Wednesday, November 18

Lajme

KANDIDATJA PËR HAFIZE EBRAR DALIP KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT
Lajme

KANDIDATJA PËR HAFIZE EBRAR DALIP KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT

Më 11 janar 2024, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit në hapësirat e Myftinisë zhvilloi provimin e hifzit për kandidaten Ebrar Dalip. Anëtaret e komisionit vlerësuan se kandidatja kaloi provimin fillestar dhe mund të fillojë me seancat dëgjimore ditëve në vijim, ku radhazi do të dëgjohen 30 xhuz. Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të anëtareve të komisionit të hifzit dhe një përfaqësuese të Myftinisë së Shkupit. Ebrar Dalip hifzin e kreu pranë muhafizes hfz. Neal Ibrahimi. Allahu e shpërbleftë muhafizen për kontributin e dhënë ndërsa hafizes t'i japë shëndet e shumë suksese tjera
MYFTIU TAKOI STUDIUESIT NGA TURKIYE NË BEZISTEN
Lajme, Vizita

MYFTIU TAKOI STUDIUESIT NGA TURKIYE NË BEZISTEN

Më 10 janar 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në zyren e Myftinisë në Bezisten mirëpriti në takim z. Sevba Abdula, kryetar i Fondacionit për Studime Balkanike (FSB), prof. dr. Ahmet Köroğlu, profesor në Universitetin e Stambollit dhe prof. dr. Serdar Serdaroğlu, këshilltar i rektorit të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU). Studiuesit, informuan Myftiun për projektin hulumtues që planifikojnë të realizojnë, ndërsa pjesë e këtij hulumtumi është edhe jeta fetare në Republikën e Maqedonis së Veriut. Myftiu në fund të takimit, mysafirëve u dhuroi botimet e Myftinisë në gjuhën turke. Me këtë rast Myftiu me mysafirët vizituan dhe Institutin e hifzit për vajza "Bezisten" që u mirëpriten nga përgjegjësja hfz. Kadrije Sulejman dhe hfz. Hysnije Kurtullush....
MYFTIU VIZITOI ATASHEUN PËR ÇËSHTJE FETARE PRANË AMBASADËS SË TURKIYES
Lajme, Vizita

MYFTIU VIZITOI ATASHEUN PËR ÇËSHTJE FETARE PRANË AMBASADËS SË TURKIYES

Më 9 janar 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, sëbashku me sekretarin e Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, ishin për vizitë pune në zyren për çështje fetare pranë Ambasadës së Turkiyes, ku realizuan takim me këshilltarin/atasheun për çështje fetare z. Mustafa Bodur. Në këtë takim Myftiu u mirëpritë në mënyrë vëllazërore nga atasheu i cili i dëshiroi mirëseardhje, në këtë takim u bisedua për sfidat dhe aktivitetet e përbashkëta të dy institucioneve për të mirën e besimtarëve të Shkupit.
EKSKURSION NJËDITOR ME NXËNËSET E INSTITUTIT TË HIFZIT PËR VAJZA “BEZISTEN”
Lajme

EKSKURSION NJËDITOR ME NXËNËSET E INSTITUTIT TË HIFZIT PËR VAJZA “BEZISTEN”

Më 9 janar 2024, Kodra e Diellit ishte vendtubimi i rreth 16 nxënësve që ndjekin mësimet e Kur'anit në institutin e hifzit për vajza "Bezisten". Ky ekskurzion u organizua në bazë të planit vjetor të insititutit dhe Myftinisë së Shkupit. Nxënëset kaluan një ditë duke u argëtuar me lojëra të ndryshme në borë dhe duke shijuar bukurit e Kodrës së Diellit, e më pas enkas për ta u shtrua edhe një drekë modeste. Për organizimin dhe realizimin e këtij ekskursioni u kujdesën përgjegjeset e institutit; hfz. Kadrije Sulejman dhe Husnije Kurtulush.
DUA HATME NË MEKTEBIN  E XHAMISË “SFILLARE E POSHTME”
Ceremoni hatme, Lajme

DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË “SFILLARE E POSHTME”

Më 8 janar 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë "Sfillare e Poshtme" nga mualimja Lulzime Metushi. Mualimja u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve. Arife Iseni në fjalën e rastit në emër të Myftiut uroi nxënëset për përfundimin e hatmes dhe mësimin e çështjeve elementare të mësimbesimit islam si dhe bëri shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes Lulzime Metushi i dhuroi mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë, ndërsa hfz. Kadrije Sulejman bëri duan e hatmes. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gjitha dëshirat e hajrit
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT STRAÇINCË
Lajme, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT STRAÇINCË

Më datë 5 janar 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: mr. Shefket ef. Baftjari, anëtarë dhe h. Ibraim ef. Ibrahimi anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Straçincë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi h. Amir ef. Mamuti. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese
MESAZHI I XHUMASË NË XHAMINË “ISA BEU” NË BERLIN – GJERMANI
Hytbe, Lajme

MESAZHI I XHUMASË NË XHAMINË “ISA BEU” NË BERLIN – GJERMANI

Më 5 janar 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili me ftesë të këshillit të xhamisë "Isa Beu", ishte pjesë e xhematit të xhamisë. Myftiu u mirëpritë nga imami i xhamisë h. Remzi ef. Xhaferi, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematit në Berlin. Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, përcjelli mesazhin e xhumas në hutben e kësaj dite me lutje tek Allahu i Madhërishëm që të gjitha adhurimet dhe veprat e mira t'i pranojë.
MYFTIU TAKOI AMBASADORIN E RMV NË BERLIN
Lajme, Vizita

MYFTIU TAKOI AMBASADORIN E RMV NË BERLIN

Më 5 janar 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili u mirëprit në takim nga ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin, prof. dr. Ylber Sela. Në këtë takim, Myftiu në emër të BFI-së e uroi për marrjen e detyrës së ambasadorit si dhe në shenjë mirënjohje për pritjen e ngrohtë i dhuroi librin e botuar të Myftinisë.
MYFTIU MORI PJESË NË PANELIN SHKENCOR TË ORGANIZUAR NGA BFI
Lajme

MYFTIU MORI PJESË NË PANELIN SHKENCOR TË ORGANIZUAR NGA BFI

Më datë 4 janar 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, nën shoqërimin e referentit h. Fejsall ef. Kadriu morën pjesë në panelin shkencor me temë; “Bullizmi, format, pasojat dhe preventiva” nën organizimin e kryetarit të BFI-së, h. hfz. Shaqir ef. Fetai, pjesëmarrës ishte edhe Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, h. Naim ef. Tërnava, myftinjë të BFI-së, profesorë, mysafirë dhe nxënës. Ky panel shkencor u realizua në hapësirat e medresesë Isa Beu, ku panelist ishin; Prof. Dr. Ali Pajaziti, sociolog; Prof. Dr. Muaz Agushi, teolog; mr. Jakup Çunaku, teolog; msc. Edlira Destani, Psikologe.
LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË “NEDA” – HARAÇINË
Lajme

LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË “NEDA” – HARAÇINË

Më 6 janar 2023 pas namazit të jacisë Myftinia e BFI - Shkup realizoi ligjëratën e tretë javore në xhaminë "Neda" në Haraçinë. Hatibi i kësaj xhamie Shefket ef. Bafqari shprehu kënaqësinë e tij që kjo xhami u përzgjodh për realizimin e ligjëratës javore dhe e prezantoi ligjëruesin e sontëm, hoxhën Ali ef. Ziberi, imam dhe hatib në xhaminë “Hixhri” në Kondovë. Ali ef. Ziberi para hoxhallarëve dhe xhematit të pranishëm foli mbi vlerën e devotshmërisë.