Wednesday, November 18

Lajme

DUA HATME NË XHAMINË “DUDIJE” – RASHÇE
Ceremoni hatme, Hatme, Lajme

DUA HATME NË XHAMINË “DUDIJE” – RASHÇE

Më 2 janar 2024, Myftiu i shoqëruar nga operativa e Myftinisë së Shkupit ndanë së bashku gëzimin e 43 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë “Dudije" - Rashçe, tek mualimi h. Emran ef. Hoxha. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Emran ef. Hoxha, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i hematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri h. Fejsall ef. Kadriu. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimin ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gjitha...
FURNIZOHEN ME MUS’HAFA TRE MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Furnizimi me Mus'hafa, Lajme

FURNIZOHEN ME MUS’HAFA TRE MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani, këtë javë me kërkesë të mualimëve realizoi shpërndarjen e 75 Mus'hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të xhamisë "Hatunxhuk", mualime Rukije Mici; mektebit "Ikre" - Fushë Tophanë, mualime Ferdeze Selmani Lata dhe mektebit "Ikre" - Studeniçan, mualime hfz. Nesibe Memeti. Allahu i shpërbleftë mualimët për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese..
NAMAZI I SABAHUT SËBASHKU NË XHAMI
Aktivitete, Lajme

NAMAZI I SABAHUT SËBASHKU NË XHAMI

Më 1 janar 2024, Myftinia e BFI – Shkup në koordinim me atashehun për çështje fetare pranë ambasadës së Turkiyes, organizuan faljen e namazit të sabahut së bashku në xhami. Besimtarë të shumtë, hoxhallarë dhe hafizlerë sot ia mësyen xhamisë Mustafa Pasha dhe krah përkrah njëri tjetrit falën namazin e sabahut. Xhematin e pranishëm e freskuan, hfz. Şükrü ef. Asıleren, hfz. Rıdvan ef. Akbaş, hfz. Numan ef. Akbaş, hfz. Fatih ef. Derdiyok dhe h. Furkan ef. Jahja, me lexim nga Kurani famëlartë, përmendje të Allahut, salavate, ilahi dhe dua. Në faljen e namazit të sabahut xhematit i priu Dr. Hfz. Osman ef. Şahin. Nikoqiri i këtij organizimi, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në fjalën e tij para xhematlinjë Dr. Hfz. Osman ef. Şahin, kryetari i këshillit të Kiraetit në Turkiye, shprehu kënaqës...
MYFTIU TAKOI KËSHILLIN INICUES TË XHAMISË SË FSHATIT ALLDINCË
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

MYFTIU TAKOI KËSHILLIN INICUES TË XHAMISË SË FSHATIT ALLDINCË

Me datë, 19 dhjetor 2023, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në zyren e tij në Myftini, priti në takim dashamirët e fesë dhe xhamisë, në krye me h. Ferid ef. Selimi, me të cilët bashkëbiseduan për të mirën e fshatit Alldincë. Në këtë takim të dobishëm, u zgjodhë Këshilli Inicues për rindërtimin e xhamisë së fshatit, e cila është në gjendje shumë të rëndë. Pas kryerjes së të gjitha procedurave, së shpejti do të fillojnë punimet në këtë shtëpi të Zotit. Lusim Allahun e Madhërishëm që t'i shpërblenë të gjithë kontribuesit në këtë vepër madhore.
TAKIM VLERËSUES MBI PUNËN E REVISTËS “HËNËZA” DHE SEKTORIT TË FEMRËS NË MYFTINI
Aktivitete, Lajme

TAKIM VLERËSUES MBI PUNËN E REVISTËS “HËNËZA” DHE SEKTORIT TË FEMRËS NË MYFTINI

Me datë, 18 dhjetor 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, priti në takim kryeredaktoren e revistes për fëmijë "Hënëza", mualimen Semra Kurtish. Në këtë takim, kryeredaktorja e njoftoi Myftiun për aktivitetet e realizuara, katër botimet e revistës dhe interesimi i fëmijëve për leximin e revistes "Hënëza". Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, vlerësoi lartë të arriturat e redaksisë dhe aktivitetet e realizuara. Mes tjerash, përgjegjësja para Myftiut paraqiti edhe planin për vitin 2024. E lusim Allahun e Madhërishëm, që ky vitë të jetë më frytëdhënës dhe revista të arrijë në duart e çdo fëmije. #NëShërbimTëJetësFetare #revistaHËNËZA #MyftiniaShkup TAKIM VLERËSUES MBI PUNËN E SEKTORIT TË FEMRËS NË MYFTINI Më datë 18 dhjetor 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, priti në t...
MESAZH NGUSHËLLIMI
Lajme

