Wednesday, November 18

Author: user

MYFTINIA E SHKUPIT SHTRON IFTARIN TRADICIONAL NËN MOTON “IFTAR I VEÇANTË, ME NJERËZ TË VEÇANTË”
Uncategorized @sq

MYFTINIA E SHKUPIT SHTRON IFTARIN TRADICIONAL NËN MOTON “IFTAR I VEÇANTË, ME NJERËZ TË VEÇANTË”

Nën përkujdesin e Myftiut të Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, më 11 prill 2022 - 10 Ramazan 1443H, Myftinia e Shkupit organizoi iftarin tradicional: “IFTAR I VEÇANTË, ME NJERËZ TË VEÇANTË” Ky iftar tradicional që shtron Myftinia e Shkupit për personat me nevoja të veçanta, u realizua falë bashkëpunimit me shoqatat që veprojnë në Shkup; Shoqata “SHPRESA”; Shoqata “MIRËSIA” dhe Shoqata “SOS VITA”. Myftiu, në fjalën e tij mirëseardhëse, përshëndeti gjithë të pranishmit, si dhe shprehi falenderim dhe mirënjohje në emrin e tij personal dhe gjithë Myftinisë së Shkupit për gjithë ata që pranuan të jenë pjesë e sofrës së iftarit, duke theksuar se të gjithë ata, janë pjesë e pandashme dhe vlerë e shtuar e shoqërisë sonë. “E ndjej për obligim që t’i falenderoj përzemërsisht; staf...
MYFTIU DR. QENAN EF. ISMAILI SHTROI IFTARIN TRADICIONAL
Aktivitete, Ngjarje

MYFTIU DR. QENAN EF. ISMAILI SHTROI IFTARIN TRADICIONAL

Në vazhdën e aktiviteteve të muajit të bekuar të Ramazanit, Myftiu i Shkupit, dr.Qenan ef. Ismaili, më 9 prill 2022 – 8 Ramazan 1443H, shtroi ‘Sofrën e Iftarit Tradicional’, për të gjithë ata që në ditët më të vështira ishin dhe vazhdojnë të jenë në krah të Myftinisë së Shkupit. Në këtë iftar tradicional, të organizuar në shenjë falenderimi e mirënjohje për miqtë tanë të çmuar, na nderuan me pjesmarrjen e tyre; deputetë, përfaqësues të institucioneve të pushtetit qëndror; zëvendësministra, përfaqësues të pushtetit lokal ; kryetarë të komunave e drejtorë të ndërmarrjeve të Shkupit, personalitete nga bota e biznesit, përfaqësues të mediave, profesorë, intelektualë e afaristë, Esnafi i Çarshisë dhe shumë miq të tjerë nga sfera të ndryshme dhe shumë personalitete të shquara. Nikoqi...
MYFTINIA E SHKUPIT SHTRON IFTAR PËR HOXHALLARËT DHE MUTEVELINJTË E GJITHA RAJONEVE TË SHKUPIT
Aktivitete, Ngjarje

MYFTINIA E SHKUPIT SHTRON IFTAR PËR HOXHALLARËT DHE MUTEVELINJTË E GJITHA RAJONEVE TË SHKUPIT

Sot, më 03 prill 2022 – 2 Ramazan 1443H, Myftinia e Shkupit organizoi iftarin e paraparë për hoxhallarët dhe mutevelinjtë e katër rajoneve të Shkupit. Këtë iftar me prezencë e nderoi Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, anëtarët e Myftinisë së Shkupit, hoxhallarë që veprojnë nëpër xhamitë tona, mutevelinjtë dhe referentët e Myftinisë. Të pranishmit me fjalë përshëndetëse i përshëndeti Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, i cili shprehu mirënjohje dhe kënaqësi të veçantë që kësaj ftesë iu përgjigjigjën shumica e të ftuarve me ç’rast ky iftar nënkupton se të gjithë ata ta ndjejnë veten pjesë e pandashme e aktiviteteve të Myftinisë së Shkupit. Myftiu në fjalimin e tij, mes tjerash tha: “Të nderuar hoxhallarë e mutevelinj të xhamive tona, kam nderin dhe kënaqës...
URIMI I MYFTIUT TË SHKUPIT, DR. QENAN EF. ISMAILI ME RASTIN E FILLIMIT TË MUAJIT TË BEKUAR RAMAZAN (2022 / 1443H)
Aktivitete, Njoftime

