Wednesday, November 18

Author: user

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË POSHTME NË FSHATIN RASHÇE
Aktivitete, Vizita

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË POSHTME NË FSHATIN RASHÇE

Më 12 dhjetor 2021 (e diel), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë së Shkupit i përfaqësuar nga Mubera J. Asani dhe Arife Iseni, vizitoi nxënësit e mektebit të Xhamisë së Poshtme në fshatin Rashçe. Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Qendresa Bakiu. Lusim Allahun e Madhërishëm që ta shpërblen mualimen me Mirësitë e Tij të pakufishme për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve shëndet dhe suksese edhe më të mëdha në jetë!
KËSHILLA E XHUMASË: ‘DURIMI NË SPROVË’
Aktivitete, Emisione

KËSHILLA E XHUMASË: ‘DURIMI NË SPROVË’

Myftinia e Shkupit, sot, më 10 dhjetor 2021, me fillim në ora 11:30 nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, referent në Myftininë e Shkupit, Hfz.Irfan ef. Sulejmani, emetoi edicionin e 111- të, në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në Radio Vati. I ftuar nga ana e Myftinisë së Shkupit, në këtë edicion të radhës është Amir ef. Mamuti, hatib dhe mualim pranë xhamisë së fshatit Straçincë. Tema që trajton në këtë edicion Shaban Efendiu titullohet: "Durimi në sprovë". Xhuma të begatë!
MYFTINIA E SHKUPIT: U jepet lamtumira e fundit viktimave të aksidentit tragjik
Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT: U jepet lamtumira e fundit viktimave të aksidentit tragjik

Më 3 dhjetor 2021, pas pranimit të xhenazeve nga Aeroporti i Shkupit, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili bashkë me Reisul Ulemanë, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe së bashku me përfaqësuesit e Rijasetit të BFI, referentët e e Myftinisë së Shkupit, hoxhallarë e hafëzllarë, në emër të Bashkësisë Fetare Islame, kanë marr pjesë në ceremoninë e varrimit në Studeniçan e Moranë, duke i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta, për baballarët dhe për nënat e tyre, për miqtë dhe për të afërmit e tyre, që Allahu Fuqiplotë t’ju jep sabër dhe forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Me kërkesë të Myftiut të Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, me nderimet më të larta fetare islame, referentët e Myftinisë së bashku me hoxhallarët e gjitha rajoneve të Shkupit, ishin pranë familjeve tjera, me ç’rast mor...
DOLI NGA SHTYPI ILMIHALI ZYRTAR I MYFTINISË SË SHKUPIT: “ILMIHAL për mektebe”
Aktivitete, Lajme

DOLI NGA SHTYPI ILMIHALI ZYRTAR I MYFTINISË SË SHKUPIT: “ILMIHAL për mektebe”

Pas shumë përpjekjeve, veprimtaria botuese e Myftinisë së Shkupit, nxori në dritë të botimit ilmihalin e parë zyrtar në historinë e re të veprimtarisë së Myftinisë së Shkupit të titulluar: ‘ILMIHAL për mektebe”. Në Ilmihal trajtohen katër tematika: Besimin, Adhurimet, Moralin dhe Historinë Islame. Autorët e kësaj vepre, dr. Qenan ef. Ismaili dhe Mr. Nexhmi ef. Ferati janë përkujdesur që formulimet në tekst të jenë në një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme si dhe të ilustruara me disenj mjaft modern, në mënyrë që të mësohet më lehtë nga fillestarët e çdo grupmoshe. “Shpresojmë që me këtë ilmihal të lehtësojmë punën e mualimëve tanë që veprojnë nepër mektebet e Myftinisë së Shkupit; të ketë vend të rëndësishëm në mesin e literaturës islame, si dhe t’u shërbejë fillestarëve që dësh...
NËPËR XHAMITË E KATËR RAJONEVE TË SHKUPIT BËHEN LUTJE E DUA PËR DËSHMORËT E TRAGJEDISË
Aktivitete, Lajme

NËPËR XHAMITË E KATËR RAJONEVE TË SHKUPIT BËHEN LUTJE E DUA PËR DËSHMORËT E TRAGJEDISË

Me kërkesë të Myftiut të Shkupit, dr.Qenan ef. Ismaili, me rastin e tragjedisë, hatibët që veprojnë nëpër xhamitë tona, bënë lutje kolektive bazuar në letër qarkoren e lëshuar nga Myftinia e Shkupit. Në katër zonat ku ka shtrirje Myftinia e Shkupit; qytet, karadak, dërven e karshiakë në namazin e xhumasë të bëhet lutje - dua e përbashkët me xhematin, që Allahu Fuqiplotë t’i mëshirojë të ndjerët nga aksidenti në Bullgari, njëherit të lënduarve t’u mundësojë shërim të shpejtë.Njëkohësisht, mualimët tanë do i'a kushtojnë një orë mësimore nxënësve që ndjekin mesimbesimin nëpër mektebet tona për t'u drejtuar atyre me disa këshilla se si duhet të përballemi me këto sprova që na vijnë në jetë me shpresë që sadopak të kontribojmë për fëmijët tanë që mos të kenë pasoja nga këto tronditje. Njëkoh...
EDICIONI I 110-TË I EMISIONIT KËSHILLA E XHUMASË
Aktivitete, Emisione

