Wednesday, November 18

Aktivitete

MYFIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “MULLA HYSEN SAITI” NË LUBIN
Aktivitete, Hytbe, Vizita

MYFIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “MULLA HYSEN SAITI” NË LUBIN

Më 3 shkurt 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga personeli i Myftinisë vizituan xhematin e xhamisë “Mulla Hysen Saiti” në Lubin të Sarajit. Kjo vizitë vjen në vazhdën e aktiviteteve që realizon Myftiu në xhematet e Myftinisë. Myftiu dhe personeli i Myftinisë u mirëprit nga një numër i madh e xhematlinjëve, hatibi i kësaj xhamie Shefko ef. Zeqoviq dhe këshilli i xhamisë. Në mesazhin e xhumasë që përcolli Myftiu nga minberi foli për frikën ndaj Allahut Fuqiplotë.
“SI TA FITOJMË XHENETIN”
Aktivitete, Emisione, Këshilla e xhumasë

“SI TA FITOJMË XHENETIN”

Më 03 shkurt 2023, me fillim në ora 11:30 u transmetua edicioni i 166 - të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 të Radio Vatit. Mysafir i këtij edicioni ishte Xhevahir ef. Kamberi, i cili ligjëroi në temën: "Si ta fitojmë xhenetin". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.
FURNIZOHEN ME MUS’HAFA KATËR MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Aktivitete, Arsimi, Furnizimi me Mus'hafa

FURNIZOHEN ME MUS’HAFA KATËR MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani, më 01 shkurt 2023, me kërkesë të mualimëve realizoi shpërndarjen e 101 Mus'hafëve për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të: Xhamisë “Fetah efendi” - Butel, mualime Semra Mulaki; Xhamisë “Qendrore” - Haraçnë, mualime Nebehat Zendeli; Xhamisë “Rezistenca” - Haraçinë, mualim Ali ef. Sadiku; Xhamisë “Omer ibën Abdulaziz” - Hasanbeg , mualim Elez ef. Aliu.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT BOJANË
Aktivitete, Arsimi, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT BOJANË

Komisioni për Vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani kryetar dhe Ali ef. Ziberi anëtar, më 31 janar 2023 vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Bojanë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi Besar ef. Ilazi.
MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “HAXHI NAZIF”
Aktivitete, Hytbe, Vizita

MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “HAXHI NAZIF”

Më 27 Janar 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari mr. Nexhmi Ferati dhe referenti Fejsall Kadriu vizitoi xhematin e xhamisë “Haxhi Nazif” në rrugën e Rashtakut, në periferi të kryeqytetit. Kjo vizitë vjen në vazhdën e aktiviteteve që realizon Myftiu në xhematet e Myftinisë. Në pritje të Myftiut në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore ishin hatibi i kësaj xhamie Florin Ademi, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve. Me këtë rast, nga minberi Myftiu përcolli mesazhin e ditës së xhuma.
“VLERA E TRE MUAJVE TË DALLUAR”
Aktivitete, Emisione, Këshilla e xhumasë

“VLERA E TRE MUAJVE TË DALLUAR”

Më 27 janar 2023, me fillim në ora 11:30 u transmetua edicioni i 165- në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 të Radio Vatit. Mysafir i këtij edicioni ishte Shefket ef. Baftjari, i cili ligjërooi në temën: "Vlera e tre muajve të dalluar". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.
PROGRAM FETAR NË XHAMINË “IKRE” – SARAJ
Aktivitete, Netët e dalluara, Ngjarje

