori pjesë: Kryetari i BFI-së Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me bashkëpunëtorët e tij, Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, Kryetari i Kuvendit të BFI H. Fejsall ef. Kadriu, kryetari i OH Hilal Mr. Fadil ef. Ramadani, Përgjegjësi i Institutit të Hifzit, Hfz. Xhemail ef. Nuhiju, operativa e Myftinisë së Shkupit, veprimtarë, donatorë dhe përkrahës të jetës fetaro islame, imami i fshatit Çajlanë, hoxhallarë, si dhe mysafirë të ndryshëm nga vendi e nga jashtë. Para se të bëhet hapja e kësaj xhamie u lexuan disa pjesë nga Kur’ani famëlartë nga Hfz. Xhemail ef. Nuhiju ndërsa m...