Wednesday, November 18

Lajme

NATA E 25-TË U SHËNUA NË XHAMINË HIXHRI – KONDOVË
Lajme

NATA E 25-TË U SHËNUA NË XHAMINË HIXHRI – KONDOVË

Me 3 prill 2024, në xhaminë "Hixhri" - Kondovë, sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati kryesoi aktivitetin e radhës që Myftinia e realizoi në kërkim të Natës së Kadrit në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit. Me prezencë të një numri të madh të xhematlinjëve, këshillit të xhamisë, hatibit h. Muhamet ef. Alili dhe hoxhallar e hafizlerë të kësaj ane mysafirët dhe personeli i Myftinisë u mirëprit në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore. Hatibi i kësaj xhamie në emër të këshillit dhe xhematit falenderoi Myftininë që përzgjodhi xhaminë "Hixhri" - Kondovë të realizojë këtë aktivitet në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit. Përfaqësuesi i delegacionit të BFI-së h. Fadil ef. Ramadani, para namazit të teravisë me...
PROGRAM FETARË PËR GJININË FEMËRORE KUSHTUAR NATËS SË KADRIT
Lajme, Netët e dalluara

PROGRAM FETARË PËR GJININË FEMËRORE KUSHTUAR NATËS SË KADRIT

Me 3 prill 2024, Myftinia e Shkupit në koordinim me xhaminë e Nerezit realizuan program fetarë për gjininë femërore me rastin e Natës së Kadrit. Me fjalë përshëndetëse u prezantua mualimja e kësaj xhamie Semra Kurtish. Në emër të Myftinisë, me fjalë përshëndetëse ju drejtua mualimja Arife Iseni. Në ligjeratën e saj mualimja Ferdeze Lata përcolli mësimet dhe dobitë e Natës së Kadrit. Programi u pasurua me kuran dhe ilahi nga Xheuhere Ramani dhe Hatixhe Amiti. Ky program u përmbyll me dua nga mualimja Mubere J. Asani.
LIGJËRATA DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË XHAMINË EN-NUR – BUKOVIÇ DHE NË XHAMINË E F. BOJANË
Lajme, Netët e dalluara

LIGJËRATA DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË XHAMINË EN-NUR – BUKOVIÇ DHE NË XHAMINË E F. BOJANË

Myftinia e BFI -Shkup në bashkëpunim me SHMI Medreseja “Isa Beu”, paralelja e vajzave në Shkup, aktivitetet e saj të radhës me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Sot, me datë 1 prill (e Hënë), nxënëset e kësaj shkolle filluan me praktikën e Ramazanit në xhaminë En - Nur - Bukoviç, të udhëhequra nga prof. Naxhije Bakija dhe të mirëpritura nga mualimja Valdete Ademi. Programi filloi me moderimin e nxënëses Gjultene Hajredini Më pas programi vazhdoi me ligjëratën e nxënësest Sara Tairi dhe Hirgil Hirda., Programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive të bukura dhe recitaleve. Ndërsa, fjala kryesore i takoi prof.Naxhije Bakija Në fund duan e bëri mualimja Zelihane Memeti. Poashtu aktivitet kushtuar gjinisë femërore u realizua edhe në xhaminë e f. B...
NATA E 23-TË U SHËNUA NË XHAMINË KARSHIAKA – BATINCË
Lajme

NATA E 23-TË U SHËNUA NË XHAMINË KARSHIAKA – BATINCË

Me 1 prill 2024, në xhaminë "Karshiaka" - Batincë, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili kryesoi aktivitetin e radhës që Myftinia realizoi në kërkim të Natës së Kadrit në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit. Me prezencë të një numri të madh të xhematlinjëve, këshillit të xhamisë, hatibit h. Rasim ef. Ademi dhe hoxhallar e hafizlerë të kësaj ane mysafirët dhe personeli i Myftinisë u mirëprit në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore. Hatibi i kësaj xhamie në emër të këshillit dhe xhematit falenderoi Myftininë që përzgjodhi xhaminë "Karshiaka" - Batincë të realizojë këtë aktivitet në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit. Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili theksoi vlerën dhe mësimet që n...
VIZITAT E REFERENTËVE TË MYFTINISË GJATË MUAJIT TË RAMAZANIT
Lajme

VIZITAT E REFERENTËVE TË MYFTINISË GJATË MUAJIT TË RAMAZANIT

Në kuadër të aktiviteteve të Myftinisë së BFI - Shkup gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, u realizuan vizita të rregullta xhemateve të xhamive të rajoneve të Shkupit. Nga 24 deri më 31 mars 2024, referentët vizituan xhami dhe xhemate në të gjitha rajonet e Myftinisë. Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Karshiakës; Xhamia e f. Dërzhillov, xhamia e f. Cvetovë, xhamia e f. Ellovë, xhamia Sanxhak - Lubosh, xhamia e f. Draçevicë, xhamia Maja e Zezë dhe xhamia Haxhi Sabri - Batincë. Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Karadakut; Xhamia e Rashtakut, xhamia Bllacë e vjetër, xhamia te Bardht - Bllacë, xhamia Konjare e poshtme dhe xhamia e f. Ognjancë. Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Dërvenit; Xhamia e f. Llokë, xhamia e f. Vorcë, xhamia e f. Sfillare e poshtme, xhamia Rashçe e ...
TRIBUNË FETARE NË XHAMINË HAXHI AZEM – SHUTO ORIZAR
Lajme

TRIBUNË FETARE NË XHAMINË HAXHI AZEM – SHUTO ORIZAR

31 mars 2024, Myftinia e BFI - Shkup realizoi tribunën e tretë fetare në xhaminë Haxhi Azem - Shuto Orizar. Me temën "Kuptimi i Devotshmërisë" xhematin e Shkupit e nderoi mysafiri nga Kosova h. Fatmir ef. Latifaj. Fillimisht moderatori h. Ali ef. Ziberi ftoi hatibin e xhamisë Haxhi Azem, h. Shpend ef. Zeneli t'iu drejtohet të pranishmive. Ai mestjerash falenderoi Myftiun dhe kolegët hoxhallarë për prezencën e tyre dhe vlerësoi personalitetin e ligjëruesit. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në fjalën e tij, falenderoi të pranishmit për prezencën e tyre dhe ligjëruesin që pa hezituar iu përgjigj ftesës të jetë në mesin e xhematit të Shkupit. Fjalë rasti kishte z. Bajram Çerkinaj, kryetar i komunitetit të të pagjeturve në Kosovë. Në ligjëratën e tij h. Fatmir ef. Latifaj foli mbi ko...
LIGJËRATA DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË XHAMINË IKRE SARAJ DHE NË XHAMINË E FSHATIT GLLUMOVE
Lajme

LIGJËRATA DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË XHAMINË IKRE SARAJ DHE NË XHAMINË E FSHATIT GLLUMOVE

Me 30 mars 2024, Myftinia e BFI - Shkup në bashkëpunim me Medresenë Isa Beu paralelja e vajzave - Shkup, të udhëhequra nga prof. hfz. Munever Lutfiu Murtezi dhe prof. hfz. Selvije Dardhishta Shakiri qëndruan në xhaminë Ikre në Saraj dhe në xhaminë e fshatit Gllumove. Mualimja e xhamisë Ikre - Saraj, Xheuher Ramani përshëndeti të pranishmet dhe i faleminderoi për vizitën e tyre dhe për krijimin e një ambienti të mrekullueshëm në këtë ditë Ramazani. Grupi i parë i nxënëseve u paraqiten me program pas namazit të drekës në xhaminë Ikre -Saraj, ndërsa grupi i dytë u paraqiten me program në xhaminë e f. Gllumovë që u mirëpriten nga mualimja e xhamisë Medina Jusufi. Programet e udhëhequra nga nxënëset Sara Demiri dhe Erva Memed, filluan me lexim të Kur’anit nga Isra Memedi dhe Sevdie Shk...
MYFTIU I FTUAR NË IFTARIN E MJEKËVE
Lajme

MYFTIU I FTUAR NË IFTARIN E MJEKËVE

Me datë 30 mars 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili ishte i ftuar special në iftarin e organizuar nga ana e mjekëve të vendit tonë. Myftiu ishte pjesë e tryezës së iftarit të atyre që kujdesen për shëndetin e njerëzve, të angazhuar në spitalet e ndryshme të vendit. Myftiu shpreh mirënjohje dhe falenderim për ftesën dhe ambientin e ngrohtë që ofruan në këtë iftar. #NëShërbimTëJetësFetare
ÇLIRIMI I MEKES U SHËNUA NË XHAMINË “QËNDRORE” – HASANBEG
Lajme

ÇLIRIMI I MEKES U SHËNUA NË XHAMINË “QËNDRORE” – HASANBEG

Me 30 mars 2024 në xhaminë "Qëndrore" - Hasanbeg, me mesazhe nga Çlirimi i Mekes Myftinia e BFI - Shkup shënoi këtë ditë dhe fillimin e aktiviteteve në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit. Me prezencë të një numri të madh të xhematlinjëve, këshillit të xhamisë, hoxhallarëve të xhamisë h. Besim ef. Azemi dhe h. Bejtulla ef. Salihi, hafizlerë dhe mysafirë të kësaj ane. Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili sëbashku me stafin e Myftinisë u mirëpriten në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore. Hatibi i kësaj xhamie në emër të këshillit dhe xhematit falenderoi Myftininë që përzgjodhi xhaminë "Qëndrore" - Hasanbeg të shënojë këtë natë dhe fillimin e aktiviteteve në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit. Në vazhdim M...
MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “HFZ. XHAVIT EF. IBRAHIMI” – STUDENIÇAN
Lajme

MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “HFZ. XHAVIT EF. IBRAHIMI” – STUDENIÇAN

Me 29 mars 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga personeli i Myftinisë vizitoi xhematin e xhamisë "Hfz. Xhavit ef. Ibrahimi" - Studeniçan. Është kjo vizitë në vazhdën e aktiviteteve që realizon Myftiu nëpër xhematet e rajoneve të Myftinisë. Në këtë vizitë Myftiu në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore u pritë nga hatibi i xhamisë h. Muhamed ef. Sadiku, imami i xhamisë hfz. Xhelil ef. Shabani, këshilli i kësaj xhamie dhe xhematlinj të pranishëm. Me këtët rast, nga minberi Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë.