Wednesday, November 18

Aktivitete

DUAJA E HATMES DHE MESAZHI I XHUMASË NË XHAMINË “MEHMET EF. SADIK” NË VIZBEG
Aktivitete, Ceremoni hatme, Hatme, Hytbe, Ramazani 2023/1444h, Vizita

DUAJA E HATMES DHE MESAZHI I XHUMASË NË XHAMINË “MEHMET EF. SADIK” NË VIZBEG

Më 24 mars 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili së bashku me referentët hfz. Irfan Sulejmani dhe Arment Halimi ishte në mesin e xhematit të xhamisë "Mehmet ef. Sadik" në Vizbeg me rastin e duasë së hatmes të 8 nxënësve të moshërritur të mektebit të kësaj xhamie. Në këtë ceremoni, nxënësve që ndoqën mësimet tek mualimi Xhevahir ef. Kamberi, Myftiu iu ndanë certifikatat e hatmes së mbaruar. Më pas nga minberi, Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë me ç’rast përgëzoi nxënësit që sot me sukses kurorëzuan angazhimin e tyre në mësimin e fjalës së Allahut dhe theksoi rolin e mualimit në përcjelljen e emanetit të Muhamedit a.s.
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “SI TA KALOJMË RAMAZANIN”
Aktivitete, Emisione, Këshilla e xhumasë

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “SI TA KALOJMË RAMAZANIN”

Më 24 mars 2023, me fillim në ora 11:30 u transmetua edicioni i 173 në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni ishte hfz. Emin ef. Sadiku, i cili ligjëroi në temën: "Si ta kalojmë Ramazanin". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.
Aktivitete, Ngjarje, Ramazani 2023/1444h

FILLUAN IFTARET HUMANITARE

Nga 23 mars 2023, Myftinia e BFI - Shkup filloi me iftaret humanitare. Për çdo natë në bazë të numrit të paraqitur në sofrën e iftarit u shërbyen reth 70 agjërues. Këto iftare iu dedikuan studentëve, familjeve me jetimë dhe familjeve në nevojë dhe u shtruan për çdo natë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
MYFTIU MYSAFIR NË TVM2
Aktivitete, Emisione, Ramazani 2023/1444h

MYFTIU MYSAFIR NË TVM2

Më 23 mars 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI - Shkup dr. Qenan ef. Ismaili ishte mysafir i emisionit Ritmi i ditës në TVM2. Në këtë emision, me gazetaren Semra Ajeti, Myftiu foli reth rëndësisë së Ramazanit dhe rolit të tij në shoqëri.
MUKABELE TRADICIONALE NË XHAMINË “DUQANXHIK”
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h

MUKABELE TRADICIONALE NË XHAMINË “DUQANXHIK”

Më 23 mars 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI - Shkup dr. Qenan ef. Ismaili së bashku me referentët hfz. Irfan Sulejmani dhe dr. Fatmir Zaimi morën pjesë në fillimin e mukabeles tradicionale, leximit të Kuranit. Është ky një aktivitet që realizohet vite më radhë në xhaminë e Duqanxhikut ku 10 hafizlerëve të udhëhequr nga hfz. Abdulkerim ef. Ebibi imam i kësaj xhamie, këndojnë një xhuz nga Kurani famëlartë, çdo ditë para namazit të drekës. Xhematlinjtë me mushafë të hapur përcjellin hafizët. Në fjalën e tij, hatibi i kësaj xhamie Remzi ef. Isaku uroi xhematin me rastin e muajit të Ramazanit dhe përgëzoi hafizlerët për angazhimin e tyre. Në fjalën e tij Myftiu uroi të pranishmit me rastin e muajit të Ramazanit përgëzoi këshilin e xhamisë për organizimin e mukabeles dhe vlerësoi lartë a...
NAMAZI I TERAVISË ME HATME
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h

