Wednesday, November 18

Author: user

PROGRAM KUSHTUAR JAVËS SË LINDJES SË MUHAMEDIT A.S NË XHAMINË HAXHI AZEM- SHKUP
Aktivitete, Lajme

PROGRAM KUSHTUAR JAVËS SË LINDJES SË MUHAMEDIT A.S NË XHAMINË HAXHI AZEM- SHKUP

Më, 08.11.2019, pas faljes së jacisë, në xhaminë Haxhi Azem - Shkup, për nder të përkujtimit të lindjes së Muhamedit a.s u organizua program për gjininë femërore. Në këtë program morrën pjesë, nxënëset e Medresesë 'Isa Beu' paralelja e vajzave - Shkup, studentet e FSHI - së, dhe mualimet pranë mektebeve të Myftinisë. Në fillim të këtij programi fjala e rastit i takoi mualimes së xhamisë, Arife Asani. Më pas vijoi programi i përgatitur nga ana e mualimeve të angazhuara nëpër mektebet pranë Myftinisë së Shkupit. Në këtë program u lexua Kur'an, pjesë nga mevludi, ilahi , lutje dhe salavate kushtuar Muhamedit a.s Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV - Shkup
MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI MANIFESTIMIN QENDROR KUSHTUAR JAVËS SË LINDJES SË MUHAMEDIT A.S
Aktivitete, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI MANIFESTIMIN QENDROR KUSHTUAR JAVËS SË LINDJES SË MUHAMEDIT A.S

Sonte, (08.11.2019),Myftinia e BFI - Shkup, realizoi manifestimin qendror kushtuar javës së lindjes së Muhamedit a.s Në prani të Myftiut të Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili, kryetarit të kuvendit të BFI-së Fadil ef.Ramadani, këshilltarin për çështje fetare pranë Ambasadës së Turqisë z.Murat Alkan, hoxhallarë e hafëzllarë, dhe një numërit të madh të xhematlinjve në xhaminë "Arasta" në Çarshinë e Vjetër të Shkupit u përkujtua lindja dhe vepra e Muhamedit a.s. Xhamia, ishte e stërmbushur me besimtarë që u mblodhën për ta përkujtuar lindjen e Muhamedit a.s me program të begatë fetar ku u lexuan Kuran, Mevlud dhe ilahi nga hafëzllarë e hoxhallarë të mirënjohur të trojeve tona nga vendi dhe jashte : Në fillim fjala përshëndetëse i takoi Myftiut të Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili i cili mes tjera...
Lajme, Ngjarje

MYFTINIA E BFI-SHKUP URON BESIMTARËT ME RASTIN E DITËLINDJES SË MUHAMEDIT A.S

URIM Myftinia e BFI - Shkup të gjithë besimtarëve musliman ua uron ditën e lindjes së udhërrëfyesit, Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s Муфтиството на ИВЗ - Скопје, на сите муслимани им го честита роденденот на нашиот предводник, нашиот Пејгамбер, Мухамед а.с İslam Dini Birliği Üsküp Müftülüğü, Peygamber efendimiz, önderimiz Muhammed Mustafa (s.a.v) ‘in doğum gününü Müslüman alemine tebrik eder Muftijstvo IVZ - Skoplje, svim vjernicima muslimanima čestita dan rođenja našeg uzora, našeg Poslanika, Muhammeda a.s Myftinia e BFI - Shkup   Myfti Dr.Qenan ef.Ismaili
MYFTINIA E SHKUPIT TUBOI BESIMTARËT E HARAÇINËS PËR TË SHËNUAR DITËLINDJEN E MUHAMEDIT A.S
Aktivitete, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT TUBOI BESIMTARËT E HARAÇINËS PËR TË SHËNUAR DITËLINDJEN E MUHAMEDIT A.S

Më 06.11.2019, pas faljes së jacisë, në Xhaminë e fshatit Haraçinë u mbajt program i begatë me hafëzllarë e hoxhallarë të mirënjohur të Shkupit, për nder të përkujtimit të lindjes së Profetit Muhamed a.s Në këtë program morën pjesë Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, anëtarët nga Myftinia e Shkupit, hoxhallarë dhe një numër i madh i xhematlinjve të këtij rajoni. Hatibi i xhamisë, Daut ef.Bajrami, në fjalën e tij përshëndetëse falenderoi Myftininë e Shkupit që përzgjodhi xhaminë e Dëshmorëve për të realizuar këtë program kushtuar Muhamedit a.s Në këtë program u lexuan pjesë nga Kurani, mevlud, ilahi , lutje dhe salavate kushtuar Muhamedit a.s me hoxhallarë e hafëzllarë të mirënjohur të vendit tonë. Më pas, të pranishmëve iu drejtua me fjalë rasti Myftiu i Shkupit Dr. Qenan...
MYFTINIA E SHKUPIT FILLOI ME AKTIVITETET KUSHTUAR LINDJES SË MUHAMEDIT A.S
Aktivitete, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT FILLOI ME AKTIVITETET KUSHTUAR LINDJES SË MUHAMEDIT A.S

  Dje, (05.11.2019) pas faljes së jacisë, në Xhaminë e fshatit Moranë u mbajt program i begatë me hafëzllarë e hoxhallarë të mirënjohur të Shkupit, për nder të përkujtimit të lindjes së Profetit Muhamed a.s Në këtë program morën pjesë Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, anëtarët e Myftinisë së Shkupit, imamë të xhamive të tjera dhe besimtarët e kësaj ane. Imami i xhamisë, Beqir ef. Osmani, në fjalën e tij përshëndetëse falenderoi Myftininë e Shkupit për nderin që i bënë besimtarëve të këtij fshati këtë vit, duke përzgjedhur si xhaminë e parë për ta shënuar ditëlindjen e Muhamedit a.s" Pas fjalimit të shkurtër u lexuan pjesë nga Kurani, mevlud, ilahi të ndryshme, lutje dhe salavate kushtuar Muhamedit a.s me hoxhallarë e hafëzllarë të mirënjohur të vendit tonë. ...
REFERENTI PËR ÇËSHTJE FETARO – ARSIMORE PRANË MYFTINISË SË SHKUPIT VIZITOI INSTITUTIN E HIFZIT HFZ.ISMAIL EF.ALIEVSKI
Lajme, Vizita

REFERENTI PËR ÇËSHTJE FETARO – ARSIMORE PRANË MYFTINISË SË SHKUPIT VIZITOI INSTITUTIN E HIFZIT HFZ.ISMAIL EF.ALIEVSKI

  Më 29.10.2019, referenti për çështje fetaro-arsimore pranë Myftinisë së BFI -Shkup, Mr.Nexhmi ef.Ferati i shoqëruar nga referentët e Myftinisë, Rexhep ef.Imeri dhe Jetmir Jakupi, vizituan nxënësit e institutit të Hifzit "Ismail ef.Alievski", ku u mirëpritën nga ana e përgjegjësit, Hfz.Xhemail ef.Nuhiju. Përgjatë kësaj vizite u vlerësua puna dhe angazhimi disamujor i hafëz Xhemail ef.Nuhijut në përgatitjen e nxënësve mbi memorizimin dhe rregullat e drejtleximit të Kur'anit. Efendi Ferati, vlerësoi me notë të lartë angazhimin e hfz.Xhemail Nuhiut në pergatitjen e deritanishme të nxënësve konform plan-programit duke uruar që në një periudhë kohore sa më të shpejtë të shpallen dhe hafiza të Kur'anit Famëlartë. Mësimet në këtë institut i ndjekin 14 nxënës. Allahu qof...
VIZITAT E RREGULLTA KUSHTUAR XHAMIVE TË SHKUPIT NGA REFERENTËT E MYFTINISË
Aktivitete, Lajme

VIZITAT E RREGULLTA KUSHTUAR XHAMIVE TË SHKUPIT NGA REFERENTËT E MYFTINISË

Më 25.10.2019, (e xhuma) referenti i Myftinisë së Shkupit, Fejsall ef.Kadriu, prezantoi në 4 xhami të Shkupit, rajonin e Karadakut, përgjatë 4 kohëve të namazit. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të xhumasë vizitoi xhematin e xhamisë Qendrore - Hasanbeg, ku mbajti dhe hytben e xhumasë. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të ikindisë, vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit Straçincë ▪︎Në kohën e faljes së namazit të akshamit vizitoi xhematin e xhamisë "Miraç"- Haraçinë ▪︎Në kohën e faljes së namazit të jacisë, vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit "Grushinë" Pas faljes së namazit në xhamitë e vizituara Fejsall ef.Kafriu ndau kohë për të biseduar me anëtarët e këshilleve të xhamive përkatëse dhe për tu njoftuar për së afërmi me kërkesat e tyre. Zyra për Inform...
PËRFUNDUAN ME SUKSES “GARAT KUR’ANORE” TË ORGANIZUARA NGA MYFTINIA E BFI – SHKUP
Aktivitete, Lajme

PËRFUNDUAN ME SUKSES “GARAT KUR’ANORE” TË ORGANIZUARA NGA MYFTINIA E BFI – SHKUP

Më 26.10.2019 (e shtunë), në prani të Myftiut të Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili, kryetarit të kuvendit të BFI-së Fadil ef.Ramadani, hoxhallarëve, hafizlerëve e xhematlinj, Myftinia e Shkupit realizoi me sukses finalen e garave Kur'anore në xhaminë e Dyqanxhikut. Gara u zhvillua nëmes nxënësve që u kualifikuan si 5 më të mirët për të vazhduar garën si finalistë. Nxënësit pjesmarrës në këtë garë ndjekin mësim-besimin pranë mektebeve përkatëse të Myftinise së BFI-Shkup. Programi filloi me recitimin e Kuranit Famëlartë nga ana e Hfz. Orhan Ademit, nga Presheva. Më pas, me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua Myftiu i Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili i cili përgëzoi mualimët për bashkëpunim e ndërsjelltë dhe kontributin e tyre deri në përfundimin e kësaj gare. Në këtë garë fin...
CEREMONIA E HATMES NË XHAMINË E FSHATIT NIGISHTAN
Aktivitete, Lajme

CEREMONIA E HATMES NË XHAMINË E FSHATIT NIGISHTAN

Më 27.10.2019 (e diel), pas faljes së namazit të drekës, në xhaminë e fshatit Nigishtan u organizua manifestim me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit të xhamisë. Në këtë program ishin të pranishëm: Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, referentë nga ana e Myftinisë, hoxhallarë e familjarë të nxënësve si dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve të këtij fshati. Fjalë përshëndetëse pati hatibi i xhamisë Samir ef.Hamidi i cili falenderoi të pranishmit për pjesmarrjen në këtë ceremoni. Më pas, fjalë rasti pati Myftiu Dr. Qenan Ef.Ismaili i cili mes tjerash tha: "Sot jemi dëshmitarë, para Zotit e melekëve dhe për këtë dashuri dhe përkushtim ndaj fesë sonë që ka patur dhe ka kjo anë, në ruajtjen e fesë,kultivimin e vlerave të islam...
“GARA KUR’ANORE 2019”- U PËRZGJODHËN FINALISTËT
Aktivitete, Lajme

“GARA KUR’ANORE 2019”- U PËRZGJODHËN FINALISTËT

Dje, më 23.10.2019 (e mërkurë), para një numri të madh të xhematlinjëve, hoxhallarëve e familjarëve të nxënësve, Myftinia e Shkupit organizoi Garën Kur’anore ne xhaminë e Dyqanxhikut.   Gara u zhvillua nëmes nxënësve që ndjekin mësim-besimin pranë mektebeve përkatëse të Myftinise së BFI-Shkup.   Programi filloi me recitimin e Kuranit Famëlartë nga ana e Hfz.Xhemail Nuhijut, drejtor i institutit të Hifzit “Hfz.Ismail Alievski”.   Më pas, me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua hatibi i xhamisë Remzi ef.Isaku i cili përgëzoi Myftininë për aktivitetet e ndërmara e në veçanti aktivitetet kushtuar Kur’anit Famëlartë që kanë për qëllim ngritjen dhe madhërimin e Fjalës së Allahut. Në këtë garë kualifikuese u paraqitën 21 nxënës 12 djem dhe 9 vajza që n...