Tuesday, November 17

Hytbe

Hytbe

MYFIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “MULLA HYSEN SAITI” NË LUBIN
Aktivitete, Hytbe, Vizita

MYFIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “MULLA HYSEN SAITI” NË LUBIN

Më 3 shkurt 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga personeli i Myftinisë vizituan xhematin e xhamisë “Mulla Hysen Saiti” në Lubin të Sarajit. Kjo vizitë vjen në vazhdën e aktiviteteve që realizon Myftiu në xhematet e Myftinisë. Myftiu dhe personeli i Myftinisë u mirëprit nga një numër i madh e xhematlinjëve, hatibi i kësaj xhamie Shefko ef. Zeqoviq dhe këshilli i xhamisë. Në mesazhin e xhumasë që përcolli Myftiu nga minberi foli për frikën ndaj Allahut Fuqiplotë.
MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “HAXHI NAZIF”
Aktivitete, Hytbe, Vizita

MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “HAXHI NAZIF”

Më 27 Janar 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari mr. Nexhmi Ferati dhe referenti Fejsall Kadriu vizitoi xhematin e xhamisë “Haxhi Nazif” në rrugën e Rashtakut, në periferi të kryeqytetit. Kjo vizitë vjen në vazhdën e aktiviteteve që realizon Myftiu në xhematet e Myftinisë. Në pritje të Myftiut në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore ishin hatibi i kësaj xhamie Florin Ademi, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve. Me këtë rast, nga minberi Myftiu përcolli mesazhin e ditës së xhuma.
MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË NUR
Aktivitete, Hytbe

MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË NUR

Më 6 janar 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referentët hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe Arment Halimi vizitoi xhematin e xhamisë “Nur” në lagjen Shuto Orizare. Kjo vizitë është e veçantë nga se Myftiu ishte pranë xhematit të cilit si hatib i shërbeu plot 15 vite. Në pritje të Myftiut në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore ishin hatibi i kësaj xhamie Reshat ef. Hoxha, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve. Me këtë rast, nga minberi Myftiu përcolli mesazhin e ditës së xhuma ku theksoi rëndësinë dhe vlerën e sjelljes së mirë me njerëzit që bashkëjetojmë dhe ndikimin e saj në imanin e besimtarit. (more…)
MANIFESTIMI I DUASË SË HATMES NË XHAMINË “LEJLETUL KADËR” NË FSHATIN KOPANICË
Aktivitete, Hytbe, Ngjarje

MANIFESTIMI I DUASË SË HATMES NË XHAMINË “LEJLETUL KADËR” NË FSHATIN KOPANICË

Në xhaminë “Lejletul Kadër” të fshatit Kopanicë, më 31 dhjetor 2021, u mbajt solemniteti i duasë së hatmes me rastin e diplomimit të 14 nxënësve në bazat e mësimbesimit islam, pranë mualimit Ahmed ef. Çilafi. Këtë manifestim e nderuan: Referenti i Vakëfit të Myftinisë së Shkupit Fejsall ef. Kadriu referenti i arsimit fetar, hfz. Irfan ef. Sulejmani, referenti Armend Halimi, hoxhallarë, hafëzllarë e familjarë të nxënësve, si dhe xhemati i fshatit Kopanicë.     Ceremoninë e hapi, Ahmed ef. Çilafi, mualim i nxënëseve, i cili në emër të familjarëve të nxënëseve falënderoi të pranishmit që kishin ndarë kohë për të ndjekur këtë ceremoni me rastin e diplomimit të gjeneratës së pestë që nga ushtrimi i detyrës së tij si mualim pranë xhamisë “Lejtetul Kadër”. Fjala e rastit i takoi Fejsall ef...
MESAZHI I XHUMASË DHE DUAJA E HATMES NË XHAMINË E FSHATIT RASHÇE E POSHTME
Aktivitete, Hytbe, Ngjarje

MESAZHI I XHUMASË DHE DUAJA E HATMES NË XHAMINË E FSHATIT RASHÇE E POSHTME

Xhamia e fshatit Rashçe e Poshtme,  më datë 17 dhjetor 2021, para namazit të xhumasë realizoi ceremoninë e duasë së hatmes. Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili dhe referentët e Myftinisë së Shkupit morën pjesë në duanë e hatmes me rastin e diplomimit të nxënësve të mektebit të kësaj xhamie. Nuk mungoi mirëpritja e grohtë e xhematit, këshillit të xhamisë dhe Nuri ef. Polikut. Në përmbyllje të ceremonisë gjithë nxënësve, Myftiu iu ndau diploma, ndërsa për punën e saj të palodhshme, Mualimes Qendresa Bakiu i ndau mirënjohje me lutje që kontributin e saj t’ia shpërblejë Allahu i Madhërishëm me Mirësitë e kësaj bote dhe Botës Tjetër! Duanë e rastit e bëri sekretari i Myftinisë Mr. Nexhmi ef. Ferati. Pas ceremonisë së duasë së hatmes, Myftiu përcolli mesazhin në hytben e ...
ELVIR EF. TUTIQ – IMAM, HATIB DHE MUALIM NË XHAMINË E FSHATIT KONJARE E POSHTME
Hytbe, Vizita

