Tuesday, November 17

Arsimi

PROMOVIMI I HAFIZIT MUHAMET AMETI
Aktivitete, Arsimi, Hifz

PROMOVIMI I HAFIZIT MUHAMET AMETI

Me datë, 15 dhejtor 2023, në xhaminë e "Duqanxhikut" - Shkup, të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, Myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, myftiu i Tetovës dr. Selver ef. Xhemaili, myftiu i Shtipit mr. Nasir ef. Rexhepi, myftiu i Manastirit h. Amit ef. Rasimi, drejtori i Medreses Isa Beu prof. Islam Islami, kryetari i komunës së Haraçinës z. Ridvan Ibrahimi, para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë promovuan hafizin Muhamet Ameti Hatibi i xhamisë h. Remzi ef. Isaku, në emër të familjes së hafizit, mysafirëve u dëshiroi mirëseardhje ndërsa hafizit të ri i dëshiroi shumë suksese dhe shëndet. Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili vlerësoi lartë angazhimin dhe sakrificën e muhafizit hfz. Abdulkerim...
TAKIME VLERËSUESE TË MYFTIUT ME INSTITUTET E HIFZIT
Aktivitete, Arsimi

TAKIME VLERËSUESE TË MYFTIUT ME INSTITUTET E HIFZIT

TAKIM VLERËSUES MBI PUNËN E INSTITUTIT TË HIFZIT “HAFËZ ISMAIL EFENDIU” Më datë 13 dhjetor, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, priti në takim hfz.Xhemail ef.Nuhijun, drejtor i Institutit të Hifzit - "Hafëz Ismail Efendiu" dhe ndihmësin e tij, të palodhurin hfz. Jashar ef. Ibrahim. Në këtë takim, hfz. Xhemail ef.Nuhiju njoftoi Myftiun për veprimtarinë e Institutit përgjatë vitit 2023, për sfidat që e shoqëruan, aktivitetet e realizuara, arritjet e nxënësve dhe hafëzllarët e rinjë që memorizojnë Kuranin Famëlartë në kuadër të programit arsimor që zhvillohet në Institutin e Hifzit. Kurora e sukseseve në këtë vitë është dalja e dy hafizëve në këtë Institut, hfz. Ali ef. Mexhiti dhe hfz. Sead ef. Ferati. Përndryshe, në këtë moment mësimet e hifzit në këtë Institut i ndjekin 16 nxënës...
DUA HATME NË XHAMINË “KARSHIAKA” – BATINCË
Aktivitete, Arsimi, Hatme

DUA HATME NË XHAMINË “KARSHIAKA” – BATINCË

Me datë8 dhejtor 2023, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 14 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë “Karshiaka" - Batincë te mualimi h. Rasim ef. Ademi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Rasim ef. Ademi i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i madhë i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri sekretari i Myftinisē mr. Nexhmi ef. Ferati. Me këtë rast, në hytbe Myftiu përcolli edhe mesazhin e xhumasë. All-llahu e shpërbleft mu...
KANDIDATI PËR HAFIZ MUHAMET AMETI KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT
Aktivitete, Arsimi

KANDIDATI PËR HAFIZ MUHAMET AMETI KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT

Më datë 4 dhjetor 2023 (e hënë), Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit në hapësirat e Myftinisë zhvilloi provimin e hifzit për kandidatin. Anëtarët e komisionit vlerësuan se kandidati kaloi provimin fillestar dhe mund të fillojë me seancat dëgjimore ditëve në vijim, ku radhazi do të dëgjohen 30 xhuz. Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të anëtarëve të komisionit të hifzit dhe një përfaqësuesi të Myftinisë së Shkupit. Muhamet Ameti hifzin e kreu tek muhafizi hfz. Abdulkerim ef. Ebibi.
DUA HATME NË MEKTEBET  E XHAMISË “MEHMET EF. SADIK” – SHKUP  DHE XHAMISË “DUDIJE” – RASHÇE
Arsimi, Hatme