NAMAZI I TERAVISË ME HATME

Myftinia e BFI - Shkup muajin e bekuar të Ramazanit e filloi në xhaminë "Murat Pasha", në Çarshi të Shkupit, të cilën Myftinia e ka përcaktuar që teravia të falet me hatme. Myftinia e Shkupit riktheu traditën e vjetër në Shkup, faljen e namazit të teravisë me hatme gjatë muajit Ramazan dhe për këtë qëllim ka përcaktuar hafizin Numan Selami të udhëheqë me namazin e teravisë nën mbikqyrje të hafiz Sadudin Sulejmani. Para namazit të teravisë ligjëruesi prof. dr. Sulejman Baki përshëndeti dhe uroi bësemitarët për fillimin e muajit të Ramazanit. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili uroi besimtarët me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe vlerësoi angazhimin e të gjithë atyre që kontribojnë që teravia në këtë xhami të falet me hatme me lutje që Allahu xh.sh. të na i pranojë të ...
URIME RAMAZANI
Ramazani 2023/1444h

URIME RAMAZANI

O Zot im, ashtu siç na e dhurove Islamin, të lutemi që të na dhurosh mëshirën dhe faljen Tënde në muajin e Ramazanit dhe na nxjerr prej tij duke qenë Ti i kënaqur me ne. Agjërim dhe lutje të pranuara!
AKSION HUMANITAR NË RAJONIN E DËRVENIT
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h

AKSION HUMANITAR NË RAJONIN E DËRVENIT

Më 21 mars 2023 anëtarët e Myftinisë Ali Ziberi dhe Orhan Saliu në bashkëpunim me hoxhallarët e Dërvenit organizuan aksion humanitar në rajonin e Dërvenit ku tubuan pako për skamnorët. Në këtë aksion të suksesshëm u aktivizuan 16 hoxhallarë të 15 xhamive dhe gjithsej tubuan 227 pako në vlerë prej afër 17,000.00 euro. Nga 200 pakot që u shpërndanë, 180 iu dedikuan Dërvenit dhe 20 u shpërndanë në Shkup. Nga sasia e mbetur me 2,775.00 euro hoxhallarët e Dërvenit me ndihmën e donatorëve të cilët ua besuan djersën e tyre, vendosën të përkrahin Iftarin humanitar të organizuar nga Myftinia e Shkupit.
PROGRAM FETAR PËR GJININË FEMRORE NË XHAMINË “UHUD”
Aktivitete, Ramazani 2023, Ramazani 2023/1444h

PROGRAM FETAR PËR GJININË FEMRORE NË XHAMINË “UHUD”

Më 22 mars 2023, Myftinia e BFI - Shkup në bashkëpunim me xhaminë "Uhud" në Dizhon realizoi program fetar dedikuar grave me moton "Mirë se erdhe Ramazan". Moderatorja hfz. Sara Demiri e shënoi hapjen e këtij programi me ashere që e këndoi studentja Jusra Bislimi. Në emër të Myftinisë me fjalë rasti u prezantua përfaqsuesja Mubera J. Asani. Grupi i medresanteve u prezantua me pjesë nga Kurani famëlartë dhe Ilahi, ndërsa me ligjeratë prof. hfz. Mynever Lutfiu Murtezi . Duanë e rastit e bëri përfaqsuesja e Myftinisë Xheuhere Rramani.
MYFTIU VIZITOI ANKARANË SI PJESË E DELEGACIONIT TË LARTË TË BFI-SË
Aktivitete, Vizita

MYFTIU VIZITOI ANKARANË SI PJESË E DELEGACIONIT TË LARTË TË BFI-SË

Më 20 mars 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili vizitoi Ankaranë, kryeqytetin e Republikës së Turqisë si pjesë e delegacionit të lartë të BFI-së të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai në ngushëllim të Kryetarit të Dijanetit të Turqisë prof. dr. Ali Erbash për viktimat e tërmetit. Kjo vizitë u realizua pas aksionit për grumbullim të mjeteve financiare për të prekurit nga tërmeti në Turqi, që u zhvillua kohë më pare në vendin tonë. Kryetarit të Dijanetit iu dorëzua dokumenti bankar i mjeteve financiare të tubuara dhe iu shprehën ngushëllime për viktimat e tërmetit. Me këtë rast delegacioni zhvilloi takime në institucione me relevancë. Përveç Dijanetit, vizituan edhe Drejtorinë e përgjithshme të Vakëfeve ku takuan Drejtorin gjeneral Sinan Aksu...