Tuesday, November 17

Arsimi

CEREMONIA E HATMES NË XHAMINË HATUNXHUK
Aktivitete, Arsimi

CEREMONIA E HATMES NË XHAMINË HATUNXHUK

Më 21 maj 2023, mektebi i xhamisë Hatunxhuk realizoi ceremoni të duasë së hatmes të 22 nxënëseve që ndoqën mësimbesimin në mektebin e kësaj xhamie. Nxënëset shpalosën njohuritë e tyre, kënduan pjesë nga Kurani Famëlartë dhe u pajisën me certifikata të hatmes së mbaruar. Në fjalën e rastit mualimja Mubera J. Asani në emër të Myftiut uroi nxënëset dhe mualimen për suksesin e arritur. Mualimja Arife Iseni, nxënëseve ua ndau certifikatat e hatmes së mbaruar, ndërsa mualimes një mirënjohje dhe një libër. Kjo ceremoni u përmbyll me duanë e rastit që e bëri hfz. Nehal Ibrahimi.
CEREMONIA E HATMES NË XHAMINË QENDRORE NË HARAÇINË
Aktivitete, Hatme

CEREMONIA E HATMES NË XHAMINË QENDRORE NË HARAÇINË

Më 13 prill 2023, 8 nxënëset e mektebit të xhamisë “Qendrore”- Haraçinë realizuan ceremoni të duasë së hatmes. Nxënëset shpalosën njohuritë e tyre që i mësuan tek mualimja Nebehat Zendeli, kënduan Kuran dhe ilahi. Në fjalën e rastit Xheuhere Ramani në emër të Myftiut uroi nxënëset dhe mualimen për suksesin e arritur dhe më pas nxënëseve iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar, ndërsa mualimes një mirënjohje dhe një libër.
EREMONIA E HATMES NË XHAMINË NUR NË ORIZARE TË POSHTME
Aktivitete, Ceremoni hatme, Ramazani 2023/1444h

EREMONIA E HATMES NË XHAMINË NUR NË ORIZARE TË POSHTME

Më 05 prill 2023, 22 nxënësit e mektebit të xhamisë “Nur”- Orizare e Poshtme realizuan ceremoni të duasë së hatmes. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre që i mësuan tek mualimja Besa Tahiri Ismaili. Në fjalën e rastit Arife Iseni në emër të Myftiut uroi nxënësit dhe mualimen për suksesin e arritur dhe më pas nxënësve iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar, ndërsa mualimes një mirënjohje dhe një libër. Kjo ceremoni u përmbyll me duanë e rastit që e bëri Besa Tahiri Ismaili.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË QENDRORE HARAÇINË
Aktivitete, Arsimi

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË QENDRORE HARAÇINË

Më 28 mars 2023, Komisioni për Vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Xheuhere Ramani dhe Mubera J. Asani anëtare, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë Qendrore Haraçinë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Nebehat Zendeli.
DUAJA E HATMES DHE MESAZHI I XHUMASË NË XHAMINË “MEHMET EF. SADIK” NË VIZBEG
Aktivitete, Ceremoni hatme, Hatme, Hytbe, Ramazani 2023/1444h, Vizita

DUAJA E HATMES DHE MESAZHI I XHUMASË NË XHAMINË “MEHMET EF. SADIK” NË VIZBEG

Më 24 mars 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili së bashku me referentët hfz. Irfan Sulejmani dhe Arment Halimi ishte në mesin e xhematit të xhamisë "Mehmet ef. Sadik" në Vizbeg me rastin e duasë së hatmes të 8 nxënësve të moshërritur të mektebit të kësaj xhamie. Në këtë ceremoni, nxënësve që ndoqën mësimet tek mualimi Xhevahir ef. Kamberi, Myftiu iu ndanë certifikatat e hatmes së mbaruar. Më pas nga minberi, Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë me ç’rast përgëzoi nxënësit që sot me sukses kurorëzuan angazhimin e tyre në mësimin e fjalës së Allahut dhe theksoi rolin e mualimit në përcjelljen e emanetit të Muhamedit a.s.
DOLI NGA SHTYPI “DITARI IM I RAMAZANIT”
Arsimi

DOLI NGA SHTYPI “DITARI IM I RAMAZANIT”

