Wednesday, November 18

Lajme

MYFTIU I SHKUPIT PJESË NË ORGANIZIMIN E IGMG-SË NË BRUKSEL
Lajme

MYFTIU I SHKUPIT PJESË NË ORGANIZIMIN E IGMG-SË NË BRUKSEL

Me datë 19 maj 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili bashkë me sekretarin e BFI-së h. Irsal ef. Jakupi, në cilësin e përfaqësuesit të Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, morën pjesë në organizimin madhështor të IGMG-së nën moton "Dita e vëllazëris dhe solidaritetit" e mbajtur në Bruksel - Belgjikë. Në këtë organizim marrin pjesë myftinjë dhe mysafirë nga e gjithë bota në sallën e stërmbushur me pjesmarrës. Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në emër të gjithë myftinjëve prezent, në fjalën e tij para të pranishmëve përcolli përshëndetjet e besimtarëve të Maqedonisë së Veriut dhe rëndësinë e të qenurit bashkë në ditë të mira e vështira.
PËRFUNDUAN SEANCAT E DËGJIMIT TË KANDIDATES PËR HAFIZE NEAL RAMANI
Lajme

PËRFUNDUAN SEANCAT E DËGJIMIT TË KANDIDATES PËR HAFIZE NEAL RAMANI

Më datë 17 maj 2024, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e fundit të dëgjimit të kandidates për hafize Neal Ramani. Përfaqësuesja e Myftinisë gjatë seancave të hifzit hfz. Kadrije Sulejman, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizen dhe hafizen për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizes, ndërsa hafizes i uroi suksese dhe shëndet të plotë. Seancat e dëgjimit u zhvilluan në mektebin e xhamisë së Re në Çair para anëtarëve të komisionit të hifzit me një prezencë të xhematlinjëve mysafirë. Komisioni i hifzit në përbërje: Hfz. Munevere Murtezi Hfz. Selvije Shakiri Hfz. Kadrije Sulejman. Përndryshe, hafizja Neal Ramani hifzin e kreu tek muhafizja hfz. Nehal Ibrahimi....
MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E MESXHIDIT “SABËR” – GJORÇE PETROV
Lajme

MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E MESXHIDIT “SABËR” – GJORÇE PETROV

Me 17 maj 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga personeli i Myftinisë vizitoi xhematin e mesxhidit "Sabër" - Gjorçe Petrov. Është kjo vizitë në vazhdën e aktiviteteve që realizon Myftiu nëpër xhematet e rajoneve të Myftinisë. Në këtë vizitë Myftiu në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore u prit nga imami i xhamisë Shefket ef. Memet, këshilli i kësaj xhamie dhe xhematlinj të pranishëm. Me këtët rast, nga minberi Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë.
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “SFIDAT FETARE ISLAME NË RUAJTJEN E IDENTITETIT FETAR”
Lajme

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “SFIDAT FETARE ISLAME NË RUAJTJEN E IDENTITETIT FETAR”

Më datë 17 maj 2024, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 227 –të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është H. Muharem ef. Imeri, i cili do të ligjërojë në temën: "Sfidat fetare islame në ruajtjen e identitetit fetar". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
FURNIZOHEN ME MUS’HAFA TRE MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Lajme

FURNIZOHEN ME MUS’HAFA TRE MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Referentët për arsim fetar pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe h. Ali ef. Ziberi me kërkesë të mualimëve realizuan shpërndarjen e 106 Mus'hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të: - Xhamisë "Qendrore" - Haraçinë, mualim Nusretullah ef. Ibrahimi dhe Nebehate Zendeli; - Mektebi i xhamisë Koliçan i Poshtëm, mualime Azra Pajazitovska; - Mektebi i xhamisë të fshatit Çajlanë, mualime Semihate Tairi. Allahu i shpërbleftë mualimët dhe mualimet për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese.
MESAZH NGUSHËLLIMI
Lajme

MESAZH NGUSHËLLIMI

Me pikëllim e dhimbje pranuam lajmin për vdekjen e hoxhës Jakup ef. Muhameti Hoxhë Jakupi u lind në f. Shishovë, në vendlindjen e tij kreu shkollën fillore, pastaj vazhdoi shkollimin në Damask ndërsa fakultetin e përfundoi në Medine. Kontributet e tija të para si hatib i bëri në xhaminë e fshatit Shishovë, pastaj Gllumovë dhe në Mustafa Pashë. Gjatë jetës së tij mbi 40 vite shërbeu si imam, mualim dhe hatib në Qendrën Islame "Ballkan" - München në Gjermani. Familja e tij humbi njeriun e tyre të dashur, ndërsa besimtarët në diasporë hoxhën e tyre të përkushtuar, që i shërbeu xhematit dhe xhamisë gjatë gjithë jetës së tij. I lutem Allahut Fuqiplotë që për kontributin e tij ta shpërblejë me Xhenet! Dr. Qenan ef. Ismaili Myfti i Shkupit...
MYFTIU VËZHGOI ECURINË E NDËRTIMIT TË XHAMISË SË RE NË FSHATIN MATK
Lajme

MYFTIU VËZHGOI ECURINË E NDËRTIMIT TË XHAMISË SË RE NË FSHATIN MATK

Me datë 14 maj 2024 Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referentët h. Fejsall ef. Kadriu dhe h. Ali ef. Ziberi, vizituan fshatin Matk për të parë ecurinë e ndërtimit të xhamisë së re në këtë fshat, ku u mirëpriten nga këshilli inciativ dhe aktivist të kësaj xhamie me përplot energji. Përndryshe, punimet në këtë xhami janë në përfundim sipër e që kanë nevojë edhe për pak përkrahje që ky fshat të bëhet me xhaminë e re që do të jetë në shërbim të besimtarëve.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT “NUR” – KOLIÇAN I EPËRM
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT “NUR” – KOLIÇAN I EPËRM

Më datë 9 maj 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje; Xheuhere Ramani kryetar dhe Arife Iseni anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë "Nur" - Koliçan i Epërm. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja Shukrije Selmani. Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
SEANCA E PARË E DËGJIMIT TË KANDIDATES PËR HAFIZE NEAL RAMANI
Lajme

SEANCA E PARË E DËGJIMIT TË KANDIDATES PËR HAFIZE NEAL RAMANI

Më 6 maj 2024, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e parë të dëgjimit të kandidates për hafize Neal Ramani nga fshati Studeniçan, të muhafizes hfz. Nehal Ibrahimi. Përfaqësuesja e Myftinisë hfz. Kadrije Sulejman në fjalën e saj, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizen dhe hafizen për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizes, ndërsa hafizes i uroi suksese dhe shëndet të plotë. Seancat e dëgjimit zhvillohen në xhaminë e "Re" të Çairit para anëtareve të komisionit të hifzit për vajza në përbërje: Hfz. Munevere Murtezi; Hfz. Selvije Shakiri; Hfz. Kadrije Sulejman; Seancat do të zhvillohen ditëve në vijim në të njejten xhami....
PROMOVIMI I HAFIZES RABIJE AVDIU
Lajme

PROMOVIMI I HAFIZES RABIJE AVDIU

Me datë 3 maj 2024, në xhaminë "Fatih Sulltan Mehmed" - Batincë, të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, Myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, drejtorit të Medresesë Isa Beu dr. Islam ef. Islami me bashkëpuntorë, kryetarin e komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiki dhe para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë promovuan hafizen Rabije Avdiu. Hatibi i xhamisë h. Jasir ef. Islami, në emër të familjes së hafizes, xhematit, mysafirëve u dëshiroi mirëseardhje ndërsa hafizes së re i dëshiroi shumë suksese dhe shëndet. Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili vlerësoi lartë angazhimin dhe sakrificën e muhafizit h. Ramadan ef. Hajredini për mundin e dhënë vite me radhë në mekteb, ndërsa për këtë vepër madhështore...