Wednesday, November 18

Author: user

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë ‘Jahja Pasha’ – Shkup
Aktivitete

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë ‘Jahja Pasha’ – Shkup

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë 'Jahja Pasha' - Shkup   Sot, 25 maj 2021 (e martë), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga Mubera Asani dhe Arife Asani, vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë Jahja Pasha - Shkup.   Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë.   Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Jasemin Shabani.   Lusim Allahun e Madhërishëm mualimen ta shpërblejë me Mirësitë e Tij për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet dhe suksese të mëtejshme në jetë!
MYFTIU DR. QENAN EF. ISMAILI PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT MESNICË
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

MYFTIU DR. QENAN EF. ISMAILI PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT MESNICË

Sot, 21 maj 2021, Myftiu i Shkupit dr.Qenan ef. Ismaili përcolli hytben e xhumasë pranë xhematit të xhamisë së fshatit Mesnicë. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, sekretari i Myftinisë së Shkupit mr.Nexhmi ef. Ferati, dhe h.Fejsall ef. Kadriu, referent për çështjen e Vakëfit pranë Myftinisë së Shkupit, u mirëpritën nga hatibi i xhamisë, Jusuf ef. Beqiri, këshilltarët e xhematit të kësaj xhamie dhe besimtarë të pranishëm që kishin ardhur për të dëgjuar hytben dhe për të falur namazin e xhumasë. Pas mesazhit në hytben e xhumasë, Myftiu ndau kohë që të njoftohet nga këshilltarët e xhematit mbi funskionimin e xhamisë dhe jetën fetare në këtë fshat.
MYFTIU DR. QENAN EF. ISAMILI PRITI NË TAKIM KRYETARIN E KOMUNËS SË ÇAIRIT Z. VISAR GANIUN
Uncategorized @sq

MYFTIU DR. QENAN EF. ISAMILI PRITI NË TAKIM KRYETARIN E KOMUNËS SË ÇAIRIT Z. VISAR GANIUN

Sot, e xhuma, 14 maj 2021, me rastin e festës së Fitër Bajramit, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në kabinetin e tij, priti në takim kryetarin e Komunës së Çairit, z. Visar Ganiun. Në një takim të ngrohtë miqësor, Myftiu dr.Qenan ef. Ismaili dhe z.Visar Ganiu , kanë biseduar për shumë tema me interes të ndërsjellë, pastaj për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh , gjithnjë në interes të besimtarëve të këtij nënqielli. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili shprehu gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen mes Myftinisë së Shkupit dhe Komunës së Çairit. Nga ana tjetër, z. Visar Ganiu shprehu kënaqësinë e tij për mikpritjen, duke premtuar se komuna e Çairit gjithnjë do të jetë e hapur për bashkëpunim dhe e gatshme për mbështetje e nevojshme institucionale. ...
VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË QENDRORE – HARAÇINË
Aktivitete, Vizita

VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË QENDRORE – HARAÇINË

Më 14 maj 2021, e xhuma, me rastin e festës së Fitër Bajramit, h.Fejsall ef.Kadriu, referent i Vakufeve pranë Myftinisë së Shkupit dhe Mr.Nexhmi ef. Ferati sekretar pranë Myftinisë së Shkupit, vizituan xhematin e xhamisë Qendrore të Haraçinës. Ata u mirëpritën nga hatibi i xhamisë hfz.Idriz ef.Bajrami këshilli dhe xhemati i pranishëm. Në fillim, fjala përshëndetëse i takoi hatibit, hfz. Idriz Efendiut i cili shprehi kënaqësinë e tij për praninë e referentëve dhe më pas, uroi xhematin me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke e lutur Allahun xh.sh që ti ketë pranuar gjitha lutjet, agjërimin, ibadetet dhe veprat e mira. Mesazhin e ditës në hutben e xhumasë e përcolli h.Fejsall ef.Kadriu. "Festa e Fitër Bajramit, është ditë gëzimi, ditë e triumfit për çdo besimtar...
RAMAZANI 2021: EDICIONI I 85-TË I EMISIONIT ‘KËSHILLA E XHUMASË’
Aktivitete, Emisione

RAMAZANI 2021: EDICIONI I 85-TË I EMISIONIT ‘KËSHILLA E XHUMASË’

Sot, 14 maj 2021, (e xhuma), sekretari i Myftinisë së Shkupit, Mr.Nexhmi ef. Ferati ishte i ftuar në edicionin e 85- të në kuadër të emisionit "Këshilla e xhumasë" në Radio Vati. Mr.Nexhmi ef. Ferati, në këtë edicion, në cilësinë e bartësit, udhëheqësit të projektit të Ramazanit 2021, foli mbi aktivitetet e Ramazanit të sivjetshëm, shpalosi para dëgjuesve angazhimin e Myftinisë së Shkupit në organizimin e programeve fetare, vizitat ditore të referenëve nëpër xhamitë e gjitha rajoneve të Myftinisë së Shkupit, video-projektet e realizuara etj.
RAMAZANI 2021: REFERENTËT VIZITUAN XHEMATIN E XHAMISË SË FSHATIT MAJA E ZEZË
Aktivitete, Vizita

