Tuesday, November 17

Hytbe

Hytbe

MYFTIU DR. QENAN EF. SMAILI VIZITOI XHAMINË E FSHATIT SEMENISHTË E EPËRME
Hytbe, Vizita

MYFTIU DR. QENAN EF. SMAILI VIZITOI XHAMINË E FSHATIT SEMENISHTË E EPËRME

Më 17 shtator, Myftiu Dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referentët Fejsall ef. Kadriu dhe Arment Halimi vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit Semenishtë e Epërme. Myftiu me këtë rast përcolli mesazhin e xhumasë dhe i priu xhematit në faljen e namazit. Këshilli i xhamisë dhe xhemati i pranishëm shprehën falenderim dhe mirënjohje ndaj Myftiut, për nderin dhe respektin. Marrë parasysh numrin e vogël të banorëve në këtë fshat, me këtë rast Myftiu në hutben e mbajtur, e njoftoi xhematin që Myftinia e Shkupit do të merr përsipër harxhimet e nëpunësit i cili do t’i kryej shërbimet fetare. Bashkëpunimi i xhamisë me Myftininë e Shkupit do të jetë në kontinuitet në krah të këshilleve të xhamive për t’i zgjidhur të gjitha vështirësitë me të cilat ballafaqohen besimtarët....
MYFTIU DR.QENAN EF. ISMAILI PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E MUSTAFA PASHËS
Hytbe, Vizita

MYFTIU DR.QENAN EF. ISMAILI PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E MUSTAFA PASHËS

Më 10 shtator 2021, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, bashkë me me kryetarin e kuvendit të BFI - së h. Fejsall ef. Kadriu, shefin i kabinetit të Reisul Ulemasë, dr. Abdulkerim ef. Iseni, sekretarin e Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, referentët e Myftinisë, vizituan xhaminë e 'Mustafa Pashës', ku u përcoll mesazhi i xhumasë. “Në mesazhin e hutbes, në shenjë solidarizimi me familjarët e viktimave që humbën jetën në rastin tragjik si pasojë e zjarrit që kaploi Spitalin Modular të Qendrës për Kovid 19 në Tetovë, ku pati viktima e të lënduar, duke e ndarë dhimbjen e mërzinë me ta , hutben e përfundova me lutjen të vdekurve t’ua falë xhenetin e t’i mëshirojë, të lënduarit t’i shërojë ndërsa familjarëve dhe të afërmve të tyre t’u japë forcë e durim në këtë sprovë të rëndë! Si gjithm...
MESAZHI I XHUMASË DHE DUAJA E HATMES NË XHAMINË E FSHATIT CVETOVË
Aktivitete, Hytbe, Lajme

MESAZHI I XHUMASË DHE DUAJA E HATMES NË XHAMINË E FSHATIT CVETOVË

Më datë 3 shtator 2021, (e xhuma), Myftiu i Shkupit dr.Qenan ef.Ismaili këtë ditë të bekuar të javës, i'a kushtoi xhematit të fshatit Cvetovë të malësisë së Karshiakës, i shoqëruar nga sekretari i Myftinisë Mr.Nexhmi ef. Ferati dhe referenti Jetmir Jakupi. Myftiu përcolli mesazhin e ditës në hutben e xhumasë dhe udhëhoqi xhematin në faljen e namazit të xhumasë. Pas faljes së namazit, në hapësirat e xhamisë, në ambient të hapur, u mbajt solemniteti i duasë së hatmes me rastin e diplomimit të 13 nxënësve në bazat e mësim - besimit islam, pranë mualimit Adil ef. Dailovski. Këtë solemnitet e përcollën hoxhallarë, hafëzllarë e familjarë të nxënësve dhe xhemati i fshatit Cvetovë. Programi u hap me fjalën e rastit të Myftiut dr.Qenan ef.Ismaili i cili tha: " Këta nxënës q...
MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË “HAXHI NAZIF”
Aktivitete, Hytbe, Ngjarje

MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË “HAXHI NAZIF”

Sot, 7 gusht 2020, Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë, vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit Rashtak Hatibi i xhamisë Florin ef.Ademi dhe xhemati i pranishëm i kësaj ane mirëpritën Myftiun dhe referentët e Myftinisë. Në hytben e xhumasë Myftiu tha: "Ai njeri që ka ambicie për pozitë në këtë botë dhe pretendon që të bartë mbi supet e veta një amanet duhet që të i plotëson disa kritere bazë: Të jetë kompetent në atë fushë, i drejtë dhe besimtar." Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV - Shkup
MYFTIU DR. QENAN EF.ISMAILI PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË “MEHMED EF. SADIK” TË VIZBEGUT
Aktivitete, Hytbe

MYFTIU DR. QENAN EF.ISMAILI PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË “MEHMED EF. SADIK” TË VIZBEGUT

Sot, 10 korrik 2020, Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë, vizitoi xhematin e xhamisë “Mehmed ef. Sadik” të lagjes Vizbeg. Hatibi i xhamisë Besnik ef. Hajrullahu i shoqëruar nga imami i xhamisë Xhevahir ef. Kamberi dhe xhemati i pranishëm mirëpritën Myftiun dhe referentët e Myftinisë. Myftiu ndau kohë për të bisesuar me besimtarët e pranishëm për t'u njoftuar për së afërmi me ecurinë e punës në këtë xhami dhe kërkesat e besimtarëve të kësaj ane. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI - Shkup
MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT MOJANCË
Aktivitete, Hytbe

MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT MOJANCË

Sot, 26 qershor 2020, Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë, vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit Mojancë. Hatibi i xhamisë Nesip ef.Demiri i shoqëruar dhe xhemati i pranishëm mirëpritën Myftiun dhe referentët e Myftinisë. Myftiu ndau kohë për të bisesuar me besimtarët e pranishëm për t'u njoftuar për së afërmi me sfidat dhe jetën fetare në këtë fshat. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI - Shkup