Wednesday, November 18

Author: user

Aktivitete

U REALIZUA CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË “NEDA” – HARAÇINË

Më 28 mars, 2022 , (e hënë), u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e diplomimit të 20 nxënësve pranë mektebit të xhamisë “Neda” – Haraçinë. Programin e hapi Rejhane Iseni Ramani, mualime e nxënësve, e cila në emër të familjarëve të nxënësve falenderoi të pranishmit që kishin ndarë kohë për të ndjekur këtë manifestim duke lutur All-llahun e Madhëruar që nxënësit t’i shpërblejë për sakrificën dhe angazhimin e tyre në mësimin e Fjalës së Allahut dhe rregullave bazë të islamit. Në ceremoninë e mbajtur, u paraqitën pjesë të mësimeve që kishin ndjekur, recituan pjesë nga Kurani famëlartë dhe ilahi. Arife Asani, përfaqesuese e Myftinise , mbajti fjalën e rastit, me ç’rast shprehi mirënjohje dhe vlerësimet e saja të larta për punën e pakursyer të mualimes dhe njëkohësisht u...
FILLON SEZONI I RI I EMISIONIT ‘PYETE MYFTININË’
Uncategorized @sq

FILLON SEZONI I RI I EMISIONIT ‘PYETE MYFTININË’

Myftinia e Shkupit, në prag të këtij muaji të bekuar të Ramazanit, fillon me sezonin e ri të emisionit “Pyete Myftininë”. Nëpërmjet këtij emisioni mëtojmë që të jemi pranë besimtarëve duke ofruar përgjiigje mbi dilemat e paqartësitë që keni në kryerjen e obligimeve fetare përgjatë përditshmërisë. Pyetjeve tuaja u përgjigjet Prof. Dr. Taxhedin ef. Bislimi, kryetar i Komisionit për Çështje Fetare pranë Myftinisë së BFI - Shkup. Të gjitha pyetjet tuaja adresoni në email adresën: pyetje@myftiniashkup.org.mk
“NJË JETË NË SHËRBIM TË ISLAMIT” – PROJEKTI I RI MEDIATIK I MYFTINISË SË SHKUPIT
Aktivitete

“NJË JETË NË SHËRBIM TË ISLAMIT” – PROJEKTI I RI MEDIATIK I MYFTINISË SË SHKUPIT

Myftinia e Shkupit fillon me xhirimet e emisionit më të ri "NJË JETË NË SHËRBIM TË ISLAMIT", nën moderimin dhe kujdesin e hoxhë Ali ef. Ziberit. Myftinia e Shkupit, sjell për gjithë besimtarët, projektin më të ri, që i kushtohet hoxhallarëve tanë, që jetën e tyre i‘a kushtuan xhamisë e mektebit e që vazhdojnë të jenë në shërbim të besimtarëve; të palodhshëm si gjithnjë, në predikimin e fesë islame dhe në edukimin e brezave në Shkup e më gjërë. "Portreti i hoxhës; jeta e tij personale, detyra që ka mbartur ndër vite, sprovat, vështirësitë, sakrifica,përpjekjet, momentet më të mira e më të vështira gjatë kryerjes së këtij misioni të shenjtë; me një fjalë, gjithçka rreth kontributit dhe jetës së hoxhës. - shkruan në faqen zyrtare të Myftiut të Shkupit. Personaliteti i parë me t...
DIPLOMUAN 14 NXËNËS PRANË MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT GRUSHINË
Aktivitete

DIPLOMUAN 14 NXËNËS PRANË MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT GRUSHINË

Sot, më 25 mars, 2022 (e xhuma) në xhaminë e fshatit Grushinë, para namazit të xhumasë, u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të ndjekur pranë mektebit të xhamisë. Para fillimit të programit me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua Prof.dr. Taxhedin ef. Bislimi, hatib dhe mualim i xhamisë i cili falenderoi të pranishmit që kanë ndarë kohë për të prezentuar në këtë ceremoni në emër të familjarëve të nxënësve. Hytben e xhumasë e realizoi h.Fejsall Efendi i cili mes tjerash tha: "Pas këtij suksesi, përfituesit më të mëdhenj krahas mualimit, i cili ka dhënë kontributin e tij në përcjelljen e njohurive bazë të islamit tek nxënësit si dhe prindërve që fitojnë shpërblime të mëdha për udhëzimin e fëmijëve të tyre, padyshim se, janë ed...
SEANCA E PARË DËGJIMORE E KANDIDATES PËR HAFIZE SEMRA LOKI
Aktivitete

SEANCA E PARË DËGJIMORE E KANDIDATES PËR HAFIZE SEMRA LOKI

Sot, më 21 mars 2022 (e hënë), komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit filloi me seancën e parë të dëgjimit të kandidates Semra Loki. Kandidatja para komisionit lexoi xhuzet 1; 2; 3; 4 dhe 5 nga Kurani Famëlartë. Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të të gjithë anëtareve të komisionit të hifzit, në hapësirat e xhamisë së Re të Çairit. Hfz. Munevere Murtezi – kryetare e komisionit Hfz. Selvije Dardhishta Shaqiri- anëtare e komisionit Hfz. Neal Bajrami- anëtare e komisionit Gjuhere Ramani - përfaqësuese e Myftinisë
U REALIZUA MBLEDHJA ME NËPUNËSIT FETARË DHE MUTEVELITË E XHAMIVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Aktivitete

