Wednesday, November 18

Aktivitete

KËSHILLA E XHUMASË: MËSIME NGA SUREJA EL- ENAM
Emisione

KËSHILLA E XHUMASË: MËSIME NGA SUREJA EL- ENAM

Myftinia e Shkupit, sot, më 19 nëntor 2021, me fillim në ora 12:00 nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, referent në Myftininë e Shkupit, Hfz.Irfan ef. Sulejmani, emetoi edicionin e 109- të, në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në Radio Vati. I ftuar nga ana e Myftinisë së Shkupit, në këtë edicion të radhës është Zija ef. Ismaili, imam pranë xhamisë “Haxhi Ballaban” në lagjen e Dyqanxhikut. Tema që trajtoi në këtë edicion Zija Efendiu titullohej “Mësime nga sureja El- Enam”. Myftinia e Shkupit ju uron xhumа të begatë dhe lutje të pranuara.
VAZHDOJNË PUNIMET NË XHAMINË E RE TË FSHATIT LUBIN
Vizita

VAZHDOJNË PUNIMET NË XHAMINË E RE TË FSHATIT LUBIN

Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili qëndroi në fshatin Lubin të Sarajit, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në xhaminë e re. Me shumë dashamirësi e respekt të veçantë u mirëprit nga z.Nehat Bekiri, kryetar i këshillit inicues, bashkë me anëtarët e tjerë. Në këtë vizitë, myftiu u shoqërua nga sekretari i Myftinisë, Mr. Nexhmi Ferati, nga referenti i Vakëfit pranë Myftinisë, h.Fejsall ef. Kadriu  dhe nga kryetari i O.H "Hilal" pranë BFI - së, h. Fadil ef. Ramadanin. U informuan direkt nga z. Bekiri për punimet e realizuara dhe planet e tyre deri në fazën përfundimtare të ndërtimeve. Në fund myftiu uroi që punimet të ecin mbarë e sipas planit dhe me lejen e  Allahut të Madhëruar kjo xhami të hapet sa më shpejt! Kjo punë e hajrit, kjo sakrificë, ky mund e përkusht...
MYFTIU: PO ECIN PUNËT MBARË NË XHAMINË E RE TË STUDENIÇANIT
Lajme, Vizita

MYFTIU: PO ECIN PUNËT MBARË NË XHAMINË E RE TË STUDENIÇANIT

Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, bashkë me referentin e Vakëfeve h.Fejsall ef. Kadriu dhe referentin e xhematit të Karshiakës hfz. Irfan ef. Sulejmani, ishte në Studeniçan, për të parë nga afër punimet e zhvilluara në xhaminë e re e për t'u njohur drejtpërdrejt nga këshilli inicues për dinamikën e punës dhe gjithçka që është realizuar deri më tani që kjo xhami të merr këtë pamje të mrekullueshme. Kryetari i këshillit inicues për ndërtimin e xhamisë, z. Alaudin Zeqiri njoftoi se gjithçka ka ecur sipas planit, kështu që me lejen e Zotit xhamia shumë shpejt do të jetë në shërbim të xhematit të kësaj ane të Studeniçanit. Në fund të kësaj vizite, i mahnitur nga puna e kryer plot përkushtim, myftiu e përfundoi vizitën me lutje që Allahu fuqiplotë t'u ndihmojë në punët e tyre ...
VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË ME DY MINARE NË LAGJEN VIZBEG
Aktivitete, Hytbe, Ngjarje

VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË ME DY MINARE NË LAGJEN VIZBEG

Më datë 12 nëntor 2021 (e xhuma), referenti i Myftinisë së Shkupit dr. Fatmir ef. Zaimi në cilësinë e përgjegjësit të xhematit të Shkupit vizitoi xhematin e Xhamisë me Dy Minaret të lagjes së Vizbegut, me rastin e emërimit të Miftar ef. Islamit në detyrën; hatib dhe mualim. Para faljes së namazit të xhumasë, dr. Fatmir ef. Zaimi në fjalën e tij të mbajtur para xhematit, pasi që e prezentoi Miftar ef. Islamin, në emër të Myftiut uroi hatibin e ri, duke i dëshiruar mbarësi në detyrën e tij dhe mes tjerash përmendi obligimet dhe të drejtat që i takojnë nëpunësit fetar të autorizuar bazuar në Rregulloren e Punës së Myftinisë së Shkupit. Pastaj, hutben e xhumasë e mbajti dr.Fatmir ef. Zaimi, ndërsa në namazin e xhumasë xhematin e udhëhoqi hatibi i sapoemëruar në detyrë, Miftar ef. Islami....
MESAZHI I XHUMASË DHE MANIFESTIMI I DUASË SË HATMES NË XHAMINË E FSHATIT STRAÇINCË
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

