Wednesday, November 18

Author: user

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë ‘Nerez i Poshtëm – Shkup
Aktivitete, Vizita

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë ‘Nerez i Poshtëm – Shkup

Dje, 6 qershor 2021 (e diel), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga Mubera Asani dhe Arife Asani, vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë Nerez i Poshtëm. Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Semra Kurtish. Lusim Allahun e Madhërishëm mualimen ta shpërblejë me Mirësitë e Tij për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet dhe suksese të mëtejshme në jetë!
Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Nikishtan
Aktivitete, Vizita

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Nikishtan

Sot, 4 qershor 2021 (e xhuma), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë, i përfaqësuar nga Shefket ef. Bafqari dhe Zeqirja ef.Tairi, vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë Nikishtan. Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Bazat e mësim-besimit i mësuan pranë mualimit të xhamisë Samir ef.Hamidi, gjithsej 13 nxënës. Lusim Allahun e Madhërishëm mualimen ta shpërblejë me Mirësitë e Tij për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet dhe suksese të mëtejshme në jetë!
SEANCA E PARË E DËGJIMIT TË HAFIZIT TË RI ENSAR ÇAJANI
Aktivitete

SEANCA E PARË E DËGJIMIT TË HAFIZIT TË RI ENSAR ÇAJANI

Sot, më 4 qershor 2021 (e xhuma), para komisionit për vlerësim të hafëzllarëve pranë Myftinisë së Shkupit u realizua seanca e parë e dëgjimit të hafizit të ri Ensar Çajani. Para fillimi të seancës së dëgjimit, fjala e rastit i takoi H.Rexhep ef.Imerit, i cili i përshëndeti anëtarët e komisionit dhe gjithë të pranishmit dhe më pas foli mbi peshën dhe rëndësinë që ka tek All-llahu memorizimi i Kuranit Famëlartë. Hafizi para komisionit lexoi xhuzin 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6. Dëgjimi i hafizit do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vazhdim. Lusim Allahun xh.sh. që hafizit të i jep sukses në mbrojtjen e hifzit!
MESAZH NGUSHËLLIMI
Lajme

MESAZH NGUSHËLLIMI

MESAZH NGUSHËLLIMI Sot, ia dorëzoi shpirtin All-llahut, Hafiz Adem ef. Iseni, imam pranë Mesxhidit ‘Mëshira’ në lagjen Fushë Tophanë. Nga thellësia e zemrës i shprehim familjes së tij ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim dhe Myftinisë së BFI - Shkup. Familja e tij humbi njeriun e tyre të dashur, xhemati i tij imamin e sinqertë e të përkushtuar, kurse Shkupi një hoxhë të dalluar që i shërbeu xhematit dhe xhamisë gjatë gjithë jetës së tij. Lusim Allahun e Madhërishëm që ta shpërblejë me Xhennet për kontibutin e tij! Myftinia e BFI – Shkup Dr.Qenan ef.Ismaili Myfti
CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË E RE TË LAGJES SË ÇAIRIT
Aktivitete

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË E RE TË LAGJES SË ÇAIRIT

Xhamia e Re e Çairit, sot, më datë 2 qershor 2021, para namazit të ikindisë realizoi ceremoninë e duasë së hatmes me rastin e diplomimit të 13 nxënësve në bazat e mësim - besimit islam, pranë mualimit hfz. Avni ef. Asani. Në këtë ceremoni mori pjesë Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referentët e Myftinisë së Shkupit, hoxhallarë, hafëzllarë e familjarë të nxënësve si dhe xhemati i i xhamisë. Para programit, me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua hatibi i xhamisë, Sadush ef.Tahiri. Më pas, vijoi programi i përgatitur nga nxënësit e këtij mektebi nën udhëheqjen e mualimit, hfz.Avni Efendiut. Fjala e rastit i takoi Myftiut dr.Qenan ef.Ismaili, i cili vlerësoi punën fisnike e madhështore të mualimit të xhamisë. "Sot, nuk...
QËNDRIMI ISLAM MBI MONEDHAT VIRTUALE (KRIPTOVALUTAT)
Lajme

QËNDRIMI ISLAM MBI MONEDHAT VIRTUALE (KRIPTOVALUTAT)

بسم الله الرحمن الرحيم الحمد لله رب العالمين، و افضل الصلاة و اتم التسليم على سيد المرسلين، اللهم علمنا ما ينفعنا و انفعنا بما علمتنا، اللهم ارزقنا السداد في القول، و بعد: Përgjigje mbi dispozitën e monedhave virtuale (kriptovalutat) Sa i përket qëndrimit të dijetarëve eminent të jurisprudencës Islame, të institucioneve relevante fetare dhe të qeverive të shteteve Islame dhe shteteve arabe, në lidhje me dispozitën Bitcoin - it dhe llojeve të tjera simotra të kësaj monedhe virtuale (kriptovalutave), numri i të cilave është i madh, por më e njohura dhe më e përhapura deri më tani është Bitcoin - i, respektivisht, lejohet (është hallall) apo ndalohet (është haram), përdorimi i tyre? Deri më tani dhe ne sa kemi njohuri në lidhje me këtë çështje, të gjithë dijetarët eminent, insti...
KANDIDATI PËR HAFIZ ENSAR ÇAJANI KALOI PROVIMIN E PARË PARA KOMISIONIT TË HIFZIT
Aktivitete, Lajme

KANDIDATI PËR HAFIZ ENSAR ÇAJANI KALOI PROVIMIN E PARË PARA KOMISIONIT TË HIFZIT

Sot, me datë 1 qershor 2021 (e martë), komisioni hifzit pranë Myftinisë së Shkupit në hapësirat e Myftinisë bëri testimin e kandidatit Ensar Çajani. Pas provimit të realizuar, anëtarët e komisionit vlerësuan se kandidati i plotëson kriteret për të filluar me seancat dëgjimore duke filluar nga ditët në vijim, ku radhazi do të dëgjohen 30 xhuz. Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të të gjithë anëtarëve të komisionit të hifzit dhe një përfaqësuesi nga ana e Myftinisë së Shkupit. Ensar Çajani hifzin e kreu pranë muhafizit hfz. Sadudin ef. Sulejmani. Hifzin e filloi më 20 qershor 2018 dhe e mbaroi më 17 mars 2021. Lusim All-llahun xh.sh. që kandidati t’i jep sukses në mbrojtjen e hifzit gjatë seancave të dëgjimit!...
DIPLOMUAN 16 NXËNËSET E MEKTEBIT TË XHAMISË ‘JAHJA PASHA‘ – SHKUP
Aktivitete

DIPLOMUAN 16 NXËNËSET E MEKTEBIT TË XHAMISË ‘JAHJA PASHA‘ – SHKUP

Sot, më datë 30 maj 2021, u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e kryerjes së mësim-besimit të 16 nxënëseve të diplomuar pranë mektebit të xhamisë "Jahja Pasha“ - Shkup. Jasemin Shabani, mualime e nxënësve, në emër të familjarëve të nxënësve falenderoi të pranishmit që kishin ndarë kohë për të ndjekur këtë ceremoni. Në ceremoninë e mbajtur në xhaminë ‚Kasim Beu‘ nxënëset paraqitën pjesë të mësimeve që kishin ndjekur dhe recituan pjesë nga Kurani famëlartë. Fjalë rasti në emër të Myftinisë së Shkupit pati Mubera Asani, anëtare e komisionit, e cila më pas ndau diplomat dhe i uroi nxënësit për këtë sukses, ndërsa mualimes i ndau mirënjohje në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e mësim-besimit islam në mektebin e xhamisë “Jahja Pasha“....
Комисија за оценување на учениците од мектебите ги посети учениците од мектебот на Јахја пашината џамија – Скопје
Активности

Комисија за оценување на учениците од мектебите ги посети учениците од мектебот на Јахја пашината џамија – Скопје

Комисија за оценување на учениците од мектебите ги посети учениците од мектебот на Јахја пашината џамија - Скопје   Вчера, на 25.05.2021 година (вторник), Комисијата за оценување на учениците при Муфтиството, претставена од Мубера Асани и Арифе Асани, ги посети учениците од мектебот на Јахја пашината џамија - Скопје. За време на оваа посета, комисијата ги провери нивните знаења стекнати врз основа на наставната програма на Муфтиството.   Основите на верата ги научиле од муалимата Јасемин Шабани.   Го молиме Семоќниот Аллах, за дадениот придонес да ја награди муалимата со Неговите добрини, а на учениците здравје и понатамошен успех во животот!...