Wednesday, November 18

Author: user

KËSHILLA E XHUMASË: MËSIME NGA SUREJA EL- ENAM
Emisione

KËSHILLA E XHUMASË: MËSIME NGA SUREJA EL- ENAM

Myftinia e Shkupit, sot, më 19 nëntor 2021, me fillim në ora 12:00 nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, referent në Myftininë e Shkupit, Hfz.Irfan ef. Sulejmani, emetoi edicionin e 109- të, në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në Radio Vati. I ftuar nga ana e Myftinisë së Shkupit, në këtë edicion të radhës është Zija ef. Ismaili, imam pranë xhamisë “Haxhi Ballaban” në lagjen e Dyqanxhikut. Tema që trajtoi në këtë edicion Zija Efendiu titullohej “Mësime nga sureja El- Enam”. Myftinia e Shkupit ju uron xhumа të begatë dhe lutje të pranuara.
VAZHDOJNË PUNIMET NË XHAMINË E RE TË FSHATIT LUBIN
Vizita

VAZHDOJNË PUNIMET NË XHAMINË E RE TË FSHATIT LUBIN

Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili qëndroi në fshatin Lubin të Sarajit, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në xhaminë e re. Me shumë dashamirësi e respekt të veçantë u mirëprit nga z.Nehat Bekiri, kryetar i këshillit inicues, bashkë me anëtarët e tjerë. Në këtë vizitë, myftiu u shoqërua nga sekretari i Myftinisë, Mr. Nexhmi Ferati, nga referenti i Vakëfit pranë Myftinisë, h.Fejsall ef. Kadriu  dhe nga kryetari i O.H "Hilal" pranë BFI - së, h. Fadil ef. Ramadanin. U informuan direkt nga z. Bekiri për punimet e realizuara dhe planet e tyre deri në fazën përfundimtare të ndërtimeve. Në fund myftiu uroi që punimet të ecin mbarë e sipas planit dhe me lejen e  Allahut të Madhëruar kjo xhami të hapet sa më shpejt! Kjo punë e hajrit, kjo sakrificë, ky mund e përkusht...
СКОПСКИТЕ ЏАМИИ СО УНИФИЦИРАНИ ТАБЛИ
Активности, Вести

СКОПСКИТЕ ЏАМИИ СО УНИФИЦИРАНИ ТАБЛИ

Муфтиството во Скопје во својот годишен план на активности предвиде унифицирање на таблите на сите џамии во Скопје со институционален идентитет на Муфтиството. Таблите содржат лого на ИВЗ и на Муфтиството во Скопје, називот на џамијата, датумот на изградба, датумот на реизградба и датумот на реставрација на џамијата. Процесот на поставување на таблите почна во четврток (11 октомври 2021 година), и ќе заврши со унифицирање на сите наши џами; во регионот на градот, карадак, каршиака и регионот дервен.        ...
ÜSKÜP CAMİLERİNDE TEK TİP TABELALAR
FAALİYETLERİMİZ, Haberler

ÜSKÜP CAMİLERİNDE TEK TİP TABELALAR

Üsküp Müftülüğü, yıllık faaliyet planında, Müftülüğün kurumsal kimliğinin de belirtildiği Üsküp'teki tüm camilerin tabelalarını tek tip haline getirmeyi öngörmüştür. Tabelalar, İslam Dini Birliği’nin ve Üsküp Müftülüğü’nün logosunu, caminin adını, inşaat tarihini, yeniden inşaat tarihini ve caminin restorasyon tarihini içermektedir. 11 Ekim 2021 Perşembe günü başlayan tabela yerleştirme süreci, Üsküp şehri merkez bölgesi ile Karadağ, Karşıyaka ve Derven bölgelerindeki tüm camilere tek tip tabelalar takmak suretiyle sona erecektir.        
MYFTIU: PO ECIN PUNËT MBARË NË XHAMINË E RE TË STUDENIÇANIT
Lajme, Vizita

MYFTIU: PO ECIN PUNËT MBARË NË XHAMINË E RE TË STUDENIÇANIT

Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, bashkë me referentin e Vakëfeve h.Fejsall ef. Kadriu dhe referentin e xhematit të Karshiakës hfz. Irfan ef. Sulejmani, ishte në Studeniçan, për të parë nga afër punimet e zhvilluara në xhaminë e re e për t'u njohur drejtpërdrejt nga këshilli inicues për dinamikën e punës dhe gjithçka që është realizuar deri më tani që kjo xhami të merr këtë pamje të mrekullueshme. Kryetari i këshillit inicues për ndërtimin e xhamisë, z. Alaudin Zeqiri njoftoi se gjithçka ka ecur sipas planit, kështu që me lejen e Zotit xhamia shumë shpejt do të jetë në shërbim të xhematit të kësaj ane të Studeniçanit. Në fund të kësaj vizite, i mahnitur nga puna e kryer plot përkushtim, myftiu e përfundoi vizitën me lutje që Allahu fuqiplotë t'u ndihmojë në punët e tyre ...
VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË ME DY MINARE NË LAGJEN VIZBEG
Aktivitete, Hytbe, Ngjarje

VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË ME DY MINARE NË LAGJEN VIZBEG

Më datë 12 nëntor 2021 (e xhuma), referenti i Myftinisë së Shkupit dr. Fatmir ef. Zaimi në cilësinë e përgjegjësit të xhematit të Shkupit vizitoi xhematin e Xhamisë me Dy Minaret të lagjes së Vizbegut, me rastin e emërimit të Miftar ef. Islamit në detyrën; hatib dhe mualim. Para faljes së namazit të xhumasë, dr. Fatmir ef. Zaimi në fjalën e tij të mbajtur para xhematit, pasi që e prezentoi Miftar ef. Islamin, në emër të Myftiut uroi hatibin e ri, duke i dëshiruar mbarësi në detyrën e tij dhe mes tjerash përmendi obligimet dhe të drejtat që i takojnë nëpunësit fetar të autorizuar bazuar në Rregulloren e Punës së Myftinisë së Shkupit. Pastaj, hutben e xhumasë e mbajti dr.Fatmir ef. Zaimi, ndërsa në namazin e xhumasë xhematin e udhëhoqi hatibi i sapoemëruar në detyrë, Miftar ef. Islami....
MESAZHI I XHUMASË DHE MANIFESTIMI I DUASË SË HATMES NË XHAMINË E FSHATIT STRAÇINCË
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

MESAZHI I XHUMASË DHE MANIFESTIMI I DUASË SË HATMES NË XHAMINË E FSHATIT STRAÇINCË

Më 12 nëntor, 2021, e xhuma, u mbajt solemniteti i duasë së hatmes me rastin e diplomimit të 8 nxënësve në bazat e mësimbesimit islam, pranë mualimit Amir ef. Mamuti. Këtë manifestim e nderuan: Myftiu i Myftinisë së Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, i shoqëruar nga referenti i Kradakut Fejsall ef. Kadriu; referenti i arsimit fetar hfz. Irfan ef. Sulejmani; hoxhallarë, hafëzllarë e familjarë të nxënësve, si dhe xhemati i fshatit Straçincë. Në fillim, mualimi Amir ef. Mamuti në emër të këshillit i përshëndeti të pranishmit dhe u dëshiroi mirëseardhje në këtë manifestim. Ai, në emër të familjarëve të nxënëseve falënderoi të pranishmit që kishin ndarë kohë për të ndjekur këtë ceremoni me rastin e diplomimit të gjeneratës së tretë që nga ushtrimi i detyrës së tij si mualim pranë xhamisë. ...
XHAMITË E SHKUPIT ME TABELA TË UNIFIKUARA
Aktivitete, Lajme

XHAMITË E SHKUPIT ME TABELA TË UNIFIKUARA

Myftinia e Shkupit në planin e aktiviteteve vjetore ka paraparë dhe unifikimin e tabelave nëpër gjitha xhamitë e Shkupit me identitetin institucional të Myftinisë. Tabelat përmbajnë logon e BFI –së dhe Myftinisë së Shkupit, emërtimin e xhamisë , datën e ndërtimit, datën e rindërtimit dhe datën e restaurimit të xhamisë. Procesi i vendosjes së tabelave filloi të enjten (11 nëntor 2021), dhe do të përfundojë me unifikimin e gjitha xhamive tona; në zonën e qytetit, karadakut, karshiakës dhe dërvenit.                        
KËSHILLA E XHUMASË: MOS I VONONI VEPRAT E MIRA
Aktivitete, Emisione

KËSHILLA E XHUMASË: MOS I VONONI VEPRAT E MIRA

Myftinia e Shkupit, më 12 nëntor 2021, me fillim në ora 12:00 nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, referent në Myftininë e Shkupit, Hfz.Irfan ef. Sulejmani,  emetoI edicionin e 108- të, në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në Radio Vati. I ftuar nga ana e Myftinisë së Shkupit, në këtë edicion të radhës është Abdulbaki ef. Llokmani hatib pranë xhamisë “Bardhi” të fshatit Bllacë. "Mos i vononi veprat e mira" është tema që trajtoi Llokman Efendiu enkas për dëgjuesit e Radio Vatit. Xhuma të begatë e lutje të pranuara!
SHPËRNDAHEN KUR’ANA ME LOGON E MYFTINISË PËR NXËNËSIT E MEKTEBIT TË FSHATIT LLASKARCË
Aktivitete, Vizita

SHPËRNDAHEN KUR’ANA ME LOGON E MYFTINISË PËR NXËNËSIT E MEKTEBIT TË FSHATIT LLASKARCË

Hfz.Irfan ef. Sulejmani, referent i arsimit fetar pranë Myftinisë së Shkupit, i shoqëruar nga referenti Arment Halimi, më 8 nëntor 2021, bazuar në kërkesën e Sheip ef. Ismanit, mualim i xhamisë së fshatit Llaskarcë, bënë shpërnadrjen e 46 Kur'anave për nxënësit të cilët kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Lusim Allahun Fuqiplotë që nxënësve t'u jepë sukses në përfundimin e bukurleximit të Kuranit, ndërsa mualimin, Sheip Efendiun ta shpërblejë me mirësitë e Tij të pakufishme.