U REALIZUA MBLEDHJA ME NËPUNËSIT FETARË DHE MUTEVELITË E XHAMIVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Myftinia e Shkupit, më datë 19 mars 2022, (e shtunë), realizoi me sukses mbledhjen e rregullt me nëpunësit e gjitha rajoneve të Shkupit si dhe mutevelitë e këshilleve të xhamive përkatëse , për t’i njoftuar për aktivitetet e realizuara deri më tani, e në veçanti për organizimin e Ramazanit të sivjetshëm. (2022/1443). Në këtë mbledhje morën pjesë; Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, anëtarët e Myftinisë së Shkupit, hatibët, imamët, mualimët e mualimet si dhe mutevelitë që veprojnë nëpër gjitha xhamitë tona. Mbledhja filloi me ashere të lexuar nga hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjës i Institutit të Hifzit “Ismail Efendiu”. Mr. Nexhmi ef. Ferati, sekretar i Myftinisë së Shkupit, bëri hapjen dhe moderimin e kësaj mbledhjes; ku paraqiti pikat e mbledhjes. Myftiu i Shkupit, d...
BEQIR EF. ALIEVSKI – IMAM NË XHAMINË “HAXHI QAZIM” TË LAGJES GAZI BABË
Aktivitete

BEQIR EF. ALIEVSKI – IMAM NË XHAMINË “HAXHI QAZIM” TË LAGJES GAZI BABË

Sot, më 14 janar 2022 (e xhuma), mr. Nexhmi ef. Ferati, sekretar pranë Myftinisë së Shkupit dhe dr. Fatmir ef. Zaimi, referent i xhematit të qytetit pranë Myftinisë së Shkupit vizituan xhematin e xhamisë “Haxhi Qazim” në lagjen e Gazibabës me rastin e autorizimit të Beqir Alievskit detyrën; imam në këtë xhami. Para faljes së namazit të xhumasë, sekretari mr.Nexhmi Ferati në fjalën e tij prezentoi Beqir ef. Alievskin para xhematit dhe në emër të Myftiut uroi imamin e ri duke i dëshiruar mbarësi në detyrën e tij dhe përmendi obligimet dhe të drejtat e nëpunësit fetar të autorizuar bazuar në Rregulloren e Punës të Myftinisë së BFI - Shkup. Hytben e xhumasë e realizoi dr. Fatmir ef. Zaimi, ndërsa në namazin e xhumasë xhematin e udhëhoqi sekretari, mr. Nexhmi ef. Ferati....
MARVINA ALILI DEKLARON SHEHADETIN PARA MYFTIUT DR. QENAN EF. ISMAILI
Aktivitete, Lajme, Vizita

MARVINA ALILI DEKLARON SHEHADETIN PARA MYFTIUT DR. QENAN EF. ISMAILI

Të enjten, më 13 janar 2022, Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili mirëpriti, znj. Malvina Alili dhe bashkëshortin e saj, z. Ramazan Alili. Pas një bashkëbisede me znj. Malvina Alili, rreth njohurive për Islamin dhe arsyes për këtë vendimin e saj për pranimine islamit, publikisht, me vetëdije e bindje të plotë, me vetdëshirë dhe vullnet të lirë deklaroi shehadetin, me çka edhe e pranoi fenë islame si fe të saj. Ndryshe, znj. Alili, jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë. “Lusim All-llahun e madhëruar që t'u falë lumturi, mirëkuptim e harmoni familjare, t'i begatojë me mirësitë e panumërta të kësaj bote dhe të Ahiretit.”- shkruan në faqen zyrtare të Myftiut dr.Qenan ef. Ismaili
MANIFESTIMI I DUASË SË HATMES NË XHAMINË “LEJLETUL KADËR” NË FSHATIN KOPANICË
Aktivitete, Hytbe, Ngjarje

MANIFESTIMI I DUASË SË HATMES NË XHAMINË “LEJLETUL KADËR” NË FSHATIN KOPANICË

Në xhaminë “Lejletul Kadër” të fshatit Kopanicë, më 31 dhjetor 2021, u mbajt solemniteti i duasë së hatmes me rastin e diplomimit të 14 nxënësve në bazat e mësimbesimit islam, pranë mualimit Ahmed ef. Çilafi. Këtë manifestim e nderuan: Referenti i Vakëfit të Myftinisë së Shkupit Fejsall ef. Kadriu referenti i arsimit fetar, hfz. Irfan ef. Sulejmani, referenti Armend Halimi, hoxhallarë, hafëzllarë e familjarë të nxënësve, si dhe xhemati i fshatit Kopanicë.     Ceremoninë e hapi, Ahmed ef. Çilafi, mualim i nxënëseve, i cili në emër të familjarëve të nxënëseve falënderoi të pranishmit që kishin ndarë kohë për të ndjekur këtë ceremoni me rastin e diplomimit të gjeneratës së pestë që nga ushtrimi i detyrës së tij si mualim pranë xhamisë “Lejtetul Kadër”. Fjala e rastit i takoi Fejsall ef...
EDICIONI I 114- TË I EMISIONIT KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI
Aktivitete, Emisione

EDICIONI I 114- TË I EMISIONIT KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI

Myftinia e Shkupit, sot, më 31 dhjetor 2021, me fillim në ora 11:30 nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, Hfz.Irfan ef. Sulejmani, referent në Myftininë e Shkupit,  emetoi edicionin e 114-të, në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në Radio Vati. I ftuar nga ana e Myftinisë së Shkupit, në këtë edicion të radhës është Shaban ef. Tairi, hatib pranë xhamisë së fshatit Llokë. Tema që trajton në këtë edicion Shaban Efendiu titullohet: "Islami në raport me festat”. Xhuma të begatë!