DUA HATME NË MEKTEBET E XHAMISË “MEHMET EF. SADIK” – SHKUP DHE XHAMISË “DUDIJE” – RASHÇE

Me datë, 4 nëntor 2023, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë "Mehmet ef. Sadik"- Shkup nga mualimja Semra Alili. Mualimja u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve. Arife Iseni në fjalën e rastit në emër të Myftiut uroi nxënëset për përfundimin e hatmes dhe mësimin e çështjeve elementare të mësimbesimit islam si dhe bëri shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes Semra Alili i dhuroi mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë, si dhe bëri duan e hatmes. Ndërsa, me datë 5 nëntor 2023, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë "Dudije"- Rashçe nga mualimja Rejhane Hoxha. Mualimja u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve. Arife Iseni në fjalën e rastit në emër të Myftiut uroi nxënëset për përfundimin ...
DUA HATME NË XHAMINË “ME DY MINARE” – SARAJ
Aktivitete, Ceremoni hatme

DUA HATME NË XHAMINË “ME DY MINARE” – SARAJ

Me datë 23 tetor 2023, Myftiu i shoqëruar nga referenti për arsim në Myftininë e Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani, referentët h. Fejsall ef. Kadriu dhe Arment Halimi ndanë së bashku gëzimin e 20 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë “Dy Minare" - Saraj te mualimi Muhamed ef. Tairi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Omer ef. Bajrami i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i madhë i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri h. Fejsall ef. Kadriu. Me këtë rast, në ...
DUA HATME NË MEKTEBIN  E XHAMISË “UHUD” – DIZHON
Aktivitete, Ceremoni hatme

DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË “UHUD” – DIZHON

Me datë, 8 shtator 2023 u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë "Uhud"-Dizhon nga mualimja hfz.Munevere Murtezi. Mualimja u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve. Arife Iseni në fjalën e rastit në emër të Myftiut uroi nxënëset për përfundimin e hatmes dhe mësimin e çështjeve elementare të mësimbesimit islam si dhe bëri shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes hfz.Munevere Murtezi i dhuroi mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë, kurse prof.Selvije Dardhishta bëri duan e hatmes. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gjitha dëshirat e hajrit
CEREMONIA E HATMES NË MESXHIDIN “MËSHIRA”
Aktivitete, Ceremoni hatme

CEREMONIA E HATMES NË MESXHIDIN “MËSHIRA”

Me datë, 8 shtator 2023, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili ishoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndau gëzimin së bashku nxënësit e mektebit të mesxhidit "Mëshira" në fushë Tophanë me rastin e mbarimit të kursit të Kuranit Famëlartë dhe çështjeve elementare të besimit islam te mualimi Adni ef. Hasa. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri referenti Fejsall ef. Kadriu. Me këtë rast, në hytbe Myftiu përcolli edhe mesazhin e xhumasë. All-llahu e shpërbleft mualimin për angazhimin ndërsa nxënësve t’ju jep shëndet dhe suksese në jetë!
DUA HATME NË MEKTEBIN  E XHAMISË SË FSHATIT “RASHÇE E POSHTME”
Arsimi, Ceremoni hatme

DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË SË FSHATIT “RASHÇE E POSHTME”

Me datë 13 gusht 2023 u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë së fshatit "Rashçe e poshtme" nga mualimja Qëndresa Bakiu. Mualimja u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve. Xheuhere Ramani në fjalën e rastit në emër të Myftiut uroi nxënëset për përfundimin e hatmes dhe mësimin e çështjeve elementare të mësimbesimit islam si dhe bëri shpërndarjen e certifikatave të 61 nxënsave ndërsa mualimes Qëndresa Bakiu i dhuroi mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë, si dhe bëri duan e hatmes. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gjitha dëshirat e hajrit.
DUA HATME NË MEKTEBIN  E XHAMISË “HAXHI HAJREDIN” – SEROVË
Arsimi, Hatme

DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË “HAXHI HAJREDIN” – SEROVË

Me datë 10 gusht 2023 u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë "Haxhi Hajredini"- Serovë nga mualimja Ajla Sherifi. Mualimja u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve. Arife Iseni në fjalën e rastit në emër të Myftiut uroi nxënëset për përfundimin e hatmes dhe mësimin e çështjeve elementare të mësimbesimit islam si dhe bëri shpërndarjen e certifikatave ndërsa mualimes Ajla Sherifi i dhuroi mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë, asherin e lexoi përfaqësuesja e Myftinisë Xheuhere Ramani ndërsa duan e hatmes e bëri mualime Ajla Sherifi. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseveAllahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gjitha dëshirat e hajrit....