Wednesday, November 18

Author: user

Kosova İslam Birliği Başkanı Mustafa Paşa Camisini Ziyaret Etti.
FAALİYETLERİMİZ, ZİYARETLER

Kosova İslam Birliği Başkanı Mustafa Paşa Camisini Ziyaret Etti.

8 Temmuz 2020, öğlen namazı sırasında Kosova İslam Birliği Başkanı Naim ef. Ternava üst düzey yetkilileri eşliğinde, Mustafa Paşa Camisi’nde resmi ziyarete bulundu. Bu resmi ziyaretinde Kuzey Makedonya İslam Birliği Geçici Başkanı Hfz. Shaqir Ef. Fetai, Üsküp Müftüsü Dr. Qenan ef. İsmaili ve diğer müftü ve KMİB üyeleri de yer aldı. Öğlen namazından sonra Dr. Qenan ef. İsmaili, konuşmasında Kosova İslam Birliği Başkanını, Üsküp’teki Müslümanlar adına teşekkür ederek bunları da ekledi; ‘’Baş müftünün bu ziyareti KMİB ve bu ülkedeki Müslümanlar için çok büyük bir onur. Bu özel günde, Müslümanların hizmetinde olabilmemiz adına aramızdaki işbirliğin daha da atmasına Allah’tan niyaz ederim.
MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT MOJANCË
Aktivitete, Hytbe

MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT MOJANCË

Sot, 26 qershor 2020, Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë, vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit Mojancë. Hatibi i xhamisë Nesip ef.Demiri i shoqëruar dhe xhemati i pranishëm mirëpritën Myftiun dhe referentët e Myftinisë. Myftiu ndau kohë për të bisesuar me besimtarët e pranishëm për t'u njoftuar për së afërmi me sfidat dhe jetën fetare në këtë fshat. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI - Shkup
Anëtarët e Myftinisë së Shkupit uruan Reisin
Aktivitete, Vizita

Anëtarët e Myftinisë së Shkupit uruan Reisin

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të premten më datë 26.06.2020, i priti në zyrën e tij anëtarët e Muftinisë të Shkupit, të shoqëruar nga Muftiu i respektuar i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili. Anëtarët e Muftinisë së Shkupit e uruan Reisul Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai për postin e ri dhe i dëshiruan shëndet e sukses në udhëheqjen e Bashkësisë Fetare Islame në të ardhmen. Reisi i falënderoi mysafirët e çmuar për këtë vizitë urimi dhe i njoftoi ata frymën e re, me vizionin e Tij dhe të Rijasetit për drejtimin dhe udhëheqjen e Bashkësisë Fetare Islame në përputhje me të gjitha dispozitat e parapara në Kushtetutën e BFI të bazuara në mësimet e Kuranit Fisnik dhe porosive të Pejgamberit më të dashur të njerëzimit, Muhamedit a.s....
CEREMONIA E DUASË SË HIFZIT TË HAFIZIT SEAD IDRIZI NË XHAMINË EN-NUR – BUKOVIQ
Aktivitete

CEREMONIA E DUASË SË HIFZIT TË HAFIZIT SEAD IDRIZI NË XHAMINË EN-NUR – BUKOVIQ

Sot, më 25 qershor 2020 (e enjte), në xhaminë En-Nur, para namazit të ikindisë, xhemati i fshatit Bukoviq pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizit Sead ef.Idrizi. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin; ud.kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema h.hfz.Shaqir ef.Fetai i shoqëruar nga kabineti i tij, Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili, Myftiu i Myftinisë së Tetovës Dr.Qani ef.Nesimi, Myftiu i Myftinisë së Kumanovës H.Abedin ef.Imeri, Myftiu i Myftinisë së Kërçovës Murat ef.Huseini, Myftiu i Myftinisë së Strugës Mr.Salim ef.Sulejmani, Myftiu i Myftinisë së Ohrit h.Samet ef.Ajdari, Myftiu i Muftinisë së Shtipit Nasir ef.Rexhepi, familjarë të hafizit si dhe xhematlinj të fshatit Bukoviq. Në fillim të këtij manifestimi fjala p...
MYFTINIA E SHKUPIT RIFILLON ME EMISIONIN “DRITA E JETËS” NË RADIO SHKUPI
Aktivitete

MYFTINIA E SHKUPIT RIFILLON ME EMISIONIN “DRITA E JETËS” NË RADIO SHKUPI

  Sonte, е enjte (25 qershor 2020), pas një pauze për shkak të gjendjes së krijuar me rastin e pandemisë Covid – 19, rifillon transmetimi i edicionit të 36-të në kuadër të emisionit edukativo - fetar "Drita e Jetës" nën udhëheqjen e Valbona Zunçe - Pajazitit. Mysafir në emisionin e sontëm është Rexhep ef.Imeri, referent pranë Myftinisë së Shkupit . Tema: " Kujdesi i Islamit ndaj njeriut" Emisioni do të transmetohet sonte me fillim nga ora 21:30 - 22:30, në valët e Radio Shkupit. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI - Shkup
SEANCA E TRETË DËGJIMORE E KANDIDATIT PËR HAFIZ SEAD IDRIZI
Aktivitete

SEANCA E TRETË DËGJIMORE E KANDIDATIT PËR HAFIZ SEAD IDRIZI

Me datë 17 qershor 2020 (e mërkurë), pas namazit të drekës komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit vazhdoi me seancën e tretë të dëgjimit të kandidatit Sead Idrizi nga fshati Bukoviq. Kandidati, para komisionit lexoi xhuzet 15,16,17,18, dhe 19 nga Kurani Famëlartë. Seanca dëgjimore u zhvillua në prani të të gjithë anëtarëve të komisionit të hifzit dhe përfaqësuesit të Myftinisë Dr. Fatmir ef.Zaimi Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup
SEANCA E KATËRT DËGJIMORE E KANDIDATIT PËR HAFIZ SEAD IDRIZI
Aktivitete

SEANCA E KATËRT DËGJIMORE E KANDIDATIT PËR HAFIZ SEAD IDRIZI

Me datë 18 qershor 2020 (e enjte), pas namazit të drekës, në shtëpinë e kandidatit në fjalë,komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit vazhdoi me seancën e katërt të dëgjimit të kandidatit për hafiz, Sead Idrizi nga fshati Bukoviq. Kandidati, para komisionit lexoi xhuzet 20,21,22,23, dhe 24 nga Kurani Famëlartë. Seanca dëgjimore u zhvillua në prani të të gjithë anëtarëve të komisionit të hifzit dhe përfaqësuesit të Myftinisë Mr. Nexhmi ef. Ferati Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup
SEANCA E PESTË DËGJIMORE E KANDIDATIT PËR HAFIZ SEAD IDRIZI
Uncategorized @sq

SEANCA E PESTË DËGJIMORE E KANDIDATIT PËR HAFIZ SEAD IDRIZI

Me datë 19 qershor 2020 (e xhuma), pas namazit të drekës, në shtëpinë e kandidatit në fjalë, komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit Prof. Shafi ef. Osmani, prof. Sheval ef. Azizi dhe hfz. Sadudin ef. Sulejmani vazhdoi me seancën e pestë të dëgjimit të kandidatit për hafiz, Sead Idrizi nga fshati Bukoviq. Kandidati, para komisionit lexoi xhuzet 25,26,27,28, dhe 29 nga Kurani Famëlartë. Seanca dëgjimore u zhvillua në prani të të gjithë anëtarëve të komisionit të hifzit dhe përfaqësuesit të Myftinisë Mr. Nexhmi ef. Ferati Lusim Allahun Fuqiplotë që kandidatin për hafiz ta ruan nga çdo e keqe, tia shton diturinë dhe tia mundëson ta jetëson Kuranin në jetën e tij, ndërsa Muhafizin hfz. Huzri Idrizi ta shpërblen me të mirat e Tij. Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI – S...
Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të Xhamisë së fshatit Llaskarcë
Aktivitete

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të Xhamisë së fshatit Llaskarcë

Sot, më 23 qershor 2020 (e martë), Kryetari i Komisionit për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve Mr.Nexhmi ef.Ferati dhe anëtari i komisionit Zekirija ef.Tairi, vizituan nxënësit e mektebit të Xhamisë së fshatit Llaskarcë, me çrast bënë vlerësimin e punës dhe njohurive të tyre mbi: leximin e Kur'anit, nxënien e sureve përmendësh, bazat e besimit dhe njohuritë tjera elementare të fesë. Kjo vizitë u realizua pas kërkesës së parashtruar për vlersim të njohurive të nxënësve, nga ana e mualimit Saqip ef.Çilafi Të gatshëm për kryerjen e hatmes janë 3 nxënës. Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë mualimin, ndërsa nxënësve iu dëshirojmë suksese të mëtutjeshme! Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI - Shkup