Wednesday, November 18

Aktivitete

“ISRAJA DHE MIRAXHI”
Aktivitete, Emisione, Këshilla e xhumasë

“ISRAJA DHE MIRAXHI”

Më 17 shkurt 2023, me fillim në ora 11:30 u transmetua edicioni i 168 - të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 të Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni ishte Ilhan Eminov, i cili ligjëroi në temën: "Israja dhe Miraxhi". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.
NXËNËSIT E INSITUTIT TË HIFZIT VIZITUAN MYFTININË
Aktivitete, Vizita

NXËNËSIT E INSITUTIT TË HIFZIT VIZITUAN MYFTININË

Më 15 shkurt 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili në zyrat e Myftinisë priti në vizitë nxënësit që ndjekin mësimet për memorizim të Kuranit (hifz) pranë Insitutit “Hafiz Ismail Efendiu” që vepron në kuadër të Myftinisë, të udhëhequr nga përgjegjësi hfz. Xhemail ef. Nuhiju. Përgjegjësi i Institutit e informoi Myftiun me ecurinë e punës me nxënësit e këtij instituti dhe aktivitetet që realizojnë. Në bisedën e ngrohtë, Myftiu njoftoi hafizat e ardhshëm me rrjedhat e aktiviteteve që realizon Myftinia. Në këtë takim Myftiu ishte nderuar me prezencën e haxhi Sejdi Kurtullush, shtyllë e shumë projekteve që ndërlidhen me hafizlerët dhe Kuranin.
PROGRAM FETAR PËR GJININË FEMRORE ME RASTIN E ISRASË DHE MIRAXHIT
Aktivitete, Netët e dalluara

PROGRAM FETAR PËR GJININË FEMRORE ME RASTIN E ISRASË DHE MIRAXHIT

Më 16 Shkurt 2023 Myftinia e Shkupit në koordinim me paralelen e shtrirë të vajzave të medresesë Isa Beu, në xhaminë Haxhi Hajredin të lagjes Seravë realizoi program fetar dedikuar gjinisë femërore me rastin e Israsë dhe Miraxhit. Nën udhëheqjen e Ajla Sherifi – mualime në këtë xhami, në fjalën e saj mirëseardhëse përshëndeti të pranishmet dhe u dëshiroi mirëseardhje, njëherit falënderoi Myftininë dhe medresenë për realizimin e programit fetar në këtë xhami historike. Nxënëset e medresesë kënduan ashere, ndërsa kori këndoi ilahi. Për rëndësinë e kësaj nate, para të pranishmëve foli prof. Nurtene Shehu Sakipi - koordinatore e paraleles së vajzave të Medresesë Isa Beu në Shkup. Duanë e ceremonisë e bëri prof. Selvije Dardhishta....
LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË E FSHATIT BUKOVIQ
Aktivitete, Ligjëratë javore

LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË E FSHATIT BUKOVIQ

Më 10 shkurt 2023 pas namazit të jacisë Myftinia e BFI - Shkup realizoi ligjëratën e shtatë javore në xhaminë "En Nur" të fshatit Bukoviq. Sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati në fjalën e tij të rastit përshëndeti xhematlinjtë e pranishëm dhe e prezantoi ligjëruesin, anëtarin e Myftinisë hoxhën Ibraim ef. Ibraimi, hatib në xhaminë me dy minare në Vizbeg. Në këtë mbrëmje, para kolegëve hoxhallarë të këtij rajoni dhe një numri të madh të xhematlinjëve, ligjëruesi Ibraim ef. Ibraimi trajtoi temën "Turpi dhe islami".
Aktivitete, Emisione, Këshilla e xhumasë

“SHËNDETI GJËJA MË E SHTRENJTË E NJERIUT NË SHËNJESTËR TË KOMERCIALIZMIT”

Më 10 shkurt 2023, me fillim në ora 11:30 u transmetuat edicioni i 167 - të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 të Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni ishte Sheip ef. Ismani, i cili ligjëroi në temën: "Shëndeti gjëja më e shtrenjtë e njeriut në shënjestër të komercializmit ". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.
TRAJNIM PËR BUKURKËNDIM TË EZANIT
Aktivitete, Trajnim

