Wednesday, November 18

Aktivitete

MYFTIU BËRI HAPJEN SOLEMNE TË XHAMISË SË FSHATIT RASHÇE E POSHTME DHE PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË
Aktivitete, Uncategorized @sq, Vizita

MYFTIU BËRI HAPJEN SOLEMNE TË XHAMISË SË FSHATIT RASHÇE E POSHTME DHE PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË

Me datë 13 tetor 2023, dr. Qenan ef. Ismaili nën shoqërimin e sekretarit të Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, referentëve h. Fejsall ef. Kadriu dhe h. Ali ef. Ziberi, morën pjesë në hapjen solemne të xhamisë së fshatit Rashçe e poshtme pas rinovimit të tërësishëm të xhamisë. Hatibi i xhamisë h. Is’hak ef. Hoxha u dëshiroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve. Kryetari i këshillit të xhamisë Fitim Bakiu paraqiti ecurinë e punëve të rinovimit të xhamisë, si dhe falenderoi të gjithë ata që kontribuan. Në shenjë respekti për këshillin e xhamisë Myftiu i dorëzoi mirënjohje për kontributin e dhënë. Nga hytbeja e xhumasë, Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë ku mes tjerash theksoi se ashtu siç i kemi zbukuruar shtëpit e Allahut, e lusim Allahun të na i zbukurojë pallatet në xhenet. E lusim...
MBLEDHJA E VIII – TË ME ANËTARËT E MYFTINISË
Aktivitete

MBLEDHJA E VIII – TË ME ANËTARËT E MYFTINISË

Sot, 10 tetor 2023, Myftinia e BFI – Shkup realizoi mbledhjen e rregullt, të tetën me radhë me anëtarët e Myftinisë së Shkupit që e kryesoi Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili. Mbledhja u hap me një ashere të kënduar nga Emran ef. Hoxha dhe më pas Myftiu paraqiti pikat e rendit të ditës. Pas miratimit të rendit të ditës, u lexua procesverbali i mbledhjes paraprake i cili njëzëri u miratua. Myftiu shpalosi një nga një aktivitetet mes dy mbledhjeve dhe hollësisht u elaboruan të gjitha. Pas diskutimit rreth pikave të rendit të ditës, anëtarët e Myftinisë u informuan, aprovuan dhe miratuan si më poshtë: Kostoja e restaurimit të Qendrës për Kulturë dhe Arsim “Bezisten” ishte 114.256 euro, prej të cilave nga buxheti i Myftinisë u ndanë 83.560 euro ndërsa nga donatori 30.400 euro. Në këtë qendër...
EKSKURSIONI ME NXËNËSIT E MEKTEBEVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Aktivitete

EKSKURSIONI ME NXËNËSIT E MEKTEBEVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Sot, 07 tetor 2023 (e shtunë), Myftinia e Shkupit organizoi ekskursion me nxënësit e mektebve në parkun e Sarajit ku u tubuan afër 1700 nxënës të mektebeve që veprojnë në kuadër të Myftinisë. Mualimët dhe mualimet që arritën të bëhen pjesë e kësaj iniciative mundësuan që të gjithë fëmijët së bashku të kalojnë një ditë në natyrë me aktivitete të ndryshme rekreative sportive . Loja e litarit, loja me thes, volejboll dhe në mesin e shumë lojërave të tjera argëtuese, ndoshta më tërheqëse për fëmijët ishte turniri në futboll të vogël , ku morën pjesë 26 ekipe. Pas shumë ndeshjeve me brohoritje të fëmijëve, edhe pse të gjithë llogariten fitues, duhej të përcaktohen edhe fituesit e turnirit të cilëve Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili u ndau medalje dhe nga një kupë . Vendi i parë i takoi ekipit t...
MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË “JAHJA PASHA”
Aktivitete, Vizita

MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË “JAHJA PASHA”

Me datë6 shtator 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili përzgjodhi xhaminë e "Jahja Pashës" që të përcjellë mesazhin e hytbes së xhumasë. Në shoqërimin e sekretarit të Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, referentëve h. Fejsall ef. Kadriu, hfz. Irfan ef. Sulejmani, h. Ali ef. Ziberi dhe z. Arment Halimi, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili mbajti hytben e xhumasë dhe i priu xhematit në faljen e namazit. Nuk mungoi pritja vëllazërore e imamit të xhamisë, anëtarëve të këshillit dhe xhematit të xhamisë. Myftiu mes tjerash në hutben e tij theksoi dy pika të rëndësishme për pastrimin e zemrës nga ndryshku i dynjasë, leximin e Kur'anit dhe përkujtimi i vdekjes.
RIFILLOI AKTIVITETI SPORTIV ME IMAMAT E XHAMIVE
Aktivitete