Doli nga shtypi “Ditari im i ramazanit” për fëmijë. Një ditar me 30 faqe që përfshin ditët e Ramazanit në të cilat fëmijët për çdo ditë do të regjistrojnë veprat e mira, do të mësojnë një hadith të ri, do të shënojnë sukseset e arritura në lexim të Kuranit, dhikrit, namazit dhe ditëve të agjëruara por edhe të gjejnë përgjigjen e pytejes së ditës. Të gjithë ata që dëshirojnë ta kenë ditarin mund ta gjejnë në zyrat e Myftinisë.
CEREMONIA E HATMES NË NEREZ TË MESËM
Aktivitete, Arsimi, Ceremoni hatme, Hatme

CEREMONIA E HATMES NË NEREZ TË MESËM

Më 19 mars 2023, 20 nxënësit e mektebit të xhamisë së Nerezit realizuan ceremoni të duasë së hatmes. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre që i mësuan tek mualimja Semra Kurtish. Në fjalën e rastit Xheuhere Ramani në emër të Myftiut uroi nxënësit dhe mualimen për suksesin e arritur dhe më pas nxënësve iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar, ndërsa mualimes një mirënjohje dhe një libër. Kjo ceremoni u përmbyll me duanë e rastit që e bëri Semra Kurtish.
Ceremoni hatme, Hatme

CEREMONIA E HATMES NË XHAMINË E RE NË ÇAIR

Më 18 mars 2023 në xhaminë e re në Çair u realizua ceremonia e duasë së hatmes të 32 nxënësve të mektebit të kësaj xhamie. Kjo ceremoni u hap me një ashere të kënduar nga Nexhmije Jashari. Në vijim nxënësit shpalosën njohuritë e tyre që i mësuan tek mualimja Mubera J Asani. Në fjalën e rastit Xheuhere Ramani në emër të Myftiut uroi nxënësit dhe mualimen për suksesin e arritur dhe më pas mualimja Arife Asani nxënësve iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar, ndërsa mualimes një mirënjohje dhe një libër. Kjo ceremoni u përmbyll me duanë e rastit që e bëri Mubera J Asani.
CEREMONIA E HATMES NË XHAMINË “HUESIN SHAH” NË SARAJ
Aktivitete, Ceremoni hatme, Hatme

CEREMONIA E HATMES NË XHAMINË “HUESIN SHAH” NË SARAJ

Më 18 mars 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili së bashku me sekretarin mr. Nexhmi ef. Ferati dhe referentin Arment Halimi ishte në mesin e xhematit të xhamisë "Husein Shah" në Saraj me rastin e duasë së hatmes të 27 nxënësve të mektebit të kësaj xhamie. Në këtë ceremoni që u zhvillua në ambient të hapur në oborrin e xhamisë, nxënësit që kanë ndjekur mësimet tek mualimja Qefsere Abazi Dauti shpalosën njohuritë e tyre të mësimbesimit, kënduan Kuran dhe ilahi e më pas Myftiu iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar. Me këtë rast mualimeja shënoi edhe vitin e 10-të të angazhimit në mekteb. Hatibi i kësaj xhamie Orhan ef. Saliu uroi nxënësit për suksesin e arritur dhe përshëndeti të pranishmit. Në fjalën e tij Myftiu përgëzoi nxënësit që sot me sukses kurorëzuan a...
Ditari im i Ramazanit
Arsimi

Ditari im i Ramazanit

  “Ditari im i Ramazanit” është një ditar modern dhe praktik dhe mjaft tërheqës që u dedikohet fëmijëve të moshës 9-14 vjeç me qëllim që ata të organizojnë e planifikojnë në mënyrën më të mirë 30 ditëshin e muajit të bekuar të Ramazanit. Ky libë praktik përmban: hadithe, këshilla, ajete Kuranore, hapsirë për shënime; ide e mendime, planifikim për iftar e syfyr, ndjekja e namazeve dhe ibadeteve tjera dhe shumë rubrika të tjera. 30 DITË LUTJE, AGJËRIM, MIRËNJOHJE DHE MIRËSI! Përktheu në shqip: Semra Kurtish, mualime pranë mektebit të lagjes Nerez i Poshtëm, Shkup Këtë libër mund ta shfletoni në linkun në PDF