Wednesday, November 18

Aktivitete

AKTIVITET SPORTIV ME IMAMAT E XHAMIVE
Aktivitete

AKTIVITET SPORTIV ME IMAMAT E XHAMIVE

 Aktiviteti sportiv - futboll me hoxhallarët aktivë nëpër xhami, ky aktivitet sportiv zhvillohet çdo javë kurse kënaqësia është në lojën aktive dhe vëllezërore nga të gjithë lojtarët pjesëmarrës. #MyftiniaShkup #aktivitetSportiv
KANDIDATI PËR HAFIZ MUHAMET AMETI KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT
Aktivitete, Arsimi

KANDIDATI PËR HAFIZ MUHAMET AMETI KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT

Më datë 4 dhjetor 2023 (e hënë), Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit në hapësirat e Myftinisë zhvilloi provimin e hifzit për kandidatin. Anëtarët e komisionit vlerësuan se kandidati kaloi provimin fillestar dhe mund të fillojë me seancat dëgjimore ditëve në vijim, ku radhazi do të dëgjohen 30 xhuz. Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të anëtarëve të komisionit të hifzit dhe një përfaqësuesi të Myftinisë së Shkupit. Muhamet Ameti hifzin e kreu tek muhafizi hfz. Abdulkerim ef. Ebibi.
MYFTIU PREZENTË NË TRIBUNEN FETARE TË XHAMISË BESIMTARI – BASEL
Aktivitete, Vizita

MYFTIU PREZENTË NË TRIBUNEN FETARE TË XHAMISË BESIMTARI – BASEL

Me datë 1 dhjetor 2023, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili ishte pjesë e tribunës të organizuar nga xhamia "Besimtari" - Basel të Zvicrës. Nën përkujdesjen e nikoqirit të këtij organizimi h. Bunjamin ef. Azizi, i cili ju dëshiroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve. Këtë tribunë e begatuan edhe prezenca e hoxhallarëve, h. Besim ef. Azemi, imam në xhaminë "Qendrore" Hasanbeg, h. Armin ef. Fazliu, imam në mesxhidin "Elif" - Gjermani, h. Avdush ef. Krosa, imam i përkohshëm në xhaminë "Drita" - Prateln, h. Erkan ef. Islami, doktorant i shkencës së hadithit dhe ilahistin Nimetulla Sulejmani. Kjo natë në hapësirat e xhamisë "Besimtari" u shoqërua me Kuran, Ilahi dhe këshilla. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, pati fjalën e rastit me këshillat e tija, drejtuar xhematit të xhamisë. ...
DUA HATME NË MEKTEBET  E XHAMISË “MEHMET EF. SADIK” – SHKUP  DHE XHAMISË “DUDIJE” – RASHÇE
Arsimi, Hatme

DUA HATME NË MEKTEBET E XHAMISË “MEHMET EF. SADIK” – SHKUP DHE XHAMISË “DUDIJE” – RASHÇE

Me datë, 4 nëntor 2023, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë "Mehmet ef. Sadik"- Shkup nga mualimja Semra Alili. Mualimja u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve. Arife Iseni në fjalën e rastit në emër të Myftiut uroi nxënëset për përfundimin e hatmes dhe mësimin e çështjeve elementare të mësimbesimit islam si dhe bëri shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes Semra Alili i dhuroi mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë, si dhe bëri duan e hatmes. Ndërsa, me datë 5 nëntor 2023, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë "Dudije"- Rashçe nga mualimja Rejhane Hoxha. Mualimja u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve. Arife Iseni në fjalën e rastit në emër të Myftiut uroi nxënëset për përfundimin ...
MESAZHI I XHUMASË NË XHAMINË “MURAT PASHA”
Aktivitete, Vizita

MESAZHI I XHUMASË NË XHAMINË “MURAT PASHA”

Me datë,3 tetor 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili përzgjodhi xhaminë e "Murat Pashës" që të përcjellë mesazhin e hytbes së xhumasë. Në shoqërimin e stafit të Myftinisë, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili mbajti hytben e xhumasë dhe i priu xhematit në faljen e namazit. Me këtë rast, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Islami ua dorëzoi autorizimet e punës hatibit të ri h. Bilal ef. Ibish, imamëve hfz. Numan ef. Selami dhe hfz. Jusuf ef. Alievski të cilëve ju urroi suksese duke ju dëshiruar mbarësi në detyrat e tyre, ndërsa hatibit të deritanishëm Prof.Dr. Sulejman ef. Baki dhe imamit tanimë në pension hfz. Sadudin ef. Sulejman, ua dorëzoi mirënjohjet në emër të Myftinisë për kontributin e tyre shumë vjeçarë në xhaminë Murat Pasha. Lusim Allahun e Madhërishëm që t'i shpërblejë me mirësitë e Tij...
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI- “FAMILJA NË ISLAM”
Emisione, Këshilla e xhumasë