URIMI I MYFTIUT TË SHKUPIT, DR. QENAN EF. ISMAILI ME RASTIN E FILLIMIT TË MUAJIT TË BEKUAR RAMAZAN (2022 / 1443H)

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! "O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm." (El- Bekare: 183) Të nderuar besimtarë, Paqa, mëshira, shpëtimi dhe bekimi i Allahut të Madhëruar qofshin mbi ju! Falenderojmë Allahun xh.sh që na e mundësoi që edhe një herë të përjetojmë Muajin e bekuar të Ramazanit, në te cilin më me përkushtim do t'i qasemi ibadetit, duke u kënaqur shpirtërisht me ditët dhe netët e bekuara. Uniteti, mëshira e përgjithshme, ndihma, solidariteti, sakrifica dhe virtytet e ngjashme vijnë në shprehje gjatë çdo ibadeti e më së shumti në agjërim, ku të gjitha zemrat bëhen nje zemër dhe të gjithë trupat një trup, sepse flijimi bëhet vetëm për ta fitua...
VIHET GURTHEMELI I XHAMISË SË RE NË FSHATIN GËRÇEC TË SARAJIT
Uncategorized @sq

VIHET GURTHEMELI I XHAMISË SË RE NË FSHATIN GËRÇEC TË SARAJIT

  Sot, nën organizimin e Myftinisë së Shkupit, më 01.04.2022, në prag të këtij muaji të bekuar të Ramazanit, është vënë guri i themelit i xhamisë së re në fshatin Gërçec, të komunës së Sarajit. Në nisjen e xhamisë, kanë qenë të pranishëm: Reis’ul-Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai, nikoqiri i këtij organizimi Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, sekreari i Komunës së Sarajit, z. Sefi Shabani, Mr. Fadil ef. Ramadani, kryetari i OH “Hilal”, kryetari i Shoqatës së Ulemave Rexhep ef. Ziberi, drejtori për marrëdhënie me jashtë, Mr. Mustafa ef. Dauti, Shefi i Kabinetit të Reisul Ulemasë dr. Abdulkerim ef. Iseni, hoxhallarë të rajonit dhe të ftuar të tjerë. Nën moderimin e Hfz. Irfan ef. Sulejmani- referent pranë Myfinisë së Shkupit, manifestimi ka filluar me një ashere nga hfz. Gazme...
Hapet Xhamia “Mulla Hysen Saiti” në fshatin Lubin të Sarajit
Aktivitete

Hapet Xhamia “Mulla Hysen Saiti” në fshatin Lubin të Sarajit

Sot, 30 mars 2022, nën organizimin e Myftinisë së Shkupit dhe Këshillit iniciues për ndërtimin e xhamisë, u realizua ceremonia zyrtare e hapjes së xhamisë “Mulla Hysen Saiti” në fshatin Lubin. Në këtë solemnitet mori pjesë: Kryetari i BFI-së Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me bashkëpunëtorët e tij, Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, kryetari i komunës së Sarajit, z. Blerim Bexheti, Myftiu i Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli, Myftiu i Ohrit, Mr. Samet ef. Ajdari, Kryetari i Kuvendit të BFI H. Fejsal ef. Kadriu,kryetari i OH Hilal Mr. Fadil ef. Ramadani, H. Ismet Ademi, Drejtori i Sektorit për marrëdhënie me Botën Islame pranë BFI, profesorë të Medresesë Isa Beu dhe FShI, operativa e Myftinisë së Shkupit, veprimtarë, donatorë dhe përkrahës të jetës fetaro islame, imami i x...
CEREMONIA E DUASË SË HIFZIT TË HAFIZES SEMRA LOKI NË XHAMINË E RE TË ÇAIRIT
Aktivitete

