Tuesday, November 17

Arsimi

DUA HATME NË XHAMINË “UHUD” – DIZHON
Arsimi, Ceremoni hatme

DUA HATME NË XHAMINË “UHUD” – DIZHON

Me datë 10 gusht 2023, përfaqësuesit nga Myftinia e Shkupit h.Fejsall ef.Kadriu, hfz. Irfan ef. Sulejmani, h.Ali ef.Ziberi dhe Arment Halimi ndanë së bashku gëzimin e 18 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë “Uhud" -Dizhon, tek mualimi Zejnullah ef. Sadiki Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga mualimi dhe hatibi i xhamisë, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane. Në emër të Myftiut h.Fejsall ef. Kadriu mbajti fjalën e rastit dhe bëri shpërndarjen e certifikatave. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit arsimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri hati...
DUA HATME NË XHAMINË “LEJLETUL KADËR” – KOPANICË
Arsimi, Ceremoni hatme

DUA HATME NË XHAMINË “LEJLETUL KADËR” – KOPANICË

Me datë 4 gusht 2023, Myftiu i shoqëruar nga referenti për arsim në Myftininë e Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe h.Fejsall ef.Kadriu ndau së bashku gëzimin e 10 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë “Lejletul Kadër” Kopanicë, tek mualimi Amet ef. Çilafi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga imami, mualimi dhe hatibi i xhamisë Amet ef.Çilafi, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit arsimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri referenti h.Fejsall ef.Kadriu Me këtë rast, në hytbe Myftiu përcolli edhe mesazhin...
PROMOVIMI I HAFIZIT JUSUF HASANI
Aktivitete, Arsimi

PROMOVIMI I HAFIZIT JUSUF HASANI

Me datë 21 korrik 2023, në xhaminë "Murat Pasha" në Shkup, Myftiu i Myftinisë së BFI - Shkup dr. Qenan ef. Ismaili udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, administrata e Myftinisë, në prani të hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë promovuan hafizin Jusuf Hamza Hasani. Në emër të familjes me fjalë përshëndetëse të pranishmive ju drejtua prindi i hafizit prof. Hamza Hasani. Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili vlerësoi angazhimin dhe sakrificën e muhafizit hfz.Ejup Kadrijevski, të hafizit dhe të familjës së hafizit në këtë rrugëtim të shenjtë. Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai në fjalën e tij vlerësoi lartë figurën e hafizëve dhe të muhafizit dhe theksoi se përkushtimi dhe sakrifica mundësojnë arritjen e suks...
PROMOVIMI I HAFIZES ANESA BAJRAMI
Aktivitete, Arsimi

PROMOVIMI I HAFIZES ANESA BAJRAMI

Me datë 28 korrik 2023, në xhaminë "Mustafa Pasha" në Shkup, Myftiu i Myftinisë së BFI - Shkup dr. Qenan ef. Ismaili udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, drejtori i medresesë Isa Beu dr. Islam ef, Islami, administrata e Myftinisë, në prani të hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë promovuan hafizes Anesa Bajrami. Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili vlerësoi angazhimin dhe sakrificën e muhafizes Mr. Haxhere V. Sulooxha, të hafizes dhe të familjës së hafizes në këtë rrugëtim të shenjtë. Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai në fjalën e tij vlerësoi lartë figurën e hafizes dhe të muhafizes dhe theksoi se përkushtimi dhe sakrifica mundësojnë arritjen e suksesit. Duanë e rastit e bëri drejtori i Medresesë dr.Islam ef...
DOLI NGA SHTYPI REVISTA HËNËZA ME NR.2
Aktivitete, Arsimi

DOLI NGA SHTYPI REVISTA HËNËZA ME NR.2

Në revistë fëmijët do të gjejnë mësime mbi besimin, porosi kuranore, rrëfime nga jeta e Muhamedit a.s., tema të sjelljes së mirë si dhe shumë mësime tjera me njohuri të përgjithshme dhe këndin e argëtimit. Të gjithë ata që dëshirojnë të kenë revistën mund ta gjejnë në zyrat e Myftinisë së Shkupit
MYFTINIA E SHKUPIT NXORI NGA SHTYPI LIBRIN “NORMATIVA DHE ETIKA ISLAME PËR TË VDEKURIN”
Aktivitete, Arsimi

MYFTINIA E SHKUPIT NXORI NGA SHTYPI LIBRIN “NORMATIVA DHE ETIKA ISLAME PËR TË VDEKURIN”

Me datë 17 qershor 2023, veprimtaria botuese e Myftinisë së Shkupit, nxori në dritë botimin e radhës të autorëve Prof. dr. Taxhedin ef. Bislimi dhe Prof. dr. Naser Ramadani me titull: “Normativa dhe etika Islame për të vdekurin”. “Jurisprudenca islame është një strukturë e fuqishme e Islamit dhe ligj i Allahut të Lartëmadhëruar, me të cilën muslimanët formësuan jetën e tyre, u bashkuan në adhurime dhe në raportet ndërmjet tyre. Ajo është pikënisja e civilizimit të mrekullueshëm të umetit, themel i krenarisë së tij dhe forcë e jetës. Njëkohësisht edhe Etika islame ka një rol të rëndësishëm në kryerjen e adhurimeve, duke patur një rend të caktuar që duhet të ndiqet. Ky libër ishte nevojë e kahmotshme dhe një burim i rëndësishëm për besimtarët, pasi ne çdo ditë ballafaqohemi me përcje...
DUA HATME NË XHAMINË NUR” NË SHUTO ORIZARE
Aktivitete, Ceremoni hatme

DUA HATME NË XHAMINË NUR” NË SHUTO ORIZARE

Me datë,16 qershor 2023, Myftiu i shoqëruar nga bashkëpuntorët hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe mr. Nexhmi ef. Ferati ndanë së bashku gëzimin e 8 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë “Nur”-Shuto Orizare, te mualimi Reshat ef. Hoxha. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga imami, mualimi dhe hatibi i xhamisë Reshat ef. Hoxha, këshilli i xhamisë dhe një numër i madhë i xhematlinjëve. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimit iu dha një mirënjohje. Duanë e rastit e bëri sekretari i Myftinis mr. Nexhmi ef. Ferati. Me këtë rast, në hytbe Myftiu dr.Qenan ef. Ismaili përcolli edhe...
KANDIDATI PËR HAFIZ JUSUF HASANI KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT
Aktivitete, Arsimi

KANDIDATI PËR HAFIZ JUSUF HASANI KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT

Me datë, 15 qershor 2023, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit në hapësirat e Myftinisë zhvilloi provimin e hifzit për kandidatin. Anëtarët e komisionit vlerësuan se kandidati kaloi provimin fillestar dhe mund të fillojë me seancat dëgjimore ditëve në vijim, ku radhazi do të dëgjohen 30 xhuz. Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të anëtarëve të komisionit të hifzit dhe një përfaqësuesi të Myftinisë së Shkupit. Jusuf Hasani hifzin e kreu pranë muhafizit hfz. Ejup Kadrijevski
MYFTIU MORI PJESË NË PËRCJELLJEN E GJENERATËS SË XIV TË “MEDRESESË ISA BEU” PARALELJA E VAJZAVE SHKUP
Aktivitete, Arsimi

MYFTIU MORI PJESË NË PËRCJELLJEN E GJENERATËS SË XIV TË “MEDRESESË ISA BEU” PARALELJA E VAJZAVE SHKUP

Më 25 maj 2023, të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari mr. Nexhmi Ferati dhe referenti Fejsall Kadriu morën pjesë në përcjelljen e gjeneratës së XIV të "Medresesë Isa Beu" – paralelja e vajzave – Shkup. Në solemnitetin që organizoi drejtoria e “Medresesë Isa Beu” udhëhequr nga dr. Islam Islami dhe administratorja mr. Nurtene Shehi Saqipi, përskaj Reisul Ulemasë dhe Myftiut, të pranishëm ishin edhe zëvendës ministri i Ministrisë së Kulturës Daim Luçi, administratoret e paraleleve të Medresesë, profesorë dhe profesoresha, prindër, nxënës dhe shumë dashamirë të kësaj vatre edukative arsimore. Programi që filloi me një ashere u begatua me fjalimet e administratores së paraleles së v...
KONKURS
Aktivitete, Arsimi, Hifz

KONKURS

Myftinia e BFI - Shkup shpalli   KONKURS për pranimin e nxënëseve - kandidate për hafize të Kur'anit në Institutin e Hifzit për Vajza ”Beziten” - Shkup Kandidatet e interesuara mund të aplikojnë në zyret e Myftinisë së BFI – Shkup dhe duhet të plotësojnë kriteret dhe të dorëzojnë dokumentacionin në vijim: 1. Kërkesë me shkrim 2. Pëlqim me shkrim nga prindi/tutori 3. Të jenë të gjinisë femërore 4. Diplomë të mektebit (dëshmi për njohuritë e fituara rreth leximit të Kur'anit dhe texhvidit) 5. Çertifikatë të lindjes 6. Dëftesë të vitit të fundit të shkollës së mbaruar. Të gjitha kandidatet do t’i nënshtrohen provimit pranues për vlerësim të njohurive në lexim të Kur'anit dhe texhvidit që do të mbahet në zyrat e Institutit të Hifzit për Vajza ”Beziten”. Lista e kandidateve të pranuara...