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI- “FAMILJA NË ISLAM”

Me datë 03 nëntor 2023, me fillim në ora 11:30 transmetohet edicioni i 201 – të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni është Ridvan ef. Fejzullai, i cili do të ligjërojë në temën: "Familja në Islam". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit Irfan Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
MYFTIU PRITI NË TAKIM KRYETARIN E LIDHJES DEMOKRATE TË BOSHNJAKËVE – SHQ/BOS
Aktivitete, Vizita

MYFTIU PRITI NË TAKIM KRYETARIN E LIDHJES DEMOKRATE TË BOSHNJAKËVE – SHQ/BOS

Shq/Bos MYFTIU PRITI NË TAKIM KRYETARIN E LIDHJES DEMOKRATE TË BOSHNJAKËVE Sot 31 tetor 2023, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili mirëpriti në zyren e tij Kryetarin e Lidhjes Demokrate të Boshnjakëve, z. Munir Kolashinac i shoqëruar nga hatibi i xhamisë "Hatunxhuk" h. Xhevat ef. Hot, në këtë takim Myftiu i njoftoi mysafirët e nderuar për veprimtarin e Myftinisë, sfidat, sukseset dhe planet e të ardhmes, me mundësit për bashkëpunim të ndërsjelltë, z.Munir Kolashinac shprehu gatishmërin për bashkëpunim si dhe uroi Myftiun për sukseset e arritura. Në fund të takimit, Myftiu në shenjë respekti i dhuroi një plaket si dhe botimet e Myftinisë së Shkupit në gjuhën boshnjake. ●●● MUFTIJA DOČEKAO PREDSJEDNIKA BOŠNJAČKOG DEMOKRATSKOG SAVEZA Danas, 31 Oktobra 2023. godine,...
NXËNËSIT E SHOQATËS PËR EDUKIM DHE HULUMTIM “NESIL” VIZITUAN MYFTININË
Aktivitete, Ngjarje

NXËNËSIT E SHOQATËS PËR EDUKIM DHE HULUMTIM “NESIL” VIZITUAN MYFTININË

Me datë 28 tetor 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Islmaili mirëpriti në Myftininë e Shkupit nxënësit që e ndjekin kursin pranë Shoqatës për Edukim dhe Hulumtim "Nesil", të udhëhequr nga mësueset e tyre në krye me Muhsin Kurtish, të cilët në programin e tyre kanë dhe vizitat e ndryshme që realizojnë me nxënësit, ku ata u njoftuan për së afërmi nga Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili për organizimin e jetës fetare në Myftininë e Shkupit. Në fund të takimit, Myftiu i'u dhuroi "Ilmihalin" në gjuhën turke si botim i Myftinisë së Shkupit, ndërsa në emër të Shoqatës "Nesil" Myftiut i'u dhurua një dhuratë simbolike. Nxënësve ju urojmë shëndet dhe shumë suksese tjera në jetë!
DUA HATME NË XHAMINË “ME DY MINARE” – SARAJ
Aktivitete, Ceremoni hatme

DUA HATME NË XHAMINË “ME DY MINARE” – SARAJ

Me datë 23 tetor 2023, Myftiu i shoqëruar nga referenti për arsim në Myftininë e Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani, referentët h. Fejsall ef. Kadriu dhe Arment Halimi ndanë së bashku gëzimin e 20 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë “Dy Minare" - Saraj te mualimi Muhamed ef. Tairi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Omer ef. Bajrami i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i madhë i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri h. Fejsall ef. Kadriu. Me këtë rast, në ...
HAPJE SOLEMNE TË XHAMISË SË FSHATIT VËRZHALLË
Aktivitete, Ngjarje, Vizita

HAPJE SOLEMNE TË XHAMISË SË FSHATIT VËRZHALLË

Me datë 14 tetor 2023, dr. Qenan ef. Ismaili nën shoqërimin e sekretarit të Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, referentëve h. Fejsall ef. Kadriu, h. Ali ef. Ziberi dhe hfz. Irfan ef. Sulejmani morën pjesë në hapjen solemne të xhamisë së fshatit Vërzhallë pas rinovimit të tërësishëm të xhamisë. Me asheren e lexuar nga hfz. Halil ef. Selmani filloi programi i cerermonis së hapjes së xhamisë. Hatibi i xhamisë h. Taxhudin ef. Shabani u dëshiroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve. Ish imami i xhamisë hfz. Rexhep ef. Zendeli me përplot emocione përshëndeti të gjithë të pranishimit dhe falenderoi gjithë ata që ndihmuan në çfar do forme që sot të duket kaq e bukur kjo shtëpi e Allahut. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në fjalimin e rastit theksoi se njerëzit mundet të shpërngulen, por shtëpit...