TRAJNIM PËR BUKURKËNDIM TË EZANIT

Më 6 shkurt 2023, pas namazit të jacisë Myftinia e BFI – Shkup filloi me trajnimin për bukurkëndim të ezanit ku marrin pjesë rreth pesëdhjetë kandidatë. Në hapjen e këtij trajnimi që planifikohet të zgjasë një muaj, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili uroi pjesëmarrësit dhe foli për vlerën dhe rëndësinë e bukurkëndimit të ezanit dhe reflektimin e tij në imazhin e islamit dhe muslimanëve në përgjithësi. Për këtë qëllim Myftinia ka angazhuar imamin e xhamisë "Mustafa Pasha" hfz. Fatih Derdiyok nga Republika e Turqisë, trajnues me eksperiencë të bujshme që ka ndjekur një mori trajnimesh nga ekspertë të njohur për bukurkëndimin e ezanit.   Këtë trajnim Myftinia e BFI – Shkup e realizon si pjesë e aktiviteteve të saj në mbarëvajtjen e jetës fetare në Shkup.  ...
Aktivitete, anëtarët

MBLEDHJE E RREGULLT ME ANËTARËT E MYFTINISË

Më 6 shkurt 2023 Myftinia e BFI – Shkup realizoi mbledhjen e rregullt, të gjashtën me radhë me anëtarët e Myftinisë. Në këtë mbledhje me të cilën udhëhoqi Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, anëtarët e Myftinisë u informuam për aktivitetet mes dy mbledhjeve. Më pas Myftiu parqaqiti propozim projektin dhe propozim vendimet e Ramazanit 2023. Pas diskutimit që zhvilluan anëtarët, të njëjtat u miratuan unanimisht.
MYFTIU DR. QENAN EF. ISMAILI PRITI NË TAKIM PROFESORIN MEFAIL HËZLË
Aktivitete, Vizita

MYFTIU DR. QENAN EF. ISMAILI PRITI NË TAKIM PROFESORIN MEFAIL HËZLË

Më 4 shkurt 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili priti në takim profesorin universitar nga Turqia, njëkohësisht Myfti paraprak i Ankarasë prof. dr. Mefail Hëzllë i shoqëruar nga kolegu Betim Truçi, Myftiu i Gostivarit h. Sabahudin ef. Zendeli dhe hfz. Eljasa Asani. Në këtë takim, Myftiu i dëshiroi mirëseardhje dhe falenderoi profesorin për vizitën duke e njoftuar me aktivitetet dhe sfidat e Myftinisë në rrugëtimin drejt zhvillimit të jetës fetare në Shkup. Profesori Hëzllë u nda i kënaqur nga ky takim dhe vlerësoi punën e Myftinisë. Paraprakisht, mysafirët u takuan edhe me Reisul Ulema të BFI - së.
LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË E FSHATIT STRAÇINCË
Aktivitete, Ligjëratë javore

LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË E FSHATIT STRAÇINCË

Më 3 shkurt 2023 pas namazit të jacisë Myftinia e BFI - Shkup realizoi ligjëratën e gjashtë javore në xhaminë e fshatit Straçincë. Hatibi i kësaj xhamie Amir Mamuti shprehu kënaqësinë e tij që kjo xhami u përzgjodh për realizimin e ligjëratës javore dhe e prezantoi ligjëruesin, anëtarin e Myftinisë hoxhën Muharem ef. Ismaili, hatib në xhaminë “Isa Beu” në Shkup. Në këtë mbrëmje, para kolegëve hoxhallarë të këtij rajoni dhe një numri të madh të xhematlinjëve, ligjëruesi Muharem ef. Ismaili trajtoi temën "Obligimet e besimtarit ndaj besimtarit".
VIZITË XHAMISË SË RE TË FSHATIT LLASKARCË
Aktivitete, Vizita

VIZITË XHAMISË SË RE TË FSHATIT LLASKARCË

Më 3 shkurt 2023, sekretari i Myftinisë së BFI – Shkup mr. Nexhmi ef. Ferati i shoqëruar nga referenti Arment Halimi vizitoi xhematin e fshatit Llaskarcë, me rastin e dorëzimit të autorizimit për emërimin e Resul ef. Jakupit në detyrën imam, hatib dhe mualim në xhaminë e re të këtij fshati. Sekretari mr. Nexhmi Ferati në fjalën e tij prezentoi Resul ef. Jakupin para xhematit dhe në emër të Myftiut uroi imamin e ri duke i dëshiruar suksese e mbarësi në detyrën e tij dhe përmendi obligimet dhe të drejtat e nëpunësit fetar të autorizuar, bazuar në Rregulloren e Punës së Myftinisë së BFI - Shkup. Me këtë rast Nexhmi efendiu realizoi hytben e xhumasë dhe udhëhoqi xhematin në faljen e namazit.