RIFILLOI AKTIVITETI SPORTIV ME IMAMAT E XHAMIVE

Aktiviteti sportiv - futboll me hoxhallarët aktivë nëpër xhami pas një pushimi për një periudhë kohore, nga kjo javë filloi përsëri. Ky aktivitet sportiv zhvillohet çdo javë në stadiumin afër Gjimnazit Zef Lush Marku në lagjen Veri. Kënaqësia është në lojën aktive dhe vëllezërore nga të gjithë lojtarët pjesëmarrës.
EKSUKRSION NJËDITOR ME TALEBET E MEKTEBEVE
Aktivitete, Netët kulturore Islame

EKSUKRSION NJËDITOR ME TALEBET E MEKTEBEVE

Më datë 01 tetor 2023, Struga dhe Ohri ishte vendtubimi i rreth 60 nxënësve të mektebeve që morën pjesë aktive në garat dhe netët kulturore islame të organizuar nga Myftinia e BFI – Shkup. Ky ekskurzion u organizua në bazë të planit vjetor të myftinisë për nxënësit e mektebeve që garuan në netët kulturore islame në kategoritë: Kuiz Islam, Ilahi, Bukurlexim të Kuranit, Këndim të Ezanit dhe Poezi. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe nxënësit e instituit të hifzit për vazja "Bezisten" si dhe përgjegjësja e institutit hfz. Kadrije Suleyman. Nxënësit kaluan një ditë duke u argëtuar me lojëra të ndryshme dhe duke shijuar bukurit e liqenit të Strugës dhe Ohrit. Në Ohër u mirëpriten nga Myftiu i Ohrit Samet ef. Ajdari, i cili u dëshiroi mirëseardhje, si dhe u vizitua xhamia Ali Pasha ne çarshinë...
MYFTINIA E SHKUPIT PËRMBYLLI AKTIVITETET KUSHTUAR LINDJES SË PEJGAMBERIT A.S
Aktivitete, LiNDJA E MUHAMEDIT A.S

MYFTINIA E SHKUPIT PËRMBYLLI AKTIVITETET KUSHTUAR LINDJES SË PEJGAMBERIT A.S

Myftinia e Shkupi përmbylli me sukses aktivitetet kushtuar lindjes së Pejgamberit alejhi selam në katër rajonet e saja. Me datë 26 shtator 2023, duke filluar nga xhamia Fatih Sulltan Mehmet - Batincë, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë dhe hoxhallarët pjesmarrës në program u pritën nga hatibi dhe imami i kësaj xhamie Jasir ef. Islami dhe h.Ramadan ef. Hajredini.Në prezencë të shumë hoxhallarëve dhe xhematit programi filloi me ashere të kënduar nga h. Besim ef. Azemi. Me fjalë përshëndetëse u paraqit hatibi i kësaj xhamie h. Jasir ef. Islami cili shprehu kënaqësinë që manifestimet e lindjes së Muhamedit a.s. fillojnë nga kjo xhami.Më pas, të pranishmit në këtë manifestim u freskuan me salavate, pjesë të mevludit, Kuran dhe ilahi që interpretuan hfz. Bejtullah ef. Selmani, h. Nimet ...
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI- ” UNITETI NË ISLAM”
Aktivitete, Këshilla e xhumasë

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI- ” UNITETI NË ISLAM”

Me datë,15 shtator 2023, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 194 - në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni është Samedin ef. Ismaili, i cili do të ligjërojë në temën: "Uniteti në islam". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit Irfan Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
DUA HATME NË MEKTEBIN  E XHAMISË “UHUD” – DIZHON
Aktivitete, Ceremoni hatme

DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË “UHUD” – DIZHON

Me datë, 8 shtator 2023 u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë "Uhud"-Dizhon nga mualimja hfz.Munevere Murtezi. Mualimja u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve. Arife Iseni në fjalën e rastit në emër të Myftiut uroi nxënëset për përfundimin e hatmes dhe mësimin e çështjeve elementare të mësimbesimit islam si dhe bëri shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes hfz.Munevere Murtezi i dhuroi mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë, kurse prof.Selvije Dardhishta bëri duan e hatmes. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gjitha dëshirat e hajrit
CEREMONIA E HATMES NË MESXHIDIN “MËSHIRA”
Aktivitete, Ceremoni hatme

CEREMONIA E HATMES NË MESXHIDIN “MËSHIRA”

Me datë, 8 shtator 2023, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili ishoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndau gëzimin së bashku nxënësit e mektebit të mesxhidit "Mëshira" në fushë Tophanë me rastin e mbarimit të kursit të Kuranit Famëlartë dhe çështjeve elementare të besimit islam te mualimi Adni ef. Hasa. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri referenti Fejsall ef. Kadriu. Me këtë rast, në hytbe Myftiu përcolli edhe mesazhin e xhumasë. All-llahu e shpërbleft mualimin për angazhimin ndërsa nxënësve t’ju jep shëndet dhe suksese në jetë!