EDICIONI I 110-TË I EMISIONIT KËSHILLA E XHUMASË

Myftinia e Shkupit, sot, më 26 nëntor 2021, me fillim në ora 12:00 nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, referent në Myftininë e Shkupit, Hfz.Irfan ef. Sulejmani, do të emeton edicionin e 110- të, në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në Radio Vati. I ftuar nga ana e Myftinisë së Shkupit, në këtë edicion të radhës është Shaban ef. Tairi, hatib dhe mualim pranë xhamisë së fshatit Llokë. Tema që trajton në këtë edicion Shaban Efendiu titullohet: “Vlera e Halefëve” Xhuma të begatë!
SHPËRNDAHEN KUR’ANA ME LOGON E MYFTINISË PËR NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “HUSEIN SHAH” TË SARAJIT
Aktivitete

SHPËRNDAHEN KUR’ANA ME LOGON E MYFTINISË PËR NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “HUSEIN SHAH” TË SARAJIT

Hfz.Irfan ef. Sulejmani, referent i arsimit fetar pranë Myftinisë së Shkupit, i shoqëruar nga referenti Arment Halimi, sot, më 19 nëntor 2021, bazuar në kërkesën e Qefsere Dautit, mualime e xhamisë “Husein Shah” bënë shpërndarjen e 48 Kur'anave për nxënësit të cilët kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Lusim Allahun (xh.sh) mualimen ta shpërblejë për përkushtimin e saj, ndërsa nxënësve t’u japë sukses në këtë rrugëtim të shenjtë!      
SHPËRNDAHEN KUR’ANA ME LOGON E MYFTINISË PËR NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT BOJANË
Aktivitete

SHPËRNDAHEN KUR’ANA ME LOGON E MYFTINISË PËR NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT BOJANË

Hfz.Irfan ef. Sulejmani, referent i arsimit fetar pranë Myftinisë së Shkupit, i shoqëruar nga referenti Arment Halimi, sot, më 19 nëntor 2021, bazuar në kërkesën e Besar ef. Ilazit, mualim i xhamisë së fshatit Bojanë, bënë shpërndarjen e 37 Kur'anave për nxënësit të cilët kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Lusim Allahun Fuqiplotë që nxënësve t'u japë sukses në përfundimin e bukurleximit të Kuranit, ndërsa mualimin e tyre, Besar Efendiun, ta shpërblejë me mirësitë e Tij të kësaj bote dhe ahiretit.          
ELVIR EF. TUTIQ – IMAM, HATIB DHE MUALIM NË XHAMINË E FSHATIT KONJARE E POSHTME
Hytbe, Vizita

ELVIR EF. TUTIQ – IMAM, HATIB DHE MUALIM NË XHAMINË E FSHATIT KONJARE E POSHTME

Sot, më 19 nëntor 2021 (e xhuma), dr.Fatmir ef. Zaimi referent i xhematit të Shkupit dhe Hfz.Irfan ef. Sulejmani, referent i arsimit fetar pranë Myftinisë së Shkupit vizituan xhematin e xhamisë së fshatit Konjare e Poshtme me rastin e autorizimit të Elvir ef.Tutiq në detyrën; hatib, imam dhe mualim. Dr.Fatmir ef. Zaimi, në fjalën e tij të mbajtur para xhematit, pasi që e prezentoi Elvir Efendiun, në emër të Myftiut uroi hatibin e ri, duke i dëshiruar mbarësi në detyrën e tij dhe mes tjerash përmendi obligimet dhe të drejtat që i takojnë nëpunësit fetar të autorizuar bazuar në Rregulloren e Punës së Myftinisë së Shkupit. Hytben e xhumasë e mbajti dr.Fatmir ef. Zaimi, ndërsa në namazin e xhumasë xhematin e udhëhoqi Hfz.Irfan ef. Sulejmani.
BAJRAM EF. SALIU – IMAM, HATIB DHE MUALIM NË XHAMINË E INXHIKOVËS
Hytbe, Vizita

BAJRAM EF. SALIU – IMAM, HATIB DHE MUALIM NË XHAMINË E INXHIKOVËS

Më datë 19 nëntor 2021 (e xhuma), h. Fejsall ef. Kadriu referent i xhematit të Karadakut dhe mr. Nexhmi ef. Ferati, sekretar i Myftinisë së Shkupit vizituan xhematin e xhamisë së fshatit Inxhikovë me rastin e autorizimit të Bajram ef. Saliut në detyrën; hatib, imam dhe mualim. Para faljes së namazit të xhumasë, h.Fejsall ef. Kadriu në fjalën e tij të mbajtur para xhematit, pasi që e prezentoi Bajram ef. Saliun, në emër të Myftiut uroi hatibin e ri, duke i dëshiruar mbarësi në detyrën e tij dhe mes tjerash përmendi obligimet dhe të drejtat që i takojnë nëpunësit fetar të autorizuar bazuar në Rregulloren e Punës së Myftinisë së Shkupit. Pastaj, hutben e xhumasë e mbajti h.Fejsall ef. Kadriu, ndërsa në namazin e xhumasë xhematin e udhëhoqi mr. Nexhmi ef. Ferati....