PROGRAM FETAR NË XHAMINË “IKRE” – SARAJ

Më datë 26 janar 2023 Myftinia e Shkupit në bashkëpunim me mualimen Xhevhere Ramani organizoi program fetar për gjininë femërore, kushtuar Natës së Regaibit. Programi filloi me ashere të kënduar nga mualimja Neale Veseli ndërsa me fjalë përshëndetëse në emër të Myftinisë foli Xhevhere Ramani. Mëpastaj u kënduan ilahi nga nxënëset e "Medresesë Isa Beu" dhe nxënëset e mektebit "Ikre". Pjesë e programit ishin edhe studente të FSHI. Në fjalën e rastit prof. hfz. Neal Ibrahimi foli mbi rëndësinë e muajve të dalluar, natës së Regaibit dhe këshilla si të presim Ramazanin. Në fund të programit u lexua një ashere nga mualimja Zelihane Memeti ndërsa duanë e bëri Mubera Asani. Këshilli i xhamisë ndau ëmbëlsirë për të gjitha të pranishmet.
PROGRAM FETAR NË XHAMINË “KEBIR MEHMET ÇELEBI”
Aktivitete, Netët e dalluara, Ngjarje

PROGRAM FETAR NË XHAMINË “KEBIR MEHMET ÇELEBI”

Më 26 janar 2023, pas namazit të jacisë në xhaminë “Kebir Mehmet Çelebi”, Myftinia e BFI - Shkup në koordinim me këshillin e kësaj xhamie realizoi program të begatë fetar në shënim të hyrjes në tre muajt e bekuar. Këtë manifestim përskaj Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili të shoqëruar nga personeli i Myftinisë e begatuan hoxhallarë, hafizlerë dhe xhematlinj të shumtë. Në fjalën e tij mirëseardhëse hatibi i kësaj xhamie Imer ef. Mustafa uroi këtë natë dhe falenderoi Myftininë që ka përzgjedhur këtë xhami për të realizuar këtë manifestim. Në fjalën e rastit, Myftiu foli mbi vlerën e tre muajve të dalluar dhe theksoi se kjo na përkujton Muhamedin a.s. që këtë periudhë e shfrytëzoi për kërkimfalje ndaj Allahut fuqiplotë dhe përgatitje për muajin e bekuar të ramazanit. Andaj duhet të shfrytëz...
Aktivitete, Ngjarje

PROMOVIMI I LIBRIT “TRASHËGIMIA KULTURORE ISLAME NË SHKUP”

Më 26 janar 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili së bashku me Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai dhe personelin e Myftinisë ishin pjesë e promovimit të librit “Trashëgimia kulturore islame në Shkup” të autorëve dr. Skender Asani dhe Nora Maliqi Zylali, botim i ITSHKSH-së në bashkëpunim me Myftininë e Shkupit.                       Në këtë promovim që u organizua me rastin e hyrjes në tre muajt e bekuar morën pjesë mysafirë të shumtë të sferave të ndryshme shoqërore si studiues, hulumtues, punëtorë shkencorë, hoxhallarë, drejtues të institucioneve të ndryshme dhe dashamirë të ITSHKSH-së dhe Myftinisë. Ky manifestim u hap me një ashere të kënduar nga hfz. Xhemail Nuhiju pë...
CEREMONI E HATMES NË XHAMINË HAXHI IMER NË LUBOTEN
Aktivitete, Ceremoni hatme

CEREMONI E HATMES NË XHAMINË HAXHI IMER NË LUBOTEN

Më 20 janar 2022, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga stafi i zyrës së Myftinisë dhe shumë kolegë hoxhallarë ndanë së bashku gëzimin e 14 nxënësve të mektebit të xhamisë "Haxhi Imer" në Luboten, me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën tek mualimi Nimet ef. Aliu. Në fjalën e tij mirëseardhëse mualimi Nimet ef. Aliu falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë solemnitet, falenderoi prezencën e Myftiut dhe personelit të Myftinisë. Ai shprehu kënaqësinë e tij që sot para xhematlinjëve prezanton nxënësit që me sukses mbaruan kursin e mësimbesimit. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre të mësimbesimit dhe më pas u pajisën me certifikata të hatmes së mbaruar. Myftiu në fjalën e tij uroi nxënësit dhe mualimin për suksesin e arritu...