ELVIR EF. TUTIQ – IMAM, HATIB DHE MUALIM NË XHAMINË E FSHATIT KONJARE E POSHTME

Sot, më 19 nëntor 2021 (e xhuma), dr.Fatmir ef. Zaimi referent i xhematit të Shkupit dhe Hfz.Irfan ef. Sulejmani, referent i arsimit fetar pranë Myftinisë së Shkupit vizituan xhematin e xhamisë së fshatit Konjare e Poshtme me rastin e autorizimit të Elvir ef.Tutiq në detyrën; hatib, imam dhe mualim. Dr.Fatmir ef. Zaimi, në fjalën e tij të mbajtur para xhematit, pasi që e prezentoi Elvir Efendiun, në emër të Myftiut uroi hatibin e ri, duke i dëshiruar mbarësi në detyrën e tij dhe mes tjerash përmendi obligimet dhe të drejtat që i takojnë nëpunësit fetar të autorizuar bazuar në Rregulloren e Punës së Myftinisë së Shkupit. Hytben e xhumasë e mbajti dr.Fatmir ef. Zaimi, ndërsa në namazin e xhumasë xhematin e udhëhoqi Hfz.Irfan ef. Sulejmani.
BAJRAM EF. SALIU – IMAM, HATIB DHE MUALIM NË XHAMINË E INXHIKOVËS
Hytbe, Vizita

BAJRAM EF. SALIU – IMAM, HATIB DHE MUALIM NË XHAMINË E INXHIKOVËS

Më datë 19 nëntor 2021 (e xhuma), h. Fejsall ef. Kadriu referent i xhematit të Karadakut dhe mr. Nexhmi ef. Ferati, sekretar i Myftinisë së Shkupit vizituan xhematin e xhamisë së fshatit Inxhikovë me rastin e autorizimit të Bajram ef. Saliut në detyrën; hatib, imam dhe mualim. Para faljes së namazit të xhumasë, h.Fejsall ef. Kadriu në fjalën e tij të mbajtur para xhematit, pasi që e prezentoi Bajram ef. Saliun, në emër të Myftiut uroi hatibin e ri, duke i dëshiruar mbarësi në detyrën e tij dhe mes tjerash përmendi obligimet dhe të drejtat që i takojnë nëpunësit fetar të autorizuar bazuar në Rregulloren e Punës së Myftinisë së Shkupit. Pastaj, hutben e xhumasë e mbajti h.Fejsall ef. Kadriu, ndërsa në namazin e xhumasë xhematin e udhëhoqi mr. Nexhmi ef. Ferati....
VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË ME DY MINARE NË LAGJEN VIZBEG
Aktivitete, Hytbe, Ngjarje

VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË ME DY MINARE NË LAGJEN VIZBEG

Më datë 12 nëntor 2021 (e xhuma), referenti i Myftinisë së Shkupit dr. Fatmir ef. Zaimi në cilësinë e përgjegjësit të xhematit të Shkupit vizitoi xhematin e Xhamisë me Dy Minaret të lagjes së Vizbegut, me rastin e emërimit të Miftar ef. Islamit në detyrën; hatib dhe mualim. Para faljes së namazit të xhumasë, dr. Fatmir ef. Zaimi në fjalën e tij të mbajtur para xhematit, pasi që e prezentoi Miftar ef. Islamin, në emër të Myftiut uroi hatibin e ri, duke i dëshiruar mbarësi në detyrën e tij dhe mes tjerash përmendi obligimet dhe të drejtat që i takojnë nëpunësit fetar të autorizuar bazuar në Rregulloren e Punës së Myftinisë së Shkupit. Pastaj, hutben e xhumasë e mbajti dr.Fatmir ef. Zaimi, ndërsa në namazin e xhumasë xhematin e udhëhoqi hatibi i sapoemëruar në detyrë, Miftar ef. Islami....
VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË “KOLIÇAN I POSHTËM”
Hytbe, Vizita

VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË “KOLIÇAN I POSHTËM”

Më 17 shtator 2021, referenti i karshiakës hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe referenti Dr. Fatmir ef. Zaimi vizituan fshatin Koliçan i poshtëm. Me rastin e kësaj vizite Dr. Fatmir ef. Zaimi mbajti hutben e xhumasë ndërsa hfz. Irfan Sulejmani i priu xhematit në namaz. Me kërkesë të imamit Osman ef. Murtezan i cili u përshëndet me xhematin dhe paraqiti dorëheqjen e tij nga detyra dhe njëherit u emërua imam i këtij fshati Hfz. Ismet ef. Murtezan. Ish imamin Allahu e shpërbleftë për shërbimin ndërsa hfz. Ismet ef.Murtezan Allahu i dhashtë shëndet dhe suksese në punë.
VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË “MUSTAFA PASHA”
Hytbe, Vizita

VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË “MUSTAFA PASHA”

Më 17 shtator 2021, sekretari i Myftinisë së Shkupit Mr. Nexhmi ef. Ferati ishoqëruar nga referenti Jetmir Jakupi vizitoi xhematin e xhamisë Mustafa Pasha. Në këtë vizitë sekretari mbajti hutben e xhumasë dhe i priu xhematit në faljen e namazit të xhumasë.