RAMAZANI 2021: REFERENTËT VIZITUAN XHEMATIN E XHAMISË SË FSHATIT MAJA E ZEZË

Sot, 11 maj 2021, dita e 29-të e Muajit Ramazan, referentët e Myftinisë së Shkupit vizituan xhematin të xhamisë së fshatit Maja e Zezë, të malsisë së Karshiakës. Pjesë e këtij delegacioni të Myftinisë ishin; Mr.Nexhmi ef. Ferati, h.Fejsall ef. Kadriu dhe h.Rexhep ef.Imeri. Kjo vizitë u realizua, në kohën e faljes së namazit të jacisë, ku i prijnë xhematit edhe në faljen e namazit të teravisë. Para faljes së namazit, H.Fejsall ef. Kadriu, iu drejtua xhematit me ligjeratën e tij, kushtuar ditëve dhe netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, duke theksuar shpërblimet e panumërta që mbart agjërimi. Ai porositi se ne duhet që të përfitojmë shpirtërisht nga këto ditë e çaste përplot bekime e mirësi, që na janë dhuruar nga ana e Allahut të Madhërishëm, duke i shfrztëyuar si...
RAMAZANI 2021: PËRFUNDON LEXIMI I MUKABALES NË XHAMINË ‘MURAT PASHA’ – ÇARSHI E VJETËR
Aktivitete, Vizita

RAMAZANI 2021: PËRFUNDON LEXIMI I MUKABALES NË XHAMINË ‘MURAT PASHA’ – ÇARSHI E VJETËR

RAMAZANI 2021: PËRFUNDON LEXIMI I MUKABALES NË XHAMINË 'MURAT PASHA' - ÇARSHI E VJETËR   Sot, e martë, (11 maj 2021), dita e 29-të e muajit Ramazan, në xhaminë e Murat Pashës u realizua duaja e hatmes së mukabeles, të udhëhequr nga imami i xhamisë, hfz. Sadudin ef. Sulejmani. Përfaqësues të Myftinisë së Shkupit, në këtë ceremoni ishin; H.Fejsall ef. Kadriu, referent i Vakëfit pranë Myftinisë së Shkupit, Dr.Fatmir ef. Zaimi, referent i xhamive të rajonit të qytetit pranë Myftinisë së Shkupit. Në fillim , hatibi i xhamisë Dr. Sulejman ef. Baki të pranishmëve iu drejtua me fjalë përshëndetëse dhe i’u dëshiroi mirëseardhje në këtë ceremoni me rastin e përfundimit të mukabeles, duke lutur Allahun që ta ketë pranuar mundin e imamit të xhamisë ...
NJ O F T I M – Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame
Lajme

NJ O F T I M – Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut njofton opinionin e gjerë se muaji i Ramazanit përfundon të mërkurën më 12 maj 2021, ndërsa, dita e parë e Fitër Bajramit është ditën e enjte, më 13 maj 2021. Me vendim të Qeverisë së RMV, në natën e Fitër Bajramit nuk do të ketë orë policore me çka jepet mundësia që ta falim namazin e sabahut si dhe namazin e Fitër Bajramit. Po ashtu, Bashkësia Fetare Islame e RMV, nën masat protokolare anti-Covid do të realizojë manifestimin tradicional, i cili do të mbahet në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup. Me këtë rast kërkojmë nga besimtarët që gjatë faljes së namazit të sabahut dhe Fitër Bajramit të ruajnë distancën fizike dhe të respektojnë masat anti-Covid. Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë s...
Lajme, Uncategorized @sq

REAGIM

Feja islame për emër zgjodhi mesazhet më të rëndësishme, pra paqen dhe harmoninë ndërnjerëzore. Kështu, islami pikësëpari jep mesazhe me emrin e tij, me emrin e paqes. Por, fatkeqësisht, në këto netë të bekuara të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit, jemi dëshmitarë të sulmeve makabre, frikës e persekutimit të popullates palestineze, ku mediat raportojnë për dhunën e që po ushtrohet mbi besimtarët muslimanë në xhaminë Al - Aksa. Shprehim shqetësimin tonë mbi dhunën e ushtruar sepse është detyrë e jona që të angazhohemi për paqen dhe stabilitetin në këtë rajon, në këtë vend ku po mohohet e drejta njerëzore, po mohohet e drejta bindjes fetare të mijëra muslimanëve. E lusim Allahun e Madhërishëmqë ky konflikt të marrë fund sa më shpejtë të rikthehet paqja dhe rehatia në ...