Wednesday, November 18

Lajme

MYFTIU MORI PJESË NË PËRCJELLJEN E GJENERATËS SË XV TË “MEDRESESË ISA BEU” PARALELJA E VAJZAVE – SHKUP
Lajme

MYFTIU MORI PJESË NË PËRCJELLJEN E GJENERATËS SË XV TË “MEDRESESË ISA BEU” PARALELJA E VAJZAVE – SHKUP

Më 28 maj 2024, nën udhëheqjen e Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup, Dr. Qenan ef. Ismaili, i shoqëruar nga referenti i Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani, morën pjesë në përcjelljen e gjeneratës së XV të Medresesë Isa Beu – paralelja e vajzave në Shkup. Në solemnitetin e organizuar nga drejtoria e Medresesë Isa Beu, udhëhequr nga dr. Islam Islami dhe administratorja mr. Nurtene Shehi Saqipi, përskaj Reisul Ulema dhe Myftiut të Shkupit, të pranishëm ishin edhe administratorët e paraleleve të Medresesë, profesorë dhe profesoresha, prindër, nxënës dhe shumë dashamirë të kësaj vatre edukative arsimore. Programi, i cili filloi me një ashere, u pasurua me fjalimet e administratores së paraleles së vajzave – Shkup, mr. Nurtene Shehu Saqipi, Drejtorit t...
MYFTIU PRITI NË TAKIM MYSAFIRËT NGA TIVARI
Lajme

MYFTIU PRITI NË TAKIM MYSAFIRËT NGA TIVARI

Me datë 28 maj 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në zyren e tij në "Bezisten", mikpriti Myftiun e Tivarit, mr. Muidin ef. Milaimi i cili ishte i shoqëruar nga hoxhallarët që veprojnë në këtë Myftini. Myfiu dr. Qenan ef. Ismaili, i njoftoi për aktivitetet e realizuara të Myftinisë, ndërsa temë kryesore e takimit ishte organizimi i jetës fetare në Shkup.
MBLEDHJE ME UDHËHEQËSIT E HAXHIT 2024
Lajme

MBLEDHJE ME UDHËHEQËSIT E HAXHIT 2024

Me 27 maj 2024, në hapësirat e sallës së mbledhjeve të BFI - së, Myftiu i Myftinisë së Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, realizoi mbledhje me personelin udhëheqës të Haxhit 2024. Udhëheqësit dhe mjekët u informuan për përgjegjësitë dhe obligimet që duhet t'i përmbushin gjatë kryerjes së haxhit dhe u bë shpërndarja e vendimeve të Myftinisë për realizimin sa më të sukseshëm të haxhit të sivjetshëm - Haxhi 2024. Gjithashtu u diskutua edhe për përgatitjet e trajnimit për haxhinjtë i cili do të realizohet më datë 1 qeshor 2024. Pas gjitha çështjeve të trajtuara u caktuan përgjegjësitë për gjithë ekipin që do të udhëheqin haxhinjtë e Shkupit gjatë kryerjes së haxhit. Këtë vit stafi udhëheqës i Myftinisë së Shkupit është në këtë përbërje: ● Nexhmi Ferati - koordinator, ● Fatmir Zaimi...
EKSKURSIONI ME NXËNËSIT E MEKTEBEVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Lajme

EKSKURSIONI ME NXËNËSIT E MEKTEBEVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Me 25 maj 2024 (e shtunë), Myftinia e Shkupit organizoi ekskursion me nxënësit e mektebve në parkun e Sarajit ku u tubuan afër 1300 nxënës të mektebeve që veprojnë në kuadër të Myftinisë. Mualimët dhe mualimet që arritën të bëhen pjesë e kësaj iniciative mundësuan që të gjithë fëmijët së bashku të kalojnë një ditë në natyrë me aktivitete të ndryshme rekreative sportive . Loja e litarit, volejboll, vrapim dhe në mesin e shumë lojërave të tjera argëtuese, ndoshta më tërheqëse për fëmijët ishte turniri në futboll të vogël , ku morën pjesë 18 ekipe. Pas shumë ndeshjeve me brohoritje të fëmijëve, edhe pse të gjithë llogariten fitues, duhej të përcaktohen edhe fituesit e turnirit të cilëve Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili u ndau medalje dhe nga një kupë . Vendi i parë i takoi ekipit të mekteb...
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË TË FSHATIT KRUSHOPEK
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË TË FSHATIT KRUSHOPEK

Më datë 24 maj 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Xheuhere Ramani kryetar dhe Arife Iseni anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë të fshatit Krushopek. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja hfz. Xhemile Jakupi. Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
PROMOVIMI I HAFIZES NEAL RAMANI
Lajme

PROMOVIMI I HAFIZES NEAL RAMANI

Me datë 24 maj 2024, në xhaminë "Ataullah Hoxha" - Studeniçan, të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, Myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, kryetarin e komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiki dhe para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë promovuan hafizen Neal Ramani. Hatibi i xhamisë h. Mutalib ef. Ademi, në emër të familjes së hafizes, xhematit, mysafirëve u dëshiroi mirëseardhje ndërsa hafizes së re i dëshiroi shumë suksese dhe shëndet. Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili vlerësoi lartë angazhimin dhe sakrificën e muhafizes Nehal Ibrahimi për mundin e dhënë, ndërsa për këtë vepër madhështore lusim Allahun Fuqiplotë që hafizes t’i japë shëndet dhe t’ia kompesojë mundin në dy botërat. Reisul Ul...
CEREMONI HATME NË XHAMINË KOLIÇAN I EPËRM
Lajme

CEREMONI HATME NË XHAMINË KOLIÇAN I EPËRM

Me datë 23 maj 2024, në xhaminë Koliçan i epërm u realizua ceremonia e duasë së hatmes të nxënësve të mektebit të kësaj xhamie. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre që i mësuan tek mualimja Shukrije Selmani. Në fjalën e rastit Arife Iseni në emër të Myftiut uroi nxënësit dhe mualimen për suksesin e arritur dhe më pas nxënësve iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar, ndërsa mualimes një mirënjohje dhe një libër. Kjo ceremoni u përmbyll me duanë e rastit që e bëri Arife Iseni. Allahu e shpërbleft mualimen për angazhimin ndërsa nxënëseve t'ju jape shëndet dhe suksese në jetë!
FILLOI VAKSINIMI I NIJETLINJËVE QË UDHËTOJNË PËR NË HAXH
Lajme

FILLOI VAKSINIMI I NIJETLINJËVE QË UDHËTOJNË PËR NË HAXH

Me 22 maj 2024, në Qendrën e Shëndetit Publik - Shkup, nën koordinim mes BFI-së dhe Myftinisë së Shkupit filloi vaksinimi i nijetlinjëve që do të udhëtojnë për në Haxh. Përskaj vaksinimit, nga stafi mjekësor nijetlinjtë morën edhe këshilla dhe rekomandime të nevojshme shëndetësore lidhur me parandalimin e sëmundjeve infektive. Të gjithë nijetlinjtë në vazhdimësi do të informohen për hapat e mëtutjeshme përgatitore para nisjes për në haxh.
MESAZH NGUSHËLLIMI
Lajme

MESAZH NGUSHËLLIMI

Me pikëllim e dhimbje pranuam lajmin për ndërimin jetë të Hafizit Mitat ef. Ibrahimi. Hafiz Mitati u lind në Shkup, në vendlindjen e tij kreu shkollën fillore, mësimin e hifzit e vijoi te hfz. Idrisi në xhaminë Allaxha. Kontributet e tija të para si imam i bëri në xhaminë Allaxha, përgjatë muajit Ramazan si imam shërbeu në xhaminë Jelen Kapan (xhami e rënuar në Shkup). Jetën e dunjas e përmbylli si muezin dhe zv. Imam në xhaminë e Dyqanxhikut. I lutemi Allahut Fuqiplotë që për kontributin e tij ta shpërblejë me Xhenet! Dr. Qenan ef. Ismaili Myfti i Shkupit
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË IKRE – SARAJ
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË IKRE – SARAJ

Me datë 20 maj 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Mubera Jashari Asani dhe Arife Iseni anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë "Ikre" - Saraj. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja Xheuhere Ramani. Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.