MESAZHI I XHUMASË DHE MANIFESTIMI I DUASË SË HATMES NË XHAMINË E FSHATIT STRAÇINCË

Më 12 nëntor, 2021, e xhuma, u mbajt solemniteti i duasë së hatmes me rastin e diplomimit të 8 nxënësve në bazat e mësimbesimit islam, pranë mualimit Amir ef. Mamuti. Këtë manifestim e nderuan: Myftiu i Myftinisë së Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, i shoqëruar nga referenti i Kradakut Fejsall ef. Kadriu; referenti i arsimit fetar hfz. Irfan ef. Sulejmani; hoxhallarë, hafëzllarë e familjarë të nxënësve, si dhe xhemati i fshatit Straçincë. Në fillim, mualimi Amir ef. Mamuti në emër të këshillit i përshëndeti të pranishmit dhe u dëshiroi mirëseardhje në këtë manifestim. Ai, në emër të familjarëve të nxënëseve falënderoi të pranishmit që kishin ndarë kohë për të ndjekur këtë ceremoni me rastin e diplomimit të gjeneratës së tretë që nga ushtrimi i detyrës së tij si mualim pranë xhamisë. ...
XHAMITË E SHKUPIT ME TABELA TË UNIFIKUARA
Aktivitete, Lajme

XHAMITË E SHKUPIT ME TABELA TË UNIFIKUARA

Myftinia e Shkupit në planin e aktiviteteve vjetore ka paraparë dhe unifikimin e tabelave nëpër gjitha xhamitë e Shkupit me identitetin institucional të Myftinisë. Tabelat përmbajnë logon e BFI –së dhe Myftinisë së Shkupit, emërtimin e xhamisë , datën e ndërtimit, datën e rindërtimit dhe datën e restaurimit të xhamisë. Procesi i vendosjes së tabelave filloi të enjten (11 nëntor 2021), dhe do të përfundojë me unifikimin e gjitha xhamive tona; në zonën e qytetit, karadakut, karshiakës dhe dërvenit.                        
KËSHILLA E XHUMASË: MOS I VONONI VEPRAT E MIRA
Aktivitete, Emisione

KËSHILLA E XHUMASË: MOS I VONONI VEPRAT E MIRA

Myftinia e Shkupit, më 12 nëntor 2021, me fillim në ora 12:00 nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, referent në Myftininë e Shkupit, Hfz.Irfan ef. Sulejmani,  emetoI edicionin e 108- të, në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në Radio Vati. I ftuar nga ana e Myftinisë së Shkupit, në këtë edicion të radhës është Abdulbaki ef. Llokmani hatib pranë xhamisë “Bardhi” të fshatit Bllacë. "Mos i vononi veprat e mira" është tema që trajtoi Llokman Efendiu enkas për dëgjuesit e Radio Vatit. Xhuma të begatë e lutje të pranuara!
SHPËRNDAHEN KUR’ANA ME LOGON E MYFTINISË PËR NXËNËSIT E MEKTEBIT TË FSHATIT LLASKARCË
Aktivitete, Vizita

SHPËRNDAHEN KUR’ANA ME LOGON E MYFTINISË PËR NXËNËSIT E MEKTEBIT TË FSHATIT LLASKARCË

Hfz.Irfan ef. Sulejmani, referent i arsimit fetar pranë Myftinisë së Shkupit, i shoqëruar nga referenti Arment Halimi, më 8 nëntor 2021, bazuar në kërkesën e Sheip ef. Ismanit, mualim i xhamisë së fshatit Llaskarcë, bënë shpërnadrjen e 46 Kur'anave për nxënësit të cilët kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Lusim Allahun Fuqiplotë që nxënësve t'u jepë sukses në përfundimin e bukurleximit të Kuranit, ndërsa mualimin, Sheip Efendiun ta shpërblejë me mirësitë e Tij të pakufishme.
KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT STRAÇINCË
Aktivitete, Vizita

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT STRAÇINCË

Sot, më 6 nëntor 2021 (e shtunë), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga kryetari i komisionit Hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe Zeqirija ef. Tairi vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Straçincë. Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Mësimin e leximit të Kuramit Famëlartë dhe Bazat e mësim-besimit islam i mësuan nga mualimi Amir ef. Mamuti. Lusim Allahun Fuqiplotë që ta shpërblejë mualimin ndërsa nxënësve t'u japë shëndet dhe suksese të mëtutjeshme.
MESAZHI I XHUMASË DHE MANIFESTIMI I DUASË SË HATMES NË XHAMINË “KASIM BEU”
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

MESAZHI I XHUMASË DHE MANIFESTIMI I DUASË SË HATMES NË XHAMINË “KASIM BEU”

Në xhaminë “Kasim Beu” të lagjes Gazi Babë, komuna e Çairit, më 5 nëntor, 2021, u mbajt solemniteti i duasë së hatmes me rastin e diplomimit të 12 nxënësve në bazat e mësimbesimit islam, pranë mualimit Hfz.Vedat ef. Skenderi. Këtë manifestim e nderuan: Myftiu i Myftinisë së Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, i shoqëruar nga referenti i Vakëfit të Myftinisë Fejsall ef. Kadriu; Sekretari i Myftinisë mr.Nexhmi ef. Ferati; referenti i xhematit të qytetit dr. Fatmir ef. Zaimi; referenti i xhematit të Karshiakës dhe arsimit fetar hfz. Irfan ef. Sulejmani; referenti Jetmir Jakupi, referenti Armend Halimi, hoxhallarë, hafëzllarë e familjarë të nxënësve, si dhe xhemati i lagjes së Gazi Babës. Në fillim, hatibi i xhamisë Talha ef. Kurtish i përshëndeti të pranishmit dhe u dëshiroi mirë...