CEREMONIA E DUASË SË HIFZIT TË HAFIZES SEMRA LOKI NË XHAMINË E RE TË ÇAIRIT

Sot, më 30 mars 2022 (e mërkurë) në xhaminë e Re të Çairit, pas namazit të drekës, Myftinia e Shkupit, organizoi ceremonië e duasë së hifzit të hafizes më të re në Shkup, Hfz. Semra Loki. Këtë solemnitet e nderuan: Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema h.hfz.Shaqir ef.Fetai; Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, Sekretari Gjeneral H. Irsal ef. Jakupi, dr. Abdulkerim ef. Iseni Shef i Kabinetit të Reisul Ulemasëkryetari i kuvendit të BFI, H. Fejsall ef. Kadriu, operativa e Myftinisë, hoxhallarë, familjarë të hafizes si dhe xhematlinj të Shkupit. Programi nisi me ashere të lexuar nga imami i xhamisë Hfz. Avni ef. Asani. Në fjalën e tij përshëndetëse, Muftiu i Shkupit – Dr. Qenan ef. Ismaili, pasi përshëndeti të pranishmit shprehu gëzimin e tij të madh që numri i h...
“KARAVANI HUMANITAR” : SHPËRNDAHEN 400 PAKO ME MISH NË KATËR RAJONET E SHKUPIT
Aktivitete

“KARAVANI HUMANITAR” : SHPËRNDAHEN 400 PAKO ME MISH NË KATËR RAJONET E SHKUPIT

Në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, Myftinia e Shkupit, sot, më 29 mars 2022, në prani të kryetarit të BFI-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. IsmailiI, kryetarit të O.H. “Hilal”, H. Fadil ef. Ramadani, Sekretarit Gjeneral të BFI – së H. Irsal ef. Jakupi dhe Shefit të Kabinetit të Reisul Ulemasë dr. Abdulkerim ef. Isani, së bashku me operativat e Rijasetit dhe Myftinisë së Shkupit, filloi aksionin e shpërndarjes së ndihmave humanitare “Karavanin humanitar” për skamnorët, jetimët dhe nevojtarët në katër rajonet e Shkupit. Gjatë aksionit, po shpërndahen 400 pako me mish, për nevojtarët, nëpërmjet këshilleve e xhamive të Shkupit në rajonin e qytetit, karadakut, dervenit dhe karshiakës.
Uncategorized @sq

URIME MUAJI I RAMAZANIT: BANDEROLAT QË ZBUKUROJNË RRUGËT E SHKUPIT

Për të përkujtuar besimtarët për ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit, Myftinia e BFI – Shkup në lokacionet më të frekuentuara të katër rajoneve; rajoni i qytetit, karadakut, karshiakës dhe dërvenit vendosi banderola me mbishkrim “Urime muaji i Ramazanit” edhe atë; në gjuhën shqipe, maqedone, turke boshnjake dhe rome. #Ramazan20221443 #MyftiniaShkup #qytet #karadak #derven #karshijakë
Uncategorized @sq

MYFTINIA E SHKUPIT PJESMARRËSE NË DEBATIN E ORGANIZUAR NGA CCG ME TEMË “DIALOG PËR NDËRTIMIN E BESIMIT NDËRINSTITUCIONAL”

Sot, 29 mars 2022, e martë, Orhan ef. Sali dhe Fadil ef. Ramadani, në cilësinë e përfaqësuesve të Myftinisë së Shkupit për rajonin e komunës së Sarajit, morën pjesë në debatin e organizuar nga CCG -‘Centre for Common Ground’ (Qendra për Bazë të Përbashkët) me temë: “Dialog për ndërtimin e besimit ndërinstitucional”. Projekt ky i cili i përfshinë përfaqësuesit e pushtetit vendor, përfaqësuesit e institucioneve arsimore, policinë , nëpunësit fetarë dhe përfaqësues rinorë. Objektivi i përgjithshëm i programit është të ndërtojë komunitete lokale të qëndrueshme kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit përmes ndërtimit të kapaciteteve ë përbashkëta insitucionale.