MESAZH NGUSHËLLIMI

Me pikëllim e dhimbje pranuam lajmin për ndërimin jetë të hafizes Nexhmie Abdullai Jashari e lindur më 28.05.1971 në fshatin Hotël të Kumanovës, e bija rahmetli hfz. Jusuf Abdullai ish imam i Xhamis Isa Beu në Shkup dhe bashkëshorte e rahmetli hoxhë Abdurahim Jashari. Shkollën fillore e kreu në Shkup kurse të mesmen në Medresen Isa Beu, hifzin e kreu te babai i saj hfz. Jusuf Abdullahi në moshën 14 vjeçare, në vitin 1985 ishte e para qe i'a dëgjuan hivzin në hapsirat e Medresesë Isa Beu - Shkup. Disa vite me radhë punoi dhe veproi si mualime dhe lexoi mukabele gjatë Ramazanit në xhaminë "Omer ibn AbdulAziz" në Kamenik të Hasanbegut. Në emrin tim personal dhe në emër të Myftinisë së BFI - Shkup familjes i shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe i lutemi Allahut Fuqiplotë që atë ta shp...
HAPJE SOLEMNE E XHAMISË SE RE NË GËRÇEC TË SARAJIT
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

HAPJE SOLEMNE E XHAMISË SE RE NË GËRÇEC TË SARAJIT

Me datë, 17 dhjetor 2023, nën organizimin e Myftinisë së Shkupit dhe këshillit iniciues për ndërtimin e xhamisë, u realizua ceremonia zyrtare e hapjes së xhamisë së Re në fshatin Gërçec. Në këtë solemnitet delegacioni i lartë i BFI- së i udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai me bashkëpunëtorët e tij, Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Kërçovës, h. Qamil ef. Rushiti, Myftiu i Strugës, h. Adi ef. Murtishi, Myftiu i Ohrit, h. Samet ef. Ajdari, drejtori i Medreses Isa Beu, dr. Islam ef. Islami, sekretari gjeneral i BFI-së, h. Irsal ef. Jakupi, kryetari i komunës së Sarajit, z. Blerim Bexheti, deputet i zonës, z. Abdulla Saliu, hoxhallarë, hafizlerë, veprimtarë, donatorë si dhe shumë mysafirë nga rajoni i Dërvenit dhe më gjërë. Programi i ceremonisë në k...
MYFTINIA ORGANIZOI AKTIVITETIN HUMANANITAR PËR DHURIMIN E GJAKUT
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

MYFTINIA ORGANIZOI AKTIVITETIN HUMANANITAR PËR DHURIMIN E GJAKUT

Me datë 16 dhjetor 2023, nën organizimin e Myftinisë së Shkupit u realizua aksioni për dhurimin e gjakut nga nënpunësit e Myftinisë. Ky aktivitet u realizua në hapësirat e Myftinisë pas qarkores së lëshuar në ditën e xhuma, hoxhallarët ju përgjigjen thirrjes në këtë aktivitet human, duke u bazuar në mësimet Islame e cila bën thirrje se ai që shpëton një jetë është sikur të ketë shpëtuar gjithë njerëzimin. Përndryshe, qëllimi i këtij aktiviteti është që gjaku i dhuruar t'iu shërbejë personave që kanë nevojë. Mirënjohje për të gjithë ata që morrën pjesë në këtë inciativ të dobishme. #DhuroGjakëShpëtoJetë #MyftiniaShkup #NëShërbimTëJetësFetare
MYFTIU TAKOI KALIGRAFIN E MIRËNJOHUR
Aktivitete, Lajme, Vizita

MYFTIU TAKOI KALIGRAFIN E MIRËNJOHUR

Me datë, 11 dhjetor 2023, Myftiu Dr. Qenan ef. Ismaili priti në zyrën e Myftinisë kaligrafin e mirënjohur, h. Hafiz ef. Izairi. Ky i fundit ka kryer punime kaligrafike në shumë xhami në vend dhe më gjërë, sëfundmi rregulloi dekorimet në Bezisten, duke rikthyer bukurinë e saj pas dëmtimeve nga shiu. Myftiu e falenderoi mjeshtrin e madh për kontributin me lutje që Allahu i Madhërishëm ta shpërblejë për përkushtimin dhe punën e tij artistike.
MYFTIU MORRI PJESË NË KONFERENCËN SHKENCORE TË ORGANIZUAR NGA BASHKËSIA ISLAME E KOSOVËS DHE INSTITUTI PËR HULUMTIME DHE STUDIME ISLAME
Aktivitete, Lajme, Ngjarje, Njoftime

MYFTIU MORRI PJESË NË KONFERENCËN SHKENCORE TË ORGANIZUAR NGA BASHKËSIA ISLAME E KOSOVËS DHE INSTITUTI PËR HULUMTIME DHE STUDIME ISLAME

Në datat 9-10 dhjetor 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, në shoqërimin e sekretarit të Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati mori pjesë në Konferencën Shkencore të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me Institutin për Hulumtime dhe Studime Islame në Prishtinë. Konferenca me temë "Xhamia te shqiptarët - histori, mision, identitet" zgjati dy ditë. Në hapjen e konferencës ishin prezentë kryetari i BIK-ut Myftiu Naim ef. Tërnava dhe kryetari i BFI-së, Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai. Drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri ef. Bajgora, bëri hapjen dhe paraqiti rrjedhën e konferencës. Përndryshe, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, krahas shumë studiuesve, para të pranishmëve paraqiti kumtesën e tij me temë: "Roli i xhamive